GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Talebani i vogël Veliaj
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Talebani i vogël Veliaj

By
GazetaTjeter
25/03/2020
5 Min Read
Share
SHARE

Pamja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, në momentin kur Teatri Kombëtar sapo ishte kthyer në një pirg rrënojash, tregonte gëzim dhe frikë. I gëzuar që shembi një godinë historike, me jete 81 vjeçare, por ky firaun i vlerave kulturore, shfaqte edhe frikë. Ai i trembet revoltës së njerëzve, por rrinte e bënte sehir para televizorit dhe jepte ndonjë episode lumturie kur policët me kapuçë të zinj, si ngjyra e vërtetë e Rilindjes, herë pas here merrnin revash.

Dhuna mbi qytetarët e kënaqte, por frikën ende e ka në palcë. Ai i druhet reagimit të njerëzve dhe jo ligjit të cilin e ka shkelur aq rëndë sa edhe student i vitit të parë në jurdik e ka të qartë se nëse do funksiononte drejtësia, Veliaj, nënkryetari Mazniku dhe 60 këshilltarët e Këshillit Bashkiak duhet të ishin në qeli.

Ligji nuk e tremb, sepse drejtësinë e ka kapur ai i madhi i tyre, kryeministri Edi Rama. Ndoshta mund ti druhet ndonjë dredhie të Ramës që me një vërshëllimë mund të turrë mbi shpinën e Veliaj këtë “drejtësinë e re”, por deri tani shenja se do e flakë kanakarin e tij të vogël, Lali Eri nuk ka dhënë. Kryebashkiaku doli vullnetar si Taleban në prishjen e trashëgimisë kulturore.

I përngjan atyre trushplarëve dhe komunistëve të zellshën në vitet 1976 morën kazmat dhe rrënuan objektet e kultit, kisha, xhami, teqe dhe tyrbe. Me urdhrin e tij dhe të nënkryetarit Mazniku u mblodh nxitimthi me telefonata të orëve të vona këshilli bashkiak, të cilit iu zgjat një copëz letër virtuale për ta firmosur. Në fakt ata nuk nënshkruan prishjen e një godine, por sapo regjistruan veten në një proces hetimor, gjithnjë nëse një ditë, dikur do kemi një copëz drejtësi.

Kryebashkiaku i Tiranës është kthyer në Talebanin e ditëve tonë. Për mision ka shkatërrimin e hapësirave publike, të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe ngritjen e kullave, sipas shijeve të Ramës, por edhe “xhepit” të tejfryrë të tij.

Teatrin Kombëtar e shembi, Kullës së Sahatit i ka ngjitur përbri një përbindësh objekt e cila po e gërryen nga themelet ndërtesën ikonë të Tiranë. Nuk është çudi që edhe Kulla e Sahatit të marrë krisje dhe më pas Veliaj të justifikohet se po e shemb për shkak se “rrezikon qytetarët”.

Pak më tutje, aty ku janë themelet e para të kryeqytetit, është një kullë e madhe (me leje të Ramës kur ishte kryebashkiak), që ka futur nën vete Tyrben e Kapllan Pashës. Kryeyqëzimin e “Rrugës së Elbasanit” e ka bërë hekur dhe beton, duke zhdukur edhe parkun “7 xhuxhat”, e cila për një brez të 80-90’ ishte qendër argëtimi dhe pikë takimi që mbartte vlera emocionale.

Por Veliaj po fshin edhe “memorien” e tij, adoleshëncën me të cilën nuk mburret dot, pasi ishte një “zevzek skuth”, që pasdite thotë se shiste fiq në Rrugën e Elbasanit, ndërsa paradite shkonte në Shkollën Sami Frashëri, të cilën edhe atë një muaj më parë e shembi. Në gjoja “dëmtim nga tërmeti”, në fakt Veliaj për atë shkollë realizoi dy qëllime. Së pari fshiu gjurmët e krimit, pasi vëtëm para një viti e kishte rikonstruktuar në vlerën e 580 milionë lekëve, duke garantuar se kishte bërë punime cilësore, por pas lëkundjes së tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar ajo u dëmtua rëndë.

Po prakahas shembjes së saj, “varrosi” edhe të kaluarën personale, për të cilën nuk kishte se përse të mburrej. Ai rrinte i veçuar në atë shkollë, pasi druhej se nuk kishte veshje të mira dhe shfaqte sjellje prej njeriu të kopleksuar.

Kryebashkiaku është një “Taleban” i vogël përsa i përket shkatërrimit të Tiranës dhe mbushjes së saj me kulla që të zënë sytë dhe frymën. Lali Eri merr urdhrat nga “Talebani i Madh Osama”, që po rrënon trashëgiminë e një vendi…!

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Fevziu degjeneron Ahmetajn: ‘Mos bëj trimin dhe mos qesh, sqaro qytetarët se janë pa bukë’
Next Article Propagandë, si doli Rama në TV dhe si qe e vërteta (pamjet reale)

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?