GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Sondazhi i KE: Tirana, një nga qytetet më të këqija për të jetuar
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Sociale

Sondazhi i KE: Tirana, një nga qytetet më të këqija për të jetuar

By
GazetaTjeter
13/01/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Survejimi përfshiu 83 qytete, kryesisht të vendeve të Bashkimit Europian, kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor, Islandën dhe Turqinë, ku qytetarët u pyetur sa të kënaqur janë me jetën në qytetin ku banonin bazuar mbi disa kritere si infrastruktura, mundësitë e punësimit, mjedisi, etj.

Tirana renditet në 10 qytetet më të këqija për kënaqësinë e të jetuarit, ku vetëm 66 për qind e të pyeturve janë përgjigjur pozitivsht.  Kryeqyteti shqiptar është në fund të listës me Stambollin, Athinën dhe Palermon.

“Qytetet në Ballkanin Perëndimor dhe Turqia kanë përqindjet më të ulëta (65% dhe 74%, respektivisht), ndërsa ato në vendet e EFTA-s dhe në Mbretërinë e Bashkuar kanë përqindjet më të larta (87%)”, thuhet në raport.

Survejimi nxjerr përfundime në perceptimin e banorëve për nivelin e jetetës për grupime të ndryshme shoqërore si familjet me fëmijë, të moshuarit, emigrantët dhe për komunitetin LGBTQ.

Kryeqyteti shqiptar perfomoi keq për të gjithë këto grupime në krahasim me qytetet e BE-së, duke u renditur në vend të parafundit për cilësinë e jetës për familjet me fëmijë të vegjël dhe po ashtu për komunitetin LGBTQ ka lënë pas vetëm një qytet në Turqi.

Sipas raportit, shumë çështje që lidhen me cilësinë e jetës si, kostot e strehimit, ajri i pastër, jeta kulturore, transporti, mundësitë e punësimit, siguria, etj., varen nga vendi ku një person jeton dhe kjo është arsyeja pse vendi ku jetojnë njerëzit ndikon në cilësinë e jetës së tyre.

Njerëzit u pyetën për kënaqësinë e të jetuarit me një sërë karakteristikash të jetës në qytet, të tilla si gjithëpërfshirja, vetmia, punësimi, siguria, strehimi, mjedisi, transporti, kultura, shërbimet e qytetit dhe korrupsioni.

Zyrihu i Zvicrës është qyteti më i mirë për të jetuar sipas anketës me rreth 97% të banorëve të kënaqur me jetesën në këtë qytet, i ndjekur nga Kopenhagen, Danimarikë dhe Groningen, Holandë.

Anketa është kryer nga IPSOS me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politika Rajonale dhe Urbane midis janarit dhe prillit 2023. Ai përfshin qytete në Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe qytete në Shqipëri, Islandë, Mali i Zi, Norvegjia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Zvicra, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Elisa Ferreira, Komisionere për Kohezionin dhe Reformat, në hyrje të raportit, vlerëson perceptimin pozitiv për cilësinë e jetës në qytetet e vendeve të BE-së, ku 9 nga 10 persona janë të kënaqur me jetesës në qytetet e tyre.

Por ajo shton se “ka ende punë për të bërë”në rritjen e cilësisë së jetës dhe se, “ka ende një hendek veri/jug, me kënaqësinë më të ulët të raportuar në Jug – dhe veçanërisht në qytetet e anketimit jashtë BE-së”.

Ajo rendit 3 faktor kyç që ndikojnë në këtë perceptim, si mundësitë e punësimit, shërbimet publike duke nisur me transportin, skollat, spitalet, etj., dhe numri i popullsisë, pasi qytete të vogla shfaqen më mirë në listë.

Kush po ndërton më shumë në Europë, sipas Eurostat? Në dy vendet e para janë…
Sot, Dita e Rinisë, por ku janë të rinjtë?! Shifra dramatike, 570 mijë më pak në dy dekada
Beteja e humbur me mjekët dhe bumerangu i ‘kontratës’ me studentët e mjekësisë
Përvoja amerikane dhe veprimet e pamoralshme të qeverisë shqiptare për pagat
Pabarazitë e mëdha në Shqipërinë e vogël
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Shqipëri, gjykata i ndalon komunikimin Liderit të Opozitës me një Nen që nuk ekziston
Next Article BBV 3, Arbana Osmani ka një mesazh për mikun e saj të vjetër, Ledion Liço

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?