GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: STOKHOLM/ Arti shpërthyes i Walid Raad del nga rrënojat e historisë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Art

STOKHOLM/ Arti shpërthyes i Walid Raad del nga rrënojat e historisë

By
GazetaTjeter
13/07/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Në Moderna museet, videoinstalime, fotografi dhe skulptura të frymëzuara nga lufta civile e Libanit

Lufta dhe kujtesa janë në qendër të artit “eksploziv” të libanezit Walid Raad, i lindur në vitin 1967 në Chbanieh, një fshat në malet në shpatullat e Beirutit, që u rrit gjatë luftës së përgjakshme civile (1975-1990). Artisti, sot aktiv në New York, prezanton për herë të parë punën e tij në Suedi në retrospektivën e madhe “Let’s be honest, the weather helped”, i hapur deri më 16 gusht në Moderna museet. Në plan të parë videoinstalime monumentale, seri fotografike dhe skulptura me të cilat artisti shpërfaqet në dimensionin politik, social dhe psikologjik të dramës së luftës.

GHOST CITY

“Duhet ta pranoj: Jam i dhënë pas bombave. Ato janë tërheqëse në formë, ngjyrë, peshë”, thotë Walid Raad, veprat e të cilit kanë shpesh për subjekt plumba dhe bomba. Fëmijëria e tij në zonën lindore të krishterë të Beirutit është shënjuar nga lufta civile: “I kam përjetuar bombardimet që fëmijë. Dhe fillova të fantazoj se si të mund të arrij në origjinë, te ata që i shpikën, prodhuan, shitët dhe hedhur bombat”.

Një hetim që artisti e vijon në ciklin e The Atlas book (1989-2004), pikënisja e të cilit janë përvojat e para të Raad në fushën e fotografisë.

Babai, kujton ai, i pati bërë në shtëpi një dhomë të errët dhe i pati blerë revista me imazhet e Cartier-Bresson apo të Eugène Atget që e shoqërojnë, dymbëdhjetëvjeçarin, nëpër rrugët e shkreta të Bejrutit, ku ai bën shkrepjet e para të një qyteti fantazmë, të shkatërruar prej bombardimeve.

Pasi u transferua në New York në 1983, studioi për fotografi dhe arte pamore në Institute of technology dhe në Rochester University. “Në fund të luftës u ktheva në Liban dhe për herë të parë munda të lëvizja lirshëm. Çdo mëngjes, nga ora 5 deri në 12, unë ecja rrugëve dhe dokumentoja me makinën fotografike fytyrën e shkatërruar të qytetit, i cili shpejt do të tronditej përsërim kësaj rradhe nga kantjeret e ndërtimit dhe shkatërrimet e ndërtesave. Doja të ruaja atë kujtesë”.

NJË ARKIV

Por ajo e tija nuk është fotografi puro dokumentare. The Atlas Group në fakt është një lloj arkivi në të cilin fotografitë rishikohen, manipulohen, mjegullohen, gërvishten, përzihen me tekste dhe vizatime, futen nëpër skedarë fiktivë dhe i atribuohen personazheve sipas fantazisë së tij si historianë apo shkencëtarë. Midis realitetit dhe gjysëmrealitetit, trillimit dhe iluzionit, artisti analizon mekanizmat e formimit të kujtesës individuale dhe kolektive, por edhe ato të zhdukjes dhe rishkrimit të historisë.

Me këtë punë është e lidhur edhe videoja spektakolare Sweet Talk, commissions (Solidere, 1994-1997), 2018, ku imazhe që pasqyrohen sipër dhe poshtë vijës së horizontit tregojnë ndërtesat e Bejrutit duke u shembur në një triumf pluhuri dhe rrënojash, që më pas rishfaqen në mënyrë magjike, si në filmin e famshëm nga vëllezërit Lumière Demolimi të një muri, më 1896.

Bourgeois, tekstura fijesh dhe fjalësh
Gjon Mili, teologu i fotografisë
Hans-Joachim Lanksch – Rose Auslender, një zemër mendimtare që këndon
Nga Fatos KOLA – “Mitikja dhe magjikja në veprën piktorike të Sadri Ahmetit”
“Është më i qetë pa Meghanin!” E vërteta për Princin William
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article “E pasuruar, rrezikshmërisht e dobët dhe banale”. Ja pse cover-i i Tatlerit ka “tërbuar” Kate Middleton
Next Article OBERKRÄMER / Arti dhe natyra në Kështjellën Schwante
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Futboll

Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror

GazetaTjeter
18/06/2025
16 Min Read
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos

Më të lexuarat e sotme

Futboll

Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror

GazetaTjeter
GazetaTjeter
18/06/2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?