GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Sot, 34 vjet nga lamtumira e Margaret Thatcher në Downing Street
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Sot, 34 vjet nga lamtumira e Margaret Thatcher në Downing Street

By
Dardan MITROVICA
28/11/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Figura kontroverse, e cilësuar si një nga politikanet femra më me ndikim në histori

Tridhjetë e katër vjet më parë si sot, më 28 nëntor 1990, Margaret Thatcher, pas 11 vitesh dominim thuajse të pakundërshtueshëm të politikës britanike, tërhiqet nga posti i kryeministres dhe udhëheqëses së partisë Konservatore. Figurë kontroverse, e konsideruar si një nga politikanet femra më me ndikim në histori, Thatcher është gruaja e parë angleze që bëhet kryeministre.

Margaret Hilda Roberts, ende jo ‘The Iron Lady’, një pseudonim që do të vijë më vonë, lindi më 1925 në Grantham, Angli dhe u bë Margaret Thatcher më 1951 pasi u martua me Denis Thatcher, me të cilin ka dy binjakë: Mark dhe Carol. Me një diplomë në kimi në Somerville College të Oxford University dhe një diplomë në Drejtësi, filloi karrierën e saj politike në moshë shumë të re, vetëm 25-vjeçe, kur kandidoi për Partinë Konservatore në zonën Dartford, duke humbur, por duke shtuar në mënyrë të konsiderueshme votat për partinë e saj.

Më 1959 zgjidhet në Dhomën e Komunave dhe happ rrugën për në parti, por duhet të presë 11 vjet, më 1971, për të ardhur në qeveri si Ministre e Arsimit pas fitores së Konservatorëve që sollën Edward Heath në Downing Street. Katër vjet më vonë, konservatorët humbasin përsëri zgjedhjet dhe Thatcher bëhet lidere e partisë, gruaja e parë që mbante këtë post. Në qeveri është James Callaghan, i Partisë Laburiste, por vendi po kalonte përmes një krize të madhe ekonomike dhe sociale, me borxhe të stërmëdha dhe papunësi gjithnjë e në rritje, teksa shërbimet publike ishin pothuajse në kolaps. Kështu, në zgjedhjet e ardhshme konservatorët fitojnë përsëri dhe Thatcher bëhet kryeministre. Fillon epoka e ‘thaçerizmit’ në ekonomi, e përbërë nga shkurtime në sektorin publik, privatizim të transportit dhe shëndetësisë, stimulim të aktiviteteve të biznesit, një kurë që sipas admiruesve të ‘Iron lady’ – ‘Zonjës së hekurt’ modernizoi vendin, e ndryshoi atë në mënyrë radikale, por sipas të tjerëve, goditi një vend tashmë shumë të brishtë, duke rritur pabarazitë e tij.

Lexo më shumë

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur

Në fund të mandatit të parë, kur miratimi për qeverinë konservatore ishte shumë i ulët, Thatcherin ‘shpëtohet’  nga lufta e Falklands, kundër Argjentinës, më 1982: junta ushtarake e diktatorëve pretendoi ushtarakisht Ishujt Falkland, një territor britanik, i cili për qeveria e Buenos Aires ishin Malvinas dhe i pushtuan ilegalisht me ushtri.

‘The Iron Lady’ vendos të kundërpërgjigjet me armë dhe dërgon në Amerikën e Jugut një flotë anijesh luftarake. Operacioni u shndërrua në një sukses për Britaninë e Madhe dhe ktheu një konsensus shumë të fortë popullor ndaj Thatcher, e cila fitoi gjithashtu edhe zgjedhjet e vitit 1983, duke marrë mandatin e dytë rradhazi. Më 1984 doli e padëmtuar nga një sulm i IRA-s gjatë konferencës së Partisë Konservatore në Grand Hotel në Brighton, ku u vranë pesë persona. Në zgjedhjet e vitit 1987 fiton përsëri dhe bëhet kryeministri i parë dhe i vetëm britanik i shekullit të 20-të që fiton nominimin për tre mandate rradhazi. Qeveris përsëri për pothuajse gjithë legjislaturën, por grindjet e brendshme në parti e detyrojnë të bëjë një hap prapa. Jep dorëheqjen më 28 nëntor 1990, duke i dhënë fund një epoke që askush tjetër në Britaninë e Madhe nuk e ka përsëritur më!

Materialin e përgatiti për gazetatjeter.net Dardan MITROVICA

Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Berlin, manifestim i madh kundër Merz dhe akordit me AfD
Kush do të performojë në ceremoninë e betimit të Trump: një festë me shumë muzikë country
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Donald Trump mund ta pastrojë Amerikën nga ultramajtizmi “woke”
Next Article Nga Armand MAHO – Berisha, saga e një beteje për dinjitet dhe zgjedhjet e 2025-ës!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin

03/10/2025
3 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?