GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Skandalet që kanë tronditur Shtëpinë e Bardhë: Kur gratë e presidentëve amerikanë u përfshinë në polemika, thashetheme dhe akuza që tronditën historinë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Gossip

Skandalet që kanë tronditur Shtëpinë e Bardhë: Kur gratë e presidentëve amerikanë u përfshinë në polemika, thashetheme dhe akuza që tronditën historinë

Lidhje të fshehta, akuza për tradhti, pushtet i ushtruar në hije dhe vendime që kanë ndezur debate kombëtare – ana tjetër e jetës së First Ladies amerikane

By
GazetaTjeter
11/01/2026
17 Min Read
Share
SHARE

Të qenit First Lady e Shteteve të Bashkuara nuk është thjesht një rol ceremonial. Është një pozitë ku çdo fjalë, gjest apo vendim analizohet nën lupën e opinionit publik dhe medias. E ndërsa disa gra presidentësh amerikanë kujtohen për elegancën, diplomacinë dhe përkushtimin ndaj çështjeve sociale, të tjera janë bërë pjesë e skandaleve që kanë tronditur politikën, shoqërinë dhe historinë amerikane. Nga ato të shekullit XIX, e deri te polemikat moderne, këto janë histori që tregojnë se as Shtëpia e Bardhë nuk ka qenë kurrë e imunizuar nga skandali.

Contents
  • Thashetheme dhe akuza që në fillimet e republikës
  • Kur morali publik përplaset me jetën private
  • First Ladies që sfiduan normat shoqërore
  • Kur pushteti kalon në hije
  • Akuza, tradhti dhe media moderne
  • Ja cilat janë skandalet më të mëdha që kanë përfshirë First Ladies amerikane

Thashetheme dhe akuza që në fillimet e republikës

Konsiderohet një nga First Lades më me ndikim të hershëm, por emri i saj nuk i shpëtoi thashethemeve. Quhej Dolley Madison dhe përveç rolit aktiv në jetën sociale të Shtëpisë së Bardhë, ajo u përfol për një lidhje të mundshme me Thomas Jefferson, si dhe për ndikim të padrejtë në fitoren elektorale të bashkëshortit të saj, James Madison. Edhe pse asnjëherë të provuara, këto akuza tregojnë se skandali politik ka ekzistuar që në themelet e shtetit amerikan.

Një tjetër rast i bujshëm ishte ai i Rachel Jackson, e cila u akuzua për bigami për shkak të një martese të lidhur para se divorci i saj i parë të finalizohej. Presioni publik dhe sulmet politike ishin aq të forta, sa ajo vdiq para se Andrew Jackson të merrte zyrtarisht presidencën.

Kur morali publik përplaset me jetën private

Në shekullin XIX, standardet morale ishin jashtëzakonisht të rrepta. Julia Tyler, për shembull, u përfshi në një skandal vetëm sepse kishte pozuar për një fotografi reklamuese – diçka e papranueshme për një grua të elitës në atë kohë. Reagimi ishte aq i ashpër, sa familja e dërgoi jashtë vendit për të shmangur turpin publik.

Edhe Mary Todd Lincoln, bashkëshortja e Abraham Lincoln, u përball me akuza serioze për shpenzime të tepruara dhe keqpërdorim të pasurisë publike, duke dëmtuar imazhin e saj në një periudhë tashmë të trazuar për kombin.

First Ladies që sfiduan normat shoqërore

Lucy Hayes ka hyrë në histori jo për ndonjë skandal personal, por për qëndrimin e saj të ashpër kundër alkoolit. Vendimi për të ndaluar pijet alkoolike në Shtëpinë e Bardhë e bëri atë një figurë tejet të debatueshme dhe të papëlqyer nga stafi dhe elita politike.

Ndërsa Lou Hoover ndezi polemikat racore kur ftoi një grua afro-amerikane për çaj në Shtëpinë e Bardhë, e duke ekspozuar tensionet e thella racore të SHBA-vë të viteve ’20.

Kur pushteti kalon në hije

Një nga rastet më të jashtëzakonshme është ai i Edith Wilson, e cila, pas goditjes në tru të bashkëshortit të saj Woodrow Wilson, mori de facto drejtimin e vendit. Pa mandat zyrtar, ajo u bë gruaja e parë që drejtoi Shtetet e Bashkuara, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi transparencën dhe legjitimitetin e pushtetit.

Akuza, tradhti dhe media moderne

Shekujt XX dhe XXI sollën një ekspozim edhe më të madh mediatik. Eleanor Roosevelt u përfol për një marrëdhënie emocionale me gazetaren Lorena Hickok, një histori që edhe sot mbetet subjekt debati.

