Domethënë, ato që bëhen në një gjendje të koshiente dhe të vetëdijshme, dhe që mund të kontrollohen
Për shekuj me radhë, shkrimtarët, artistët, poetët dhe filozofët u janë dedikuar ëndrrave dhe, që kur Sigmund Freud shpiku psikanalizën, kanë qenë edhe në qendër të kërkimeve të psikiatërve dhe psikologëve. Ëndrra oneirike është një nga shumë aktivitetet misterioze të trurit tonë, për të cilën shkenca nuk mund të shpjegojë shumë gjëra dhe ka një kthinë veçanërisht magjepsëse: ëndrrat e kthjellta. Janë njohur dhe eksploruar prej kohësh: për to ka shkruar Aristoteli rreth vitit 350 para Krishtit. C. dhe praktikoheshin nga shamanët, murgjit budistë dhe yogitë hindu.
Ëndrrat e kthjellëta janë në thelb manifestime onirike të përjetuara në një gjendje koshiente. Në një ëndërr të kthjellët je i vetëdijshëm se po ëndërron dhe mbi të gjitha ke një lloj kontrolli mbi përmbajtjen e ëndrrës, mund ta manipulosh sipas dëshirës dhe të modifikosh “temën” dhe skenat e saj, sikur të ishte një videolojë. Nuk është e lehtë të vlerësosh se sa të shpeshta janë, por në teori të gjithëve mund të na ndodhë që të bëjmë një të tillë: bazuar në të dhënat e mbledhura në harkun e pesëdhjetë vjetëve, një grup studiuesish kanë arritur në përfundimin se gjysma e popullsisë botërore ka pasur të paktën një ëndërr të kthjellët gjatë jetës.
Ta drejtosh veten për të pasur një ëndërr të kthjellët, sidoqoftë, nuk është aq e lehtë, edhe pse janë të shumtë ata që përpiqen. Siç ka treguar gazetarja Dorie Chevlen për The New York Times, vitet e fundit përpjekja për të përjetuar një është bërë pothuajse një sport. Ka shumë video në YouTube, tutoriale, libra që shpjegojnë se cilat janë truket më efektive për ta bërë atë, madje edhe një grup (subreddit) në rrjetin social Reddit, i quajtur r/LucidDreaming, ku anëtarët ndajnë marifete dhe përvoja në lidhje me ëndrrat e tyre të kthjellta.
Chevlen, e cila është përpjekur ta përjetojë vetë, shkruan se shumica e manualeve dhe e udhëzuesve nuk janë dhe aq të dobishme. Daniel Love, një ekspert i çështjes i pyetyr me Chevlen, ka thënë se shpenzimi i parave për libra dhe kurse mbi ëndërruat e kthjellëta nuk është vërtetë e nevojshme (edhe pse ai e ka kthyer në profesion). “Nëpër vite mësimdhënie, kam vërejtur një larmi të madhe aftësish te njerëzit”, ka shpjeguar Love. “Nga ana tjetër, të tjerë njerëzit nuk mund t’i kalojnë disa bllokime që kanë”. Është për këta persona që Love bën trajnerin, për t’u dhënë atyre “një shtysë më shumë, për të cilën sidoqoftë nuk ka një nevojë reale”.
Manualet dhe ekspertët përmendin veçanërisht dy teknika për të arritur të bësh një ëndërr të kthjellët: e para është të shënojmë përditë dhe me vazhdimësi në një ditar ëndrrat që bëjmë. Për shembull, në këtë mënyrë e kuptoi Chevlen që shpesh ëndërron dy vende të rëndësishme nga fëmijëria e tij. Pasja e informacionit të këtij lloji mund të ndihmojë për të fituar më shumë vetëdije për faktin se po ëndërroni dhe për këtë arsye të eksperimentoni një ëndërr të kthjellët.
Teknika e dytë është të bësh një kontroll të realitetit (reality check) teksa je zgjuar, për shembull duke numëruar gishtat. Bërja e një veprimi të tillë me një frekuencë të caktuar mund ta çojë pavetëdijen ta përsërisë ndërsa je duke ëndërruar, në një dimension ku logjika e realitetit mund të jetë e deformuar dhe kështu të na bëjë të kuptojmë se jemi në një ëndërr.
Disa teknika të ngjashme u adoptuan nga studiuesit e Universitetit të Adelaide (Australi), të cilët kërkuan 170 vullnetarë në përpjekje për të nxitur vetveten që të shohin një ëndërr të kthjellët.
Një teknikë sugjeronte të bëhej një kontroll i realitetit duke marrë frymë me buzë të shtrënguara disa herë në ditë, për të memorizuar atë shprehje të fytyrës në përpjekje për ta riprodhuar në gjumë, duke arritur kështu një gjendje më të kthjellët dhe të vetëdijshme. Një tjetër teknikë parashikonte zgjimin pas pesë orësh gjumë dhe rikthimit në gjumë pas përsëritjes së një fraze si ‘Herën tjetër kur do të ëndërroj do të kujtoj që ëndërroja’, duke kërkuar një ndjenjë vetëdijeje.
Vullnetarët më pas u ndanë në tre grupe: dyve iu bë të përdornin vetëm një pjesë të teknikave, ndërsa një grup i përdori të gjitha me kombinim. Ky i fundit dha rezultatet më të mira: 17 përqind e vullnetarëve të tij thanë se kishin përjetuar një ëndërr të kthjellët.
Moderatori i subreddit të dedikuar ëndrrave të kthjellëta, Jay Mutzafi, i ka thënë Chevlen se ai kaloi shumë kohë duke moderuar disa postime të caktuara të postuara në grup, gjë që sipas mendimit të tij mund të shkaktonin konfuzion tek njerëzit që nuk e njohin mirë çështjen. Sipas Mutzafi, krahasimi mund të jetë i dobishëm, por nuk duhet mbështetur shumë në përvojat e të tjerëve: “Është e gjitha sugjestive, është një përvojë personale. Mendje të ndryshëm funksionojnë në mënyra të ndryshme”.
Një nga postimet e fundit të publikuar në subreddit është nga një përdorues i cili pretendon se ka mundur të eksperimentojë një ëndërr të kthjellët pas shumë përpjekjesh: “Isha jashtë shtëpisë time dhe bëra një reality check. Dora ime pësoi një lloj glitch (një sjellje anormale që zakonisht tregon një gabim të software në videolojëra) kur gishti kaloi pëllëmbën kështu që kuptova se isha në një ëndërr. Atëherë fillova të eci përreth. Zakonisht në ëndrra nuk kam shumë ndjesi, kështu që ishte paksa si një trip t’i kisha shqisat e amplifikuara”.
Ka edhe nga ata që përpiqen të përjetojnë ëndrra të kthjellta për qëllime terapeutike. Për shembull, mund të jetë një mënyrë efektive për të mos patur ankthe, ose të paktën për të zvogëluar frekuencën dhe intensitetin e tyre. Vetë Chevlen u interesua për argumentin për të përballuar një periudhe të komplikuar në jetën aktuale, për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe sëmundjes së rëndë të gjyshit të tij: “Ndjeja se jeta ishte bllokuar dhe kisha nevojë të dëshpëruar për kontroll”. Prandaj, duke kaluar shumë kohë duke u kujdesur për gjyshin, filloi t’i shkruajë ëndrrat që bënte ndërsa flinte te ai. Në ato net, Chevlen arriti të përjetonte një ëndërr të kthjellët, vetëm një herë:
Gjumi në një mjedis të huaj shpesh favorizon ëndrra më të gjalla dhe ndërprerja e gjumit mund të çojë në një kthjelltësi më të madhe, sipas Dr. Dresler [neuroshkencëtar në Universitetin Radboud]. Por, pavarësisht netëve të vështira, pavarësisht se isha në një divan koti të viteve Shtatëdhjetë, arrita kthjelltësinë një herë, për një kohë të shkurtër. Ëndërrova sikur gjyshi im dhe unë ishim ulur në restorantin e tij të preferuar, pa maska dhe të dy të shëndetshëm. Ai më buzëqeshi, dhe edhe pse e dija që isha në një ëndërr dhe ai moment i përsosur ishte i pamundur, buzëqesha edhe unë.
Përgatiti Dardan MITROVICA