GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Shteti anarkist midis Anglisë dhe Skocisë, historia
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Travel

Shteti anarkist midis Anglisë dhe Skocisë, historia

By
Dardan MITROVICA
15/05/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Quhej Debatable Lands dhe ishin toka kufitare që askush nuk guxonte t’i qeveriste

Edi DELIU – Ishte një herë një tokë kufitare midis Anglisë dhe Skocisë, jashtëzakonisht e frikshme dhe tërheqëse. Asnjë sundimtar apo mbret nuk ka luftuar ndonjëherë për të sepse, sipas tyre, rajoni kufitar ishte më shumë se i pakontrollueshëm.

I zbrazët dhe i heshtur, për 300 vjet, ky Vend i përkiste gjithkujt dhe askujt: Debatable Lands, ky është emri i territoreve që po flasim, ku burra pa padronë dhe banditë jetonin në ilegalitet dhe me dinakëri përtej kufirit. Mbretërit e Anglisë dhe Skocisë, pra, vendosën ta linin atë tokë anarkiste në fatin e saj.

Një herë ka pasur kodra me hije gri dhe jeshile të mbuluara me xunkth e plot bimë dretharake, me shtigje të pjerrëta të mbushura me shkarpa, plot shelgje, lisa dhe pisha që shtriheshin pyjeve të mëdha që shtriheshin përtej horizontit të dukshëm. Askund në botë qielli ishte aq i dendur dhe i zymtë sesa në atë Vend kufitar i cili përfshinte territoret Solway Firth afër Carlisle, Langholm, Dumfries dhe Galloway; ndarja bëhej nga lumenjtë Liddel dhe Esk në lindje dhe lumi Sark në perëndim.

Sot, për të admiruar natyrën e ëmbël dhe të egër që karakterizon territorin, është e vështirë të imagjinohet se ky peizazh në dukje i qetë rurale ka qenë një nga rajonet më të paligjshme dhe të frikshme të Britanisë së Madhe. Pikërisht në këto toka sot jeta zhvillohet ngadalë midis rritësve të bagëtive dhe të kultivuesve të fushës. Qyteza të vogla si Canonbie dhe Langholm, që tani janë qendra lokale për peshkim dhe shëtitjeje në këmbë nëpër vathat dhe pyjet përqark, të lindur dhe të edukuar nga mbetjet e vendbanimeve familjare të klaneve të Debatable Lands.

Një vend ende jo shumë i frekuentuar por që ka gjetur ekuilibrin e tij, pa dyshim shumë larg historisë, pak të treguar, e cila ruhet me fanatizëm midis rrënojave dhe luginave të pyllëzuara të territoreve përreth.

Ai i Debatable Lands është një realitet tërheqës që përfaqëson ndarjen e fundit të madhe territoriale në Britaninë e Madhe: ishte shekulli XIII dhe klanet e rajonit, pa asnjë etikë, përvetësuan territoret, plaçkitën toka dhe bagëti, edhe duke vrarë nëse ishte e nevojshme. Ajo tokë anarkiste dhe e askujt ishte shumë e rrezikshme për të provuar të sundohej. Për Mbretërit e Anglisë dhe Skocisë nuk ishte ndonjë copë toke e çmuar apo me potencial të lartë bujqësor, kështu që lufta për të nuk konsiderohej e nevojshme.

Më 1530 Mbreti James V i Skocisë nisi një luftë kundër klaneve që dominonin ato troje duke burgosur dhe dënuar familje të tëra. Në 1552, Skocia dhe Anglia ndanë ato territore kufitare midis tyre duke ia hequr pavarësinë që në fakt i përkiste rajonit.

Që nga ai moment, gjithçka ka mbetur thuajse e pandryshuar ndërsa ajo që ka ndodhur më parë, mbahet e kyçur në një histori të thënë keq por të pashlyeshme.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Vendet më të vizituara në planet dhe surpriza shqiptare në klasifikimin botëror
Evropa e mbingarkuar nga turizmi masiv: 30 qytete ikonë për t’u shmangur dhe alternativat surprizë që ofrojnë bukuri, histori dhe qetësi larg stresit
Londra, Bali, Dubai: pse ishin ndër destinacionet më të njohura në botë?
Një udhëtim në Planetin e Ëndrrave: nga metropolet futuristike te natyra e paprekur, ja shtetet që po çmendin banorët e botës, sipas 200 mijë udhëtarëve
Është aeroporti më i shtrenjtë në botë, një birrë kushton aq sa një vakt luksoz
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Aurel PLASARI – 1500 lekë kujtesë historike
Next Article Princi Charles dhe “gjesti i mrekullueshëm për Camillën” (gjatë muajit të mjaltit me Dianën)

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?