GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Skype Meet Now, si të bësh videothirrje pa patur një llogari
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Mytech

Skype Meet Now, si të bësh videothirrje pa patur një llogari

By
GazetaTjeter
06/04/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Skype ka shpërndarë Meet Now, një aplikacion në internet që ju lejon të krijoni dhe të merrni pjesë në videothirrje pa qenë e nevojshme të keni një llogari në platformë. Ja se si funksionon

Skype përpiqet të rikuperojë terrenin e humbur drejt Zoom dhe hedh një funksion të ri: Meet Now që ju lejon të merrni pjesë në një videothirrje pa qenë e nevojshme të keni një llogari të regjistruar në platformë. Që kur filloi lockdown me detyrimin për shumë kompani për të punuar në modalitetin smart working, aplikimet për thirrjet video kanë pasur një rritje të papritur. Mbi të gjitha, kush përfitoi ishte Zoom i cili, falë lehtësisë së tij të përdorimit, u bë shumë shpejt i preferuari i punëtorëve në të gjithë botën.

Arsyeja është mjaft e thjeshtë: nuk duhet regjistrim dhe thjesht shtypni një link për të nisur një conference call ose mbledhje online. Mirëpo, ditët e fundit, Zoom ka filluar të tregojë edhe problemet e para, veçanërisht përsa i përket intimitetit dhe sigurisë. Meet Now është përgjigjja e Skype për Zoom: për krijimin ose pjesëmarrjes në një videothirrje nuk ka nevojë të regjistroheni në platformë, por thjesht hyrni web-app browser dhe të shtypni një link. Në pak sekonda, ju bëheni pjesë e mbledhjes pa pasur nevojë të krijoni një llogari.

Si funksionon Skype Meet Now

Thjeshtësi dhe përdorimi i menjëhershëm, janë këto dy karakteristikat e Skype Meet Now, funksionaliteti i ri i platformës më të famshme në botë për thirrjet video. Çfarë është e veçantë për Skype Meet Now? Ju nuk keni nevojë të regjistroheni për të filluar videothirrjen, por thjesht të keni një pajisje me një browser dhe një lidhje të mirë interneti.

Si funksionon Skype Meet Now? Mjafron të hyni në faqen web përmes browserit dhe shtypni butonin “Krijoni një takim falas” dhe të prisni fare pak sekonda që lidhja me takimin të krijohet. Një herë e krijuar, ju merrni një link që mund të ndahet menjëherë me kolegët tuaj të punës (thjesht shtypni butonin “Shpërndani ftesën”) dhe pastaj klikoni në “Fillo thirrjen” për të filluar videotakimi.

Në rast se ne nuk je krijues i thirrjes, por mysafir, thjesht klikoni në linkun që ke marrë dhe thirrja do të fillojë direkt në browser.

Skype Meet Now ka të njëjtin funksionalitet si Skype: mund ta regjistroni thirrjen dhe ta ruani për ta dëgjuar më vonë, ose të mjegulloni sfondin përpara se të fillojni videothirrjen. Mundet gjithashtu edhe ta ndani ekranin për të diskutuar njëkohësisht me disa lidhje.

Si të shkarkoni Skype Meet Now

Skype Meet Now nuk është një aplikacion që shkarkohet, por është një web-app i cilin funksionon përmes browserit. Nevojitet të vendosni URL-në e shërbimit dhe të keni qasje të drejtpërdrejtë në të gjitha funksionet, pa qenë e nevojshme të instaloni një program të ri në PC tuaj apo një app në smartphone.

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë
Alarmi i telefonatave mashtruese: mënyrat më të sigurta për të dalluar thirrjet e rrezikshme dhe për të mbrojtur veten nga spam-i telefonik
Si të krijosh një fjalëkalim perfekt për pajisjet e tua? Ja truket për të mos e harruar
Si të rrisësh ndjekësit në Instagram – Strategjia reale dhe falas për vitin 2025
Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article 10 vendet më shpirtërore në botë, vende perfekte për t’u parë në në çdo kohë
Next Article Kur i bën gjërat vetëm s’ke pse ndjehesh çuditshëm, por i fortë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?