Kombet që mbrojnë gazetarët dhe median e pavarur
Reporterët pa Kufij (RSF) kanë publikuar raportin e tyre vjetor mbi lirinë globale të shtypit, duke shqyrtuar rajonet më të mira dhe më të këqija për gazetarinë. Liria e shtypit është thelbësore për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, pasi mundëson transparencën dhe llogaridhënien. Por ndërsa disa rajone ofrojnë mbrojtje të forta dhe medie vërtetë të pavarura, sfidat mbeten, madje edhe në vendet më të mira. Gazetarët duhet të qëndrojnë vigjilentë për të ruajtur pavarësinë dhe sigurinë e tyre. Në rreshtat e mëposhtëm ne kemi evidentuar 30 rajonet kryesore ku liria e shtypit është prioritet, duke treguar mjedise mediatike rezistente që mbështesin vlerat demokratike.
Vazhdojmë së bashku pra, në zbulim të rajoneve më të mira në botë përsa i përket lirisë së shtypit.
30. Cape Verde (Kepi i Gjelbër) – Cape Verde dallohet në rajon për mjedisin e tij miqësor ndaj gazetarëve. Ky komb i arkipelagut afrikan e garanton lirinë e shtypit me kushtetutë, duke e lejuar median të veprojë në mënyrë të pavarur dhe pa frikë nga censura qeveritare.
29. Australia – Australia renditet në vendet e para për lirinë e shtypit, me mbrojtje ligjore që e lejojnë gazetarinë e pavarur dhe raportimin transparent, të lirë nga ndërhyrja apo censura qeveritare.
28. Namibia – Namibia e mbështet fort lirinëe shtypi me mbrojtje kushtetuese, media të pavarura dhe një censurë qeveritare minimale.
27. Afrika e Jugut – Afrika e Jugut mbetet një vend lider i lirisë së shtypit afrikan. Gazetarët janë të mbrojtur nga Neni 16 i Kushtetutës dhe qeveria e respekton gjerësisht pavarësinë e medias.
26. Xhamajka – Xhamajka ka një shtyp të lirë dhe të pavarur, me mbrojtje të fortë ligjore, duke lejuar një gