GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Skandalet e korrupsionit që mbyllën dyert e Asamblesë së PS
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Skandalet e korrupsionit që mbyllën dyert e Asamblesë së PS

By
GazetaTjeter
26/07/2023
5 Min Read
Share
SHARE

Që Edi Rama është me nerva kuptohet nga fakti që nuk i do kamerat në mbledhjen e Asamblesë. Në mungesë të kamerave, Ramës nuk i duhet të performojë apo të zgjedhë fjalët, por mund të jetë i drejtpërdrejtë dhe të flasë troç me vartësit e tij.

Një tjetër tregues që në Asamblenë e PS pritet të ketë një dush të ftohtë është ajo që ndodhi në një mbledhje të shkurtër qeverie, ku ai shkarkoi Delina Ibrahimajn si Ministre e Financave.

Disa ditë më parë, Rama bëri të njëjtën gjë me Bledi Çuçin që e hoqi si Ministër të Brendshëm. Edhe atë me një mesazh në celular. Por pse është nervozuar lideri i gjithëpushtetshëm i Partisë Socialiste? Pse ka filluar t’i shkarkojë ministrat me mesazhe apo të organizojë aktivitete pa kamera?

Për të kuptuar këtë duhet parë se si në 2 muajt e fundit qeverisja e PS ka kaluar nga njëri skandal korrupsioni në tjetrin.

Lexo më shumë

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’

1) Lirimi nga burgu i Saimir Tahirit

Nuk dihet nëse Rama e kishte dhënë viston për lirimin nga burgu të Saimir Tahirit, por kur ai u lirua nga burgu ambasadorja amerikane reagoi me një mesazh kërcënues të paprecedent. Sipas Juri Kimit kushdo që kishte ndihmuar shokët do mbante përgjegjësi. Mesazhi i saj linte kuptohej se lirimi i Tahirit ishte një aferë korruptive. Të nesërmen në mbrëmje, Kim dhe Rama darkuan bashkë.

2) Arrestimi i Vangjush Dako

Vangjush Dakon, Rama e kishte quajtur mik të tij të ngushtë, duke u shprehur se miqtë nuk ia impononte dot Departamenti i Shtetit. Por Dako u arrestua në 6 Qershor me urdhër të SPAK me firmën e një prokurori që riaktivizoi dy dosje të vjetra që flinin në prokurori prej vitesh. Rama tha se pushteti i drejtësisë po përdorej pushteti i drejtësisë për të bërë gjëra që nuk shkojnë.

3) Skandali i Gjicit

Video-skandali i Safet Gjicit shpërtheu në telefonat e të gjithë shqiptarëve si një aferë seksuale, por më pas doli se në thelb të marrëdhënies mes kryebashkiakut të Kukësit dhe gruas që ai kishte në zyrë ishte korrupsioni. Rama nuk e komentoi fare. Në fakt nuk i mbetej shumë për të thënë. Ai firmosi shkarkimin e Gjicit që u arrestua nga SPAK.

4) Rrajat me shkopa bejsbolli

Dihej se në Krujë shteti ishin Rrajat, por pamjet e tyre që godisnin me shkopa bejsbolli një njeri të shtrirë e transmetuan me pamje të gjithë dhunën dhe banalitetin e qeverisjes Rama. Kryeministri urdhëroi shkarkimin e Bledi Çuçit dhe kërkoi dorëzimin e mandatit nga Rrahman Rraja, ndërsa në media u përsëritën deklaratat kur i kishte bërë avokatinë Rrajave përballë policisë.

5) Urdhër-arresti për Arben Ahmetajn

Që Arben Ahmetaj do të përfundonte në qeli bashkë me Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon u kuptua nga mënjanimi që i bëri Rama duke e zhveshur nga të gjitha funksionet në qeveri dhe në parti. Por Ahmetaj nuk e pranoi dënimin e partisë dhe tanimë është arratisur. Gjithsesi, shkëmbimi i deklaratave Rama-Ahmetaj për korrupsionin me inceneratorët, ishte një nga pikat kulmore të të vërtetave që i kanë dalë qeverisjes së Rilindjes.

6) Ndalja e fondeve të BE

Damka më e fundit ndaj Rilindjes është ndërprerja e fondeve në ndihmë të bujqësisë nga Bashkimi Europian për shkak të korrupsionit. Vetë Rama i ka dalë në mbrojtje sa e sa herë akuzave se me këto fonde abuzohej vazhdimisht, por kesaj here heshti, duke lënë Frida Krifcën t’i dilte për zot punës së saj. Në fakt, në mbledhjen e sotme të Asamblesë nuk është çudi që mesazhi kryesor i Ramës për vartësit e tij të jetë pikërisht ky; që ata duhet t’i dalin vetë për zot zullumit. Sepse kaq shumë skandale korrupsioni nuk i përballon dot i vetëm lideri i gjithëpushtetshëm.

Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
Veliaj i tradhëtuar, çfarë tregon Facebooku i Lalit
Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”, si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin
Kush e tradhëtoi Erion Veliajn? Çfarë tregojnë përgjimet në burg të ish kryebashkiakut
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Pse Rama i shmangu ndryshimet në qeveri
Next Article Nga Armand SHKULLAKU – Asambleja e Ramës, si dëshmi e vdekjes politike të PS
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?