GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Sondazhi: 65% e bizneseve kundër qeverisë, 83% nuk paguajnë dot detyrimet
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ekonomi

Sondazhi: 65% e bizneseve kundër qeverisë, 83% nuk paguajnë dot detyrimet

By
GazetaTjeter
27/04/2020
7 Min Read
Share
SHARE

83% e bizneseve prodhuese pohuan se nuk kanë likuiditet të mjaftueshëm për të paguar detyrimet, si rrjedhojë e rënies së ndjeshme të të ardhurave, sipas një Sondazhi që Bashkimi i Prodhuesve realizoi me 100 anëtarë të e tij. Po rreth 80% e bizneseve pohojnë se ata mund të paguajnë pagat për punonjësit e tyre edhe për maksimumi dy muaj.

Ndonëse kanë probleme likuiditeti dhe pamundësi për të paguar pagat, pjesa më e madhe e tyre (57%) pohojnë se nuk kanë në plan që të aplikojnë për të përfituar nga garancia sovrane. Ndihma e qeverisë nuk shihet funksionale, me 65% që raportojnë se nuk janë të kënaqur me të.

Ky është sondazhi i dytë që zhvillohet nga Bashkimi i Prodhuesve dhe në raport me të parin, që u realizua në datat 2 dhe 3 prill, konstatohet që ka një përkeqësim të pritshmërive të prodhuesve, që është e lidhur me kohëzgjatjen e krizës dhe pasiguritë që lidhen me të. 76% e bizneseve thanë se nëse vazhdon kjo situatë mund të rezistojnë maksimumi dhe 2 muaj, nga rreth 70% që ishte përgjigja e të anketuarve në sondazhin e parë.

90% e të anketuarve e konsiderojnë ndikimin e pandemisë në aktivitetin e tyre si negativ/ ose shumë negativ. Pjesa tjetër e konsideron si mesatar dhe asnjë nuk rezulton si përfitues nga kriza.

Lexo më shumë

Revoltat dhe protestat, ja si sigurimet mund t’i parashikojnë të gjitha
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
Rrugët e “florinjta”, si u “gllabëruan” 1 miliard euro investime vetëm më 2024-ën
Nga Dardan MITROVICA: Carney, Merz dhe jo vetëm: kur financat tejkalojnë politikën
Menaxhimi i rrezikut doganor të CEFTA-s

Tre problemet kryesore që po përballen bizneset prodhuese janë: Mungesa e likuiditetit, Mungesa e klientëve, Ulja e prodhimit.

Mungesa e likuiditetit u raportua si problem nga 84% e të anketurave. Mungesa e klientëve ishte shqetësim për 65% të tyre dhe rënia e prodhimit ka prekur 62% të të anketuarve.

63% e të anketuarve thanë se të ardhurat e tyre kanë rënë më shumë sesa 50% gjatë muajit mars. Prtshmëria vijon të mbetet edhe më pesimiste edhe për prillin dhe majin, ku bizneset presin që tkurrja e arkëtimeve të tyre të thellohet. Përkatësisht 72 dhe 73% e të anketuarve presin që të ardhurat e tyre të bien më shumë se 50% në muajt prill dhe maj.

Në raport me sondazhin e parë, të realizuar në fillim të muajit prill, pritshmëritë janë me negative. Në fillim të muajit prill, 55% e bizneseve prisnin përgjysmim të shitjeve ose më shumë, përkundrejt 72% që rezulton tre javë më vonë.

Në fillim të vitit, sipërmarrësit raportuan se ata prisnin që shitjet në 2020-n të rriteshin me 13% në raport me faktin 2019. Por, pas shpërthimit të krizës së Covid-19, pritshmëritë kanë ndryshuar tërësisht. Bizneset presin tashmë që të ardhurat e tyre të bien me rreth 30% në raport me faktin 2019, ndërsa janë 37% më të ulëta se parashikimet fillestare.