Hillary Clinton është ndoshta First Lady më e përfshirë në polemika politike: nga skandalet financiare, te dështimi i reformës shëndetësore dhe tradhtia publike e bashkëshortit të saj, e deri te çështjet e serverëve privatë të email-eve.

Vitet e fundit edhe Melania Trump është përballur me akuza për plagjiaturë, organizata bamirësie fiktive dhe zgjedhje të diskutueshme të veshjeve, duke ndezur debate globale.

Historitë e First Ladies amerikane dëshmon se pas fasadës së pushtetit, luksit dhe protokollit, fshihen histori njerëzore të mbushura me presion, gabime, vendime të guximshme dhe skandale. Këto gra, të dashura apo të kritikuara, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Shtëpisë së Bardhë, duke treguar se pushteti nuk mbron askënd nga gjykimi publik.

Ja cilat janë skandalet më të mëdha që kanë përfshirë First Ladies amerikane

Po ju rikujtojmë disa prej skandaleve më të mëdha që kanë përfshirë First Ladies amerikane ndër vite. Zbrisni më poshtë dhe zbuloni se cilat janë ato.

Dolley Madison

Kur bashkëshorti i saj James Madison mbante postin e sekretarit të Shtetit të Thomas Jefferson, thuhet se Dolley Madison ndihmonte në organizimin e ngjarjeve shoqërore në Shtëpinë e Bardhë, pasi gruaja e presidentit Jefferson, Martha, kishte ndërruar jetë.

Por sipas kronikave të kohës Madison ishte dashnorja e Thomas Jefferson dhe këto akuza u përhapën shpejt. Jo vetëm kaq, ajo u akuzua edhe se kishte ndihmuar bashkëshortin e saj të fitonte zgjedhjet e vitit 1808, duke u lidhur sentimentalisht edhe me disa anëtarë të elektoratit. Këto akuza nuk u provuan kurrë.

Rachel Jackson

Rachel Jackson u akuzua për bigami pasi u martua me presidentin e ardhshëm Andrew Jackson, ndërkohë që ishte ende e martuar me një burrë të quajtur Lewis Robards. Çifti u martua në mars të vitit 1791, por divorci i saj nuk u finalizua deri më 1793.

Kur Jackson kandidoi për president, kundërshtari i tij, John Quincy Adams, u përpoq t’i përdorte këto informacione në favor të tij, por më kot: në fund humbi përballë Jacksonit. Por, edhe Rachel Jackson nuk u bë kurrë First Lady. Ajo vdiq para betimit të Andrew Jackson-it.

Julia Tyler

Julia Gardiner u martua me presidentin John Tyler duke u bërë First Lady më 1844. Megjithatë, para se të martohej, ajo kishte pozuar për një foto me një burrë për reklamën e një dyqani pëlhurash të quajtur Bogert & Mecamly (në foto).

Kjo mund të duket shumë normale sipas standardeve të sotme, por aso kohe shkaktoi një skandal të madh, veçanërisht për një person që vinte nga një mjedis kaq i lartë shoqëror. Familja e saj u turpërua aq shumë nga skandali, saqë e dërgoi në Evropë. Pas kthimit, Julia u afrua dhe u bashkua me Tyler.

Mary Todd Lincoln

Gruaja e presidentit Abraham Lincoln kishte reputacionin e një shpenzueseje madhe, të pakontrolluar. Mary Todd Lincoln u akuzua se kishte shpenzuar para federale për mallra luksi personale dhe se kishte vjedhur prona të Shtëpisë së Bardhë.

Lucy Hayes

Gruaja e presidentit Rutherford Hayes tronditi Uashingtonin duke mbështetur lëvizjen për temperancë, e cila kundërshtonte konsumimin e alkoolit. First Lady madje arriti të ndikonte që të ndalohej alkooli në të gjitha eventet e Shtëpisë së Bardhë. Lucy Hayes ishte aq e papëlqyer nga stafi i Shtëpisë së Bardhë, sa u bë e njohur si “Lucy e limonatës”.

Frances Folsom

Frances Folsom dhe presidenti Grover Cleveland u martuan në vitin 1886, në atë që (deri më sot) është martesa e vetme e kremtuar në Shtëpinë e Bardhë. Frances ishte 21 vjeçe dhe presidenti 49. Por diferenca e moshës nuk ishte e vetmja gjë që ngjalli dyshime në atë kohë. Frances ishte vajza e një miku të Groverit dhe presidenti e njihte që nga lindja.

