GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Suel Çela kryeredaktor i Shqiptarja.com dhe Report TV? Përplasja e Bollinos me Syrin në gjykatë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Aktualitet

Suel Çela kryeredaktor i Shqiptarja.com dhe Report TV? Përplasja e Bollinos me Syrin në gjykatë

By
GazetaTjeter
02/12/2024
6 Min Read
Share
SHARE

Plas debati i bujshëm. A kanë përgjegjësi Shqiptarja.com dhe Report TV për lajmet e infiltruara nga banda e Elbasanit?

Pronari dhe botuesi i Report TV dhe Shqiptarja. com, italo-shqiptari Carlo Bollino ka njoftuar se do ti drejtohet gjyqit kundër medias online, Syri.net e cila, nisur nga publikimi i dosjes së fundit të SPAK, ka bërë një koment ku dilet në konkluzionin se banda e Suel Çelës përcaktonte politikat e tij editoriale.

Shkas për këtë episod të ri të një përplasjeje të vjetër, është bërë emri i gazetarit Elton Qyno, i cili akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se për gjatë vitit 2020 ka botuar mbi 10 lajme sipas porosisë së bandës elbasanase të Suel Çelës. Sipas dosjes prej të cilës gazetari është marrë në hetim ai ka publikuar në mediat e Bollinos, lajme kundër kundërshtarëve të Suel Çelës, lajme me emrat e atyre që do kontrollonte operacioni OFL si dhe ka kërkuar fshirje të emrave nga artikuj të botuar apo publikimin në vende më të dukshme të tyre. Pikërisht këto fakte ka rimarë Syri.net në artikullin Suel Çela si kryeredaktor i Carlo Bollinos!

Sipas tezës që mbrohet aty, në bazë të përgjigmeve të nxjerra në SKY ECC, këto politika editoriale shkojnë me tej se kompetencat e një gazetari të thjeshtë. Në shkrimin e Syrit pretendohet se ky fenomen ka ndodhur vetëm në median e Bolinos dhe me djeni të tij.

Lexo më shumë

News24, gazetarët në protestë, media antiqeveritare e përkrah. Si u shkatërruan gjatë natës pajisjet e televizionit të madh informativ
Nga Trëndafile VISHA – Shteti, Irfani dhe liria që ha vetveten…
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent

“Suel Çela, në mënyrë konstante vendoste se cili lajm duhet të dilte i pari, cili do të zbriste më posht në renditje, dhe si duhej bërë titulli, apo nëse duhej bërë flash e lajmi i fundit, e asnjë nga këto vendimarrje nuk janë kompetencë e Elton Qynos, si reporter lajmi. Për ata që njohin median, e dijnë fare mirë, që kjo kompetencë nuk është e gazetarit, pasi ai është raportues lajmi, e më pas janë drejtuesit e Redaksisë që vendosin për renditjen që i bëhet lajmeve, kush dhe kur del Flashi informative, apo renditjes së tyre në platformën online. Tek Report TV dhe Shqiptarja.Com, këtë eksluzivitet e mban Carlo Bollino, si drejtues editorial, por edhe pronar njëkohësisht”.

Por pikërisht këtë qasje pronari italo shqiptar e quan si të denjë për gjyq. Në një shkrim ku jepet lajmi i padisë dhe ku citohet vetë Bolino ky i fundit bën alibinë e mediave të tij duke e hedhur fajin e vetëm tek reporteri që i boton lajmet pa pasur hierarki dhe redaktorë mbi kokë. Pa dhënë përgjigje për kritikën se në mediat e tij janë realizuar edhe akte editoriale që nuk mund ti kryejë një gazetar i thjeshtë bolino shkruan:  “Raporti mes një gazetari dhe eprorëve të tij bazohet tek besimi i ndërsjellë, dhe ky besim përfshin vërtetësinë e lajmeve që gazetari dorëzon për botim dhe korrektësinë e burimeve të tij, burime që gazetari ka të drejtë dhe detyrim deontologjik t’i mbajë sekret edhe ndaj kryeredaktorit të tij. Pas një bashkëpunimi profesional prej 10 vitesh me Elton Qynon, me qindra dhe qindra artikuj të botuara, të cilin gjithnjë e kam konsideruar korrekt, shpresoj dhe dua të vazhdoj të besoj në pafajësinë e tij. Por nëse akuzat e SPAK-ut do të vërtetohen nga gjykata, kjo do të thotë që Elton Qyno ka tradhtuar atë besim ndaj meje dhe kolegëve me të cilët bashkëpunonte, dhe në këtë rast unë dhe mediat e mia do të jemi viktima, jo bashkëpunëtorë të tij.”

Pra shkurt, Qyno mund të ketë ngrënë kumblla dhe dardha pas shpinës së shefit. Ky është një version i vlefshëm vetëm për ata që këmbëngulin ta besojnë me çdo çmim. Por ama, thënë këtë një meritë i duhet njohur Carlo Bollinos, ajo e koherencës. Edhe kur në mars 2023 një tjetër gazetar i tij u akuzua pas daljesë së një përgjimi se e përdorte profesionin për vënie gjobash, ai e la përgjegjësinë tek reporteri duke thënë se në mediat e veta ka rregulla të forta profesionale dhe deontologjike për të botuar: “Sa i takon Adriatik Doçit ai e di shumë mirë se cilat janë rregullat etike, profesionale dhe deontologjike që duhet të zbatohen për të punuar te Shqiptarja.com dhe Report TV. Deri tani me mua i ka respektuar gjithnjë. Por nëse ka ndryshuar ide apo profesion, do të ishte mirë të ndryshonte edhe botues”.

I armatosur me këtë mendësi duket se Bollino do ti drejtohet gjykatës për të kërkuar të drejtën përballë syri.net që e akuzonte se “Suel Çela arriti të merrte kompetencat e kryeredaktorit në organizimin e Edicioneve informative në Report TV dhe renditjes së lajmeve tek Shqiptarja.com, të cilën kurrësesi nuk mund ta bënte Elton Qyno”.

‘Bandat kontrollojnë zgjedhjet, policia dhe SPAK…’: Qendrat e votimit të pushtuara nga patronazhistë me badge fallco të KQZ
Princ Leka: Është dita kur secili prej nesh ka në dorë të ardhmen
Kush e porositi vjedhjen në kompjuterin e kreut të SPAK?
Lali Eri dhe “Procesi” Veliaj: Justifikimet letrare përballë fakteve të SPAK!
Transformimi qesharak i Edi Ramës dhe fundi i teatrit mbi rrënojat e Ukrainës
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Agim XHAFKA – Rama i shkruan Trump
Next Article Hetohet Dako, por lista e Durrësit mban firmën e Ramës (dokumenti)
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?