GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Takimi i pamundur mes Edit Ramës dhe Albin Kurtit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Shqiptare

Takimi i pamundur mes Edit Ramës dhe Albin Kurtit

By
GazetaTjeter
17/07/2023
3 Min Read
Share
SHARE

Mungesa e Albin Kurtit në takimin informal të kryeministrave të rajonit në Tiranë është tregues se Rama e ka djegur shansin për të qenë mediator mes Kosovës dhe Serbisë. Të qënit palë me Vuçiçin në disa projekte të përbashkëta, që nga korrigjimi i kufijve e deri tek Ballkani i Hapur, e veshi kryeministrin e Shqipërisë me kostumin e politikanit kozmopolit, që i tejkalonte me lehtësi inatet e vjetra ballkanike. Por qëndrimet ekstreme kundër Kurtit duket se po i kushtojnë shumë.

Sa herë i është dhënë rasti për ta sulmuar Kurtin, Rama nuk i ka matur fjalët. S’ka rëndësi nëse ishte përkrah presidentit serb Aleksandër Vuçiç; s’ka rëndësi nëse i lëshonte akuzat nga Tirana, Beogradi, Shkupi, Ohri, Podgorica apo Prishtina; s’ka pasur rëndësi nëse i dilte kundër Kurtit nga mediat shqiptare apo ato të huaja. Herë me cinizëm për kryekomunarët e ngujuar në veri të Kosovës, herë me akuza për refuzimin e Ballkanit të Hapur, herë duke e fajësuar për dështimin e dialogut me Vuçiçin në Bruksel apo duke ia anuluar mbledhjet e përbashkëta të qeverive, Rama e çoi marrëdhënien me Kurtin në pikën më të ulët të mundshme.

Kjo e kësaj të hëne në Tiranë, është ftesa e dytë që merr përgjigje negative nga Kurti, i cili u shfaq në një simpozium në Kretë. Nga qeveria e Kosovës thanë se këtë takim, Kurti e kishte planifikuar prej muajsh.

Refuzimi i parë ishte në Prishtinë në fillim të këtij muaji. Preteksti për t’u takuar ishte i njëjtë, një bisedë paraprake për Procesin e Berlinit, që mblidhet në një samit në Tetor, në Tiranë.

“Procesi i Berlinit samitin e radhës në Tiranë e ka në mes të muajit tetor, tash jemi në fillim të korrikut, nuk është as mes muajit gusht, as shtator, por tetor, shumë mirë që bëhen këto përgatitje kaq herët…” – ishte përgjigjia që mori nga Kurti.

Edhe një muaj më vonë, kryeministri i Kosovës nuk e ka parë të arsyeshme të ishte prezent në takimin e thirrur nga Rama. I refuzuar për herë të dytë, Rama po sheh t’i zhbëhet roli i negociatorit mes atyre që i quan njësoj “koka të nxehta”.

Prandaj ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë ai i mati fjalët. “Ishin të gjithë të ftuar. Kush deshi erdhi, kush nuk mundi s’erdhi” tha para gazetarëve, duke e justifikuar mungesën e homologut të Kosovës, që e kërkon, por nuk e gjen prej muajsh.

Nga Çim PEKA – Abdixhiku, ‘Luli’ i Ramës në Prishtinë!
​146 vjet nga Lidhja e Prizrenit
Fitoi Kosova, ra Serbia. Asambleja e KiE voton pro antarësimit
16 vjet shtet i Pavarur, Kosova sot feston
Ambasadori Hovenier, si minues i pavarësisë së Kosovës
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Futboll, cilat janë skuadrat me më shumë tifozë në botë? Ja shifrat më të fundit
Next Article Nga Ylli MANJANI – Nongratllëqet pisllëqe politike, Berisha është sanksionuar pa prova

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin

16/02/2026
7 Min Read
Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?