Edith Wilson

Bashkëshorti i Edith Wilson, presidenti Woodrow Wilson, pësoi një goditje në tru më 1919 dhe në cilësinë e First Lady, Edith mori drejtimin e vendit, edhe pse në mënyrë jozyrtare. Në këtë mënyrë, ajo u bë gruaja e parë që drejtoi Shtetet e Bashkuara, edhe pse për një periudhë të shkurtër.

Florence Kling Harding

Gruaja e Warren Harding, Florence, u bë e njohur si “Dukesha”, për përkushtimin e saj në promovimin e karrierës së presidentit. Para se të martohej me Harding, Florence kishte qenë e përfshirë në disa skandale personale, por asnjë i krahasueshëm me atë për të cilin u akuzua pas vdekjes së bashkëshortit.

Florence Kling Harding u akuzua se kishte helmuar presidentin! Akuza pas vdekjes gjendet në kujtimet e vitit 1930 të zyrtarit të Departamentit të Drejtësisë Gaston Means, “Vdekja e çuditshme e presidentit Harding”. Edhe pse kjo akuzë është hedhur poshtë prej kohësh si e pabazë, një tjetër akuzë e përfshirë në libër rezultoi e vërtetë: Warren Harding pati një djalë jashtëmartesor me të dashurën e tij Nan Britton.

Grace Coolidge

Gruaja e presidentit Calvin Coolidge u akuzua për tradhti bashkëshortore. Sipas asaj që thonë kronikat e kohës, lidhja ndodhi gjatë një ekskursioni mes First Lady dhe shoqëruesit të saj të Shërbimit Sekret, James Haley.

Haley u dëbua më pas nga Shërbimi Sekret, gjë që vetëm sa e forcoi akuzën. Shtypi i kohës foli për këtë çështje, me gazeta si Boston Herald që publikuan tituj si: “Ecja e gjatë e gruas irriton Coolidge-in”.

Lou Hoover

Në vitin 1929, gruaja e presidentit Herbert Hoover shkaktoi polemikë racore pasi ftoi Jessie DePriest, gruan e të vetmit anëtar zezak të Kongresit, Oscar DePriest, për çaj në Shtëpinë e Bardhë. Problemi nuk ishte prania e personave me ngjyrë në Shtëpinë e Bardhë, por frika e votuesve të Jugut se udhëheqësit e të drejtave civile do ta shfrytëzonin vizitën e DePriest për të promovuar kauzën e tyre (Oscar DePriest ishte aktivist për të drejtat civile).

Eleanor Roosevelt

Sipas lajmeve, gruaja e presidentit Franklin D. Roosevelt mund të ketë pasur një lidhje me një gazetare të quajtur Lorena Hickok.

Hickok ishte shumë e afërt me Eleanor Roosevelt. Letrat mes tyre, të publikuara nga New York Times më 1979, përmbanin fraza si: “Hick, zemër… Oh, sa do të doja të të përqafoja… Sa shumë do të doja të të shtrëngoja fort”.

Djali i Roosevelt-ëve, Franklin Roosevelt Jr., nuk e interpretoi korrespondencën si të natyrës sentimentale. Ai tha se publiku modern “nuk e kupton atë lloj dashurie, që lindte mes njerëzve që kishin nevojë për njëri-tjetrin dhe i jepnin njëri-tjetrit”. Me sa duket, nëna e tij ishte adhuruese e autorëve si Jane Austen dhe motrat Brontë, të cilat shkruanin në një stil të ngjashëm, dhe asaj i pëlqente të përdorte “atë formë shkrimi të zjarrtë”.

Bess Truman

Në vitin 1945, anëtarë të organizatës “Bijat e Revolucionit Amerikan” penguan pianisten zezake Hazel Scott të hynte në Constitution Hall të shoqatës, sepse ishte e rezervuar “vetëm për artistë të bardhë”. Bess Truman, anëtare nderi e DAR-it, mbeti e tronditur. Ajo i kërkoi bashkëshortit të saj, Harry S. Truman, të ndërhynte, por nuk kishte çfarë të bëhej pasi DAR ishte një organizatë private.

Bess Truman i dërgoi një telegram bashkëshortit të Scott-it, deputetit Adam Clayton Powell, duke deklaruar se “dënonte çdo veprim që i mohonte talentit artistik mundësinë për t’u shprehur për shkak të paragjykimeve ndaj racës ose origjinës”. Powell e quajti Bess Trumanin si “gruaja e fundit e vendit”.

Jacqueline Kennedy

Ndryshe nga bashkëshorti i saj, presidenti John F. Kennedy, Jackie mbeti pothuajse e paprekur nga skandalet si First Lady. Megjithatë, gjërat u ndërlikuan disi gjatë martesës së saj të dytë me Aristotel Onassis. Kjo sepse Onassis ishte divorcuar, por Kisha Katolike nuk e njohu anulimin. Përtej dallimeve fetare, të dy u martuan dhe Jackie nuk u shkishërua.