Pyetjes nëse nëse vazhdon ky bllokim, edhe për sa muaj mund ta mbani hapur aktivitetin, të anketuarit iu përgjigjën:

  • 45% e kompanive deklarojnë se mund të mbajnë hapur aktivitetin e tyre për vetëm 1 muaj.
  • 31% e kompanive deklarojnë se mund të mbajnë hapur aktivitetin e tyre për vetëm 2 muaj.
  • 24% e kompanive deklarojnë se mund të mbajnë hapur aktivitetin e tyre për më shumë se 3 muaj;

Pagat e punonjësve

Bazuar ne përgjigjet e 100 pjesëmarrësve, numri total i vendeve të punës që janë mbyllur tashmë deri në datën 10 Prill, është 3,662, ku disa ndërmarrje raportojnë edhe mbi 200 të shkurtuar.

Anulimi i kontratave dhe mosgjetja e kontratave të reja i ka vënë bizneseve përballë rënies së të ardhurave dhe likuiditeteve. 61% e të anketuarve pohuan se kanë pasur anullime të kontratave dhe porosive për muajt në vijim. 85% pohuan se nuk kanë pasur porosi të reja të kontratave.

Si rrjedhojë, bizneset po hasin probleme me pagat e punonësve të tyre. Pjesa më e madhe (53%) thanë se nëse vazhdon kjo situatë mund të përballojnë të paguajnë pagat dhe maksimumi për 2 muaj. 5% që tani janë dorëzuar dhe nuk kanë mundësi për të paguar punonjësit.

Vlerësimi i paketës së masave të qeverisë

Qeveria ka hartuar dy paketa për mbështetjen e ekonomisë. Në paketën e parë fokusi ishte te biznesi i vogël, ndërsa për të madhin u miratua një fond garancie prej 11 miliardë lekësh që mund të përdornin sipërmarrjet që kishin problem me pagat e punonjësve. Në paketën e dytë, krahas mbështetjes për biznesin e vogël u zgjerua fokusi në pagesën e punonjësve të disa sektorëve, si call center, fason e turizëm, që i kishin larguar punonjësit deri në 10 prill. Por, sipërmarrjet prodhuese ndihen të lënë mënjanë nga mbështetja e qeverisë. 65% e tyre thanë se janë të pakënaqur me paketen e nderhyrjes ne ekonomi te qeverise per perballjen e pandemise Covid-19 dhe 27% e tyre janë të kënaqur në një farë mase.

Rreth 45% e të anketuarve mendojnë se masat ofrojnë lehtësim shumë të kufizuar ndaj vështirësive të biznesit, ndërsa 55% mendojnë se masat nuk sigurojnë aspak lehtësim për vështirësitë e biznesit.

Sondazhi

Në anketim morën pjesë rreth 100 biznese, anëtarët të Shoqatës së Prodhuesve, 90% e të cilëvë janë të kategorisë VIP dhe biznes i madh

69% e të anketuarve kishin mbi 50 punonjës. 805 e tyre janë eksportues.

Kompanitë e anketuara ushtrojnë aktivitet në katër sektorë kryesorë prodhues:

  • Ushqime dhe pije -11.5%
  • Materiale Ndërtimi – 14.1%
  • Riciklim, Plastikë, metale, karton – 26.9%
  • Tekstile dhe Lekurë – 47.4%.
BE, samiti në Mal të Zi: Ekonomia na integron me shumë
Propaganda boshe e qeverisë ‘Rama’ për “rritjen” e pagës mesatare: Shqipëria e fundit në rajon
Shqipëri-Kosovë, akulli që nuk po shkrin
A do të ulet tatimi për pagat e larta? Edi Rama gënjeu shqiptarët
Armani dhe Dior në shënjestër të antitrustit: hetim mbi praktika tregtare të dyshimta
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Shakira, një “diplomë” në Filozofi në ditët e karantinës
Next Article Fatos Kola – Jaçimoviç: “Troja e Homerit është Shkodra serbe”
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?