GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Si forcohet PD nga përpjekjet e Ramës për ta përçarë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Si forcohet PD nga përpjekjet e Ramës për ta përçarë

By
GazetaTjeter
26/01/2024
6 Min Read
Share
SHARE

Ndonëse Edi Rama është përfshirë prej dy vjetësh e gjysëm në një projekt total për përçarjen e opozitës, kjo e keqe ka mundësi të shndërrohet në forcë për PD-në. Me gjithë angazhimin e pushtetit personal për të mbajtur dy opozita në luftë për vulën, me gjithë angazhimin e diplomatëve të lobuar për të dhuruar shiringa force për pjesën më të dobët, pavarësisht aparatit mediatik dhe atij gjyqësor për ti fryrë ndasive, të gjitha këto mund të prodhojnë një PD më demokratike ashtu siç nuk ka qenë kurrë ndonjëherë më parë në historinë e saj.

Shembull për këtë mund të merret procesi i vështirë disa mujor i bashkimit të dy pjesëzave të grupit parlamentar. Po të shikohet mbledhje e fundit e këtij forumi, aty ka debat, përplasje idesh, mendime diametralisht të kundërta, ndandonjëherë edhe sherre e pastaj në fund konvergim në një aksion të përbashkët në parlament.

Përshembull, Agron Gjekmarkaj ka folur gjatë për të vënë në dyshim rrugën radikale dhe obstruksioniste në parlament. Ai ka ngritur shqetësimin se mos kjo është gjëja që i volit Ramës më tepër sesa një kritikë e arsyeshme.

“Kur kemi hyrë në muajin e katërt, kur edhe reagimi i faktorit ndërkombëtar është i vakët, po shoh që kryeministri po luan nga pozitat e forcës dhe nuk ka ndërmend të lëshojë, qofsha i gabuar nga mungesa e eksperiencës, madje po mendoj se atij i intereson të jemi pa zë dhe pa figurë, mos të artikulojmë asgjë, pra të jemi në barrikadën e protestës dhe jo në tribunën e fjalës” ka thënë ai duke shtuar se të funksionuarit si “grup i gatshëm duhet të ketë një limit”.

Pranë idesë së tij ka qenë edhe Ervin Salianji: “Duhet një diversifikim, duke gjetur forma dhe mënyra të tjera radikalizimin duhet ta prodhojmë dhe me forma të tjera, me njerëzit. Ne nuk duhet të mbetemi peng vetëm i kësaj çështjeje, por duhet të diskutojmë për të gjitha temat e tjera që shqëtësojnë shoqërinë”, theksoi ai.

Por pavarësisht këtyre, protesta parlamentare në sallën e kuvendit ka vazhduar me ritme të njëjta pavarësisht këtyre diskutimeve.

Një temë tjetër e nxehtë ka qenë ajo për mënyrën se si duhet mbrojtur Berisha nga arrestimi i padrejtë dhe nga tentativa për ta nxjerrë nga jeta parlamentare. Deputetja Albana Vokshi ka zhvilluar një debat me Gazment Bardhin.

Vokshi i ka kërkuar llogari Bardhit se përse Rithemelimi nuk kishte përfaqësi në Bruksel, në takimin e Komitetit të Stabilizimn Ascoimit.

Sipas saj në Rezolutë duhet të ishte përfshirë edhe çështja e Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit.

“Përse Rithemelimi nuk ka përfaqësi në Bruksel, (I referohet takimit në Komitetin e Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri), në mënyrë që në rezolutë të propozohej, që lideri i opozitës është i burgosur. Gjatë diskutimit atje duhet të ishte mbrojtur kjo temë, pasi atje ne kemi përfaqësues. Pse nuk e keni propozuar juve që në rezolutë të jetë edhe kjo pikë?”- ka thënë Vokshi, sipas raportimit të gazetarit Osman Stafa.

“Juve keni Inën, dhe Ina nuk erdhi për arsyet e veta objektive. Nuk kemi ne ekskluzivitetin të propozojmë të tilla amendamente. Dhe e treta, ne s’mund të propozojmë amendamente për individë të veçantë”- është përgjigjur Bardhi. Pra a është çështja e liderit të opozitës personale apo një problem demokracie.

Madje një deputet si Gjekmarkaj ka arritur të flasë për një PD post-Berisha.

Ai ka thënë se brenda PD-së ka emra që mund të zëvendësojnë Berishën i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Sipas tij, që nga Gazment Bardhi deri te Jorida Tabaku mund të jenë potencialisht njerëz që mund të investohen për bashkimin e PD.

“Gazment Bardhi është një politikan i ri. Më duket një person inteligjent, po bën opozitë, ka intuitë.

Por ka emra të tjerë, si Jorida Tabaku, Ervin Salinaji, ka plot personazhe edhe jashtë PD që mund të kenë ambicie për lidership, për ta bashkuar PD, për ta rritur atë”, tha ai.

Në PD tani debatohet lirshëm edhe për këtë. Të imagjinosh për një çast që kjo mund të ndodhte për Ramën në PS! Pra sa do e rëndë të ketë qenë strategjia e koordinuar për përçarje, ajo e ka bërë PD më të hapur dhe demokratike. Nëse kjo frymë që po mbretëron në grupin parlamentar shtrihet dhe në partinë që të gjitha palët zotohen se do e bashkojnë, PD ka shancin të bëhet e vetmja parti me pluralitet të brendshëm në Shqipëri, duke vërtetuar tezën se jo çdo e keqe vjen për keq.

Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para këtër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’
Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Alfred LELA – Drejtësia e re, një ‘1984’ shqiptare
Next Article Talat Xhaferri, kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, nga ish-oficer i Jugosllavisë te luftëtari që luftoi për të drejtat e popullit të tij
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Enver BYTYÇI
12/06/2025
9 Min Read
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?