Betty Ford

Një foto e First Ladyt duke kërcyer mbi tavolinën e Cabinet Room në Shtëpinë e Bardhë më 1977 bëri bujë, por jo për arsyet që mendoni. Nuk ishte fakti që gruaja e Gerald Fordit ishte zbathur mbi tavolinë, por fakti që ajo kishte veshur pantallona.

Me sa duket, veshja e pantallonave në publik si First Lady shihej keq. Presidenti Ford konsiderohej shumë progresist për të qenë republikan, gjë që e vuri edhe bashkëshorten e tij në qendër të vëmendjes.

Nancy Reagan

Gruaja e Ronald Reaganit, sipas asaj që dihet, konsultohej me një astrolog për të planifikuar ditën e presidentit. Me sa duket, ajo nuk bënte asgjë pa u këshilluar më parë me yjet dhe planetët.

Por futja e astrologjisë në Shtëpinë e Bardhë nuk ishte e vetmja gjë që tronditi figurën e First Ladyt. Libri i vitit 1991 i Kitty Kelley, “Nancy Reagan: Biografia e paautorizuar”, përmban disa akuza të rënda ndaj saj, përfshirë pretendimin se drejtonte Shtëpinë e Bardhë dhe se pinte marihuanë.

Hillary Clinton

Hillary Clinton nuk është e panjohur për skandalet, përfshirë akuzat për keqmenaxhim financiar në skandalet Cattlegate dhe Whitewater. Një tjetër polemikë shpërtheu kur ajo bënte fushatë me Bill Clintonin më 1992. Kur u pyet pse, Hillary u përgjigj me frazën e famshme se mund të “rrinte në shtëpi duke bërë biskota”. Ky koment nuk u prit mirë nga amvisat.

Ajo u rikthye në qendër të vëmendjes gjatë asaj që u bë e njohur si “Hillarycare”. Ajo drejtonte task-force që mbështeste planin shëndetësor të Clintonit, por përfundoi e përfshirë në një padi të ngritur nga disa lobe të shëndetësisë. Senati përfundimisht e bllokoi ligjin.

Dhe pastaj, sigurisht, ishte skandali i tradhtisë që përfshiu bashkëshortin e saj, Bill, të cilit ajo i qëndroi besnike gjatë gjithë kohëzgjatjes së lidhjes, por për këtë u kritikua publikisht. Hillary Clinton ka vazhduar të përballet me një sërë skandalesh gjatë karrierës së saj, përfshirë akuzat se kishte përdorur një server privat emaili për komunikimet zyrtare.

Laura Bush

E kaluara e Laura Bush-it u rikthye për ta ndjekur më 2000, kur doli në pah fakti se në moshën 17-vjeçare ishte përfshirë në një aksident automobilistik. First Lady e ardhshme pati injoruar një tabelë ndalimi dhe ishte përplasur një tjetër makinë. Drejtuesi i mjetit tjetër, një djalë 17 vjeç, kishte vdekur në vend.

Melania Trump

Gruaja e Donald Trump u akuzua se drejtonte një organizatë bamirësie fiktive të quajtur Fostering the Future. Në një deklaratë zyrtare thuhet se: “Zonja Trump nuk drejton një organizatë bamirësie 501(c)(3). ‘Fostering the Future’ është emri i platformës dhe është pjesë e një iniciative Be Best”.

First Lady u akuzua edhe për plagjiaturë të fjalimeve, të paktën në dy raste. Njëri prej tyre ishte marrë nga ish-First Lady, Michelle Obama. Edhe zgjedhjet e veshjes së Melania Trumpit kanë qenë herë pas here kundërthënëse, përfshirë xhaketën me mbishkrimin “Nuk më intereson vërtet. Po ty?” të veshur gjatë vizitës te fëmijët migrantë.

Rreziku i “sekretit anti-plakje” viral në TikTok: Çfarë fshihet pas trajtimit që po përhapet në mbarë botën
Ekrani i madh: ja cilat janë dështimet më të mëdha të historisë botërore
Filmat më të suksesshëm në historinë e kinemasë
Filmat më të bukur romantik në historinë e kinemasë
Filmat (kryevepra) më të nënvlerësuar të të gjitha kohërave
SOURCES:GrungeInsiderSheKnowsTimeThe New York Times
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Evropa e mbingarkuar nga turizmi masiv: 30 qytete ikonë për t’u shmangur dhe alternativat surprizë që ofrojnë bukuri, histori dhe qetësi larg stresit
Next Article Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?