GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Studimi i ri që përmbys krejtësisht atë që dimë për vrimat e zeza
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Shkence

Studimi i ri që përmbys krejtësisht atë që dimë për vrimat e zeza

By
Dardan MITROVICA
11/02/2024
5 Min Read
Share
SHARE

Ndoshta për vrimat e zeza gjithmonë kemi gabuar. Një studim i ri nga ekipi i astronomëve në Universitetin Johns Hopkins përmbys çdo teori mbi origjinën reale të vrimave të zeza: ja çfarë dimë

Vrimat e zeza kanë ekzistuar që në agimin e kohëve dhe vazhdojnë të jenë ndër objektet më magjepsëse të studimit. Sipas teorive të përhapura deri më sot, janë ato që modelojnë kozmosin dhe janë formuar pas lindjes së yjeve dhe galaktikave të para. Por sot ka dalë një teori e re që do të përmbyste gjithçka që kemi marrë si të mirëqenë deri më tani: sipas një studimi të fundit nga një ekip i Universitetit Johns Hopkins në Baltimore, SHBA,  bazuar në analizën e të dhënave që vijnë nga teleskopi hapësinor James Webb, mund të jenë pikërisht vrimat e zeza ato që mund të kenë përshpejtuar lindjen e yjeve të rinj gjatë 50 milionë viteve të para të Universit.

Teoria e re rishkruan historinë e vrimave të zeza

“Dimë se këto vrima të zeza monstruoze ekzistojnë në qendër të galaktikave pranë Rrugës së Qumështit, por surpriza e madhe tani është se ato kanë qenë të pranishme edhe në origjinën e Universit dhe ishin pothuajse si blloqe ndërtimi apo fara për galaktikat e para”, ka deklaruar Joseph Silk, profesor në departamentin e fizikës dhe astronomisë së Johns Hopkins University dhe Institutin e Astrofizikës në Paris, autori kryesor i studimit Which Came First: Supermassive Black Holes or Galaxies? Insights from JWST – Kush erdhën së pari: Vrimat e zeza supermasive apo Galaktikat? Vështrime nga JWST, botuar në The Astrophysical Journal Letters.

Galaktikat në Universin primordial, të parë në imazhet e ardhura nga teleskopi hapësinor James Webb duken shumë më të shndritshme nga sa prisnin shkencëtarët, duke zbuluar një numër jashtëzakonisht të madh yjesh të rinj dhe vrima të zeza supermasive, ka shpjeguar Silk. Konvencionalisht shkenca ka mbështetur teorinë se vrimat e zeza u formuan pas përplasjes së yjeve supermasivë dhe se galaktikat, u formuan pas lindjes së yjeve të parë në Universin e errët primordial.

Por studimi i ri kthen gjithçka përmbys: ekipi i Johns Hopkins University sugjeron që vrimat e zeza dhe galaktikat kanë bashkëjetuar dhe ndikuar njëra-tjetrën gjatë 100 milionë viteve të para. “Në të vërtetë kanë fuqizuar gjithçka, si amplifikatorë gjigantë të formacionëve yjore, që në vetvete përfaqëson krejt tjetër gjë nga ajo që mendonin të mundshme më parë, aq sa kjo mund të ndryshojë plotësisht të kuptuarit tonë se si formohen galaktikat”, ka thënë Silk.

Vrimat e zeza dhe origjina e galaktikave

Siç shpjegon studimi, vrimat e zeza janë rajone të Hapësirës ku graviteti është aq i fortë sa asgjë nuk mund t’i shpëtojë tërheqjes së tyre, as drita. Është falë kësaj force që krijohen fusha të fuqishme magnetike të cilat nga ana e tyre shkaktojnë stuhi të forta plazmatike, duke vepruar si përshpejtues gjigantë të grimcave. Kjo është arsyeja se pse teleskopi James Webb ka vëzhguar shumë më tepër vrima dhe galaktika të zeza sesa pritej.

Studimi pretendon se “vrima e zezë lëshon re të grimcuara gazi, duke i kthyer në yje e duke përshpejtuar ndjeshëm shkallën e formimit të yjeve. Përndryshe, është shumë e vështirë të kuptohet se nga vijnë këto galaktika të ndritshme, pasi përgjithësisht ato ishin më të vogla në Universin primordial”. Këto erëra të pafundta që vijnë nga vrimat e zeza – edhe pse të padukshme – i shtypin retë e gazit aty pranë dhe i shndërrojnë në yje, “unaza që ka munguar e që shpjegon pse këto galaktika të hershme janë shumë më të ndritshme se sa prisnim”.

“Mendonim që në fillim galaktikat formoheshin kur një re gjigante gazi përplasej. Surpriza e madhe është se kishte një farë në mes të asaj reje – një vrimë të madhe të zezë – dhe kjo ka kontribuuar në transformimin e shpejtë të pjesës së brendëshme të asaj reje në yje me një ritëm më të shpejtë nga sa mund të pritej. Dhe kështu galaktikat e para janë tepër të ndritshme”, ka konkluduar Silk. Mbetet vetëm të presim për vëzhgime dhe studime të reja bazuar në imazhet e teleskopit hapësinor James Webb, të cilat mund të na ndihmojnë të kuptojmë më shumë rreth evolucionit të Universit. Dhe ku i dihet, të na befasojë edhe një herë.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Edhe gratë, ashtu si burrat, tërhiqen nga partnerët më të rinj: e thotë shkenca
Nga Çlirim KOKONOZI – Banka simbolike dhe metamorfozat e inkoshientit
Çlirim KOKONOZI – Edhe ëndrrat gënjejnë
Ke jetuar një jetë të dytë? Ja kush janë shenjat që e vërtetojnë
Forever Young: 101 milionë dollarë për kë arrin ta rikthejë plakjen pas
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Fatos LUBONJA – Gjuha e dyfishtë e perëndimorëve për vende si Shqipëria
Next Article Nga Erion DASHO – Një tjetër mashtrim i dalë në shesh
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

GazetaTjeter
02/06/2025
3 Min Read
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Nga Edi DELIU – Sulmet ndaj drejtuesve të PD: Strategjia për asgjësimin e Partisë Demokratike?
Nga Andi BUSHTI – Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?