GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Si po rrëzohen njëri pas tjetrit kryebashkiakët e Ramës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Si po rrëzohen njëri pas tjetrit kryebashkiakët e Ramës

By
GazetaTjeter
23/01/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Në shtatë muajt e parë, që pas zgjedhjeve të 30 qershorit, 6 kryetarë bashkish të PS-së janë denoncuar nga opozita se janë subjekt të ligjit të dekriminalizimit dhe ndodhen në kushtet e ndalimit të mbajtjes së një funksioni publik. 6 kryebashkiaket e PS

I pari që “ngeci” në filtrin e Partisë Demokratike ishte Valdrin Pjetri në Bashkinë e Shkodrës. Pjetri u akuzua nga selia blu se nuk kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit një dënim në shtetin italian, që e kishte marrë gjatë kohës që ishte student.

Në fillim, Pjetri u mundua ta mohonte akuzën, por më pas dha dorëheqjen dhe nuk arriti që të betohej para Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Kryebashkiaku i dytë që u denoncua ishte Agim Kajmaku, në Vorë. Ky i fundit kishte fshehur një vendim të formës së prerë të një Gjykate greke.

Kajmaku ishte dënuar në Itali për prodhim dhe shpërndarje të kartëmonedhave false. Edhe Kajmaku nuk e kishte raportuar në formularin e vetëdeklarimit dënimin që kishte marrë mbi 10 vite më parë. Por, pas hetimit të Prokurorisë, Kajmakut iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ndërkohë, aktualisht Kajmaku është në kërkim nga Policia, pasi akuzohet për falsifikim të vulave. Selia Blu ndërkohë ka denoncuar edhe kryebashkiakun e Malësisë së Madhe, Mark Babanin, atë të Matit Agron Malajn, dhe kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailajn. Ndërkohë, i fundit ishte ditën e djeshme ku pretendohet se në një video shfaqet drejtuesi i Bulqizës, Lefter Alla, teksa merrte kokainë.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi pak ditë më parë se po filtrohen dhe ka dyshime se janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të një funksioni publik të paktën edhe 10 kryetarë bashkish të tjerë të Partisë Socialiste. Kujtojmë që në zgjedhjet e 30 qershorit, në më shumë se gjysmën e bashkive të vendit, kandidatët e Partisë Socialiste nuk kishin asnjë rivalë përballë, pasi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk morën pjesë në zgjedhje.

Në këto kushte, opozita, e cila që prej shkurtit të vitit të kaluar dogji edhe mandatet e deputetëve, nuk i njeh kryebashkiakët aktualë të PS-së, ndaj ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme të përgjithshme dhe lokale në të njëjtën ditë.

Sakaq, tani nuk dihet se cili do të jetë fati i 4 kryebashkiakëve, të cilët janë denoncuar publikisht dhe të paktën tre prej tyre janë nën hetim nga Prokuroria e Përgjithshme.

6 KRYEBASHKIAKËT

  • Valdrin Pjetri Bashkia Shkodër
  • Mark Babani Bashkia Malësi e Madhe
  • Agron Malaj Bashkia Mat
  • Lefter Alla Bashkia Bulqizë
  • Agim Kajmaku Bashkia Vorë
  • Qerim Ismailaj Bashkia Mallakastër
U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Vetëm diktatorët denoncohen kështu/ Dy ‘shuplakat’ e KiE për Ramën
Next Article Poli HOXHA – Në kërkim të rrugës që bëri vija e kokainës, deri te hunda e Allës së Ramës!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?