GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Talltrapsa me Hipotekë, sistemi i ri ka rritur korrupsionin
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Aktualitet

Talltrapsa me Hipotekë, sistemi i ri ka rritur korrupsionin

By
GazetaTjeter
29/08/2023
5 Min Read
Share
SHARE

Ideja “brilante” se duke kryer apklimet online dhe më pas përgjigjet të vinin po online për shërbimet në Kadastër do ulnin korrupsionin, ka dështuar që në ngjizje. Përkundrazi, situata është edhe më katastrofike se më parë, kur ishin hapur zyrat e “ADISA”, që shërbenin si për aplikimet ashtu edhe për ankesa dhe kërkesa të qytetarëve nëse përgjigjet nuk vinin sipas kërkesave të tyre.

Mijëra qytetarë e kanë provuar mbi shpinë batërdinë me vonesat dhe çoroditjen e tmerrshme në sistemin kadastral përgjatë muajve korrik-gusht. Nën pretekstin se po instalonin një sistem të ri digjitalizimi të shërbimit tërësisht online, qytetarët kanë prritur dhe po presin me muaj të tërë pa mbaruar punë. Tërësisht të kundërtën pretendon Rama, madje i bën aq budallej hallezhinjtë që e vuajtën vetë këtë tmerr kadastral sa po përpiqet të thotë se ju mijëra qytetarë ja fusni kot, se sistemi është i shpejtë, i saktë dhe s’ka më korrupsion.

“Ndërkohë që po, e vërtetë, s’funksionon më sistemi i vjetër, zhbëhet përditë rrjeti i sekserëve, influencave të llojllojshme, buburrecave e minjve brenda kadastrës, të cilët vazhdojnë të dorëhiqen prej tharjes së burimeve të pista, vazhdon papushim puna për përmirësimin dhe rritjen e efiçencës së sistemit të ri, i cili ka ende problemet e veta, por edhe kështu siç është ka dhënë dy prova të mëdha, si një sistem ARMIQËSOR ME KORRUPSIONIN dhe MIQËSOR ME QYTETARIN”-shkruan Rama në rrjetet e tij sociale.

Në këtë qëndrim ka vetë dy rrugë dhe asesi nuk mund të ketë një të tretë, ose kryeministrin Edi Rama e mashtrojnë, rëndë, po shumë rëndë, ose vetë ai e ka hobi të mashtrojë qytetarët, edhe ata që e vuajnë në shpinë sistemin e ri aktual, të vjetrin që shkoi, apo edhe atë që do të vijë.

Lexo më shumë

News24, gazetarët në protestë, media antiqeveritare e përkrah. Si u shkatërruan gjatë natës pajisjet e televizionit të madh informativ
Nga Trëndafile VISHA – Shteti, Irfani dhe liria që ha vetveten…
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent

Në fakt sistemi i ri ka shtuar edhe më shumë mundësinë e korrupsionit. Faktet janë sheshit. Në momentin që qytetarët nuk marrin shërbimin e duhur në kohë, por në shumë raste edhe kur e marrin u vjen një përgjigje për “plotësim dokumentash”, apo gabime trashanike deri në ngatërrime emrash të pronarëve apo bashkëpronarëve, nuk ke se ku të ankohesh. Asnjë zyrë s’ka të hapur. Në këto kushte nis “operacioni miku”…

Në këtë fshat të madh gjithkush njeh dikë që mund të njohë dike në kadastër. Gjenden lidhjet, sigurohet shuma e alleshverishit dhe më pas për pak kohë, të vjen përgjigja që kërkon, dokumenti i pronësisë, rifreskimi i një certificate apo legalizimi i një banese. Ndryshimi është se dokumentat nuk t’i merr më zyrtari dorazi, por të sugjeron që të riaplikosh, madje pasi të ka marrë një shumë të mirë nëndorë, të bën “nder” duke të thënë: apliko “AV0”, që nënkupton që nuk do ripagush për tarifën e shërbimit.

Ka plot raste ku këta “armiqësorët me korrupsionin” të sugjerojnë që edhe aplikimin online ta bësh tek një noter që njohin, apo ndonjë person që ka hapur zyrë eknkas duke reklamuar në xhamat e zyriçkave: “Bëjmë aplikime për në Kadastër”…

Kjo është situata sot, ku vetë Rama si për të treguar se sistemi funksionon kishte nxjerrë një tabelë me emrat e aplikuesve, datën kur ishte bërë aplikimi dhe datën kur kishin marrë përgjigje. Nuk vihet në diskutim ato shtatë aplikime “reklamuese” të Ramës, por nëse faqja e tij qëndron e hapur për vetëm dy orë, jo më shumë, me siguri do i mbushet me mijëra foto dhe screenshot-e nga qytetarët që tregojnë se aplikimet i kanë bërë në nisje të korrik e nuk kanë marrë ende përgjigje as në fundin e gushtit.  PO, aq të shumta do jenë ankesat qytetare sa vetë Ramës do i duhet të hapë “ftesë për tender” me objekt: “sistem të ri digjital” pasi do i bllokohen rrjetet sociale nga mijëra ankesa… Vetë Rama ca muaj më parë ka përmendur pa teklif fjalën “talltrapsat”, në një kontekst tjetër, por këtë herë i shkon fare përshtat për çështjen e Kadastrës.

‘Bandat kontrollojnë zgjedhjet, policia dhe SPAK…’: Qendrat e votimit të pushtuara nga patronazhistë me badge fallco të KQZ
Princ Leka: Është dita kur secili prej nesh ka në dorë të ardhmen
Kush e porositi vjedhjen në kompjuterin e kreut të SPAK?
Lali Eri dhe “Procesi” Veliaj: Justifikimet letrare përballë fakteve të SPAK!
Transformimi qesharak i Edi Ramës dhe fundi i teatrit mbi rrënojat e Ukrainës
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article E pyesin për çiftin e ‘BBV’, Bledi Mane thumbon: Luizi bën lekë, Kiara…
Next Article BE: 80 për qind e pronave në Shqipëri janë të regjistruara janë gabim
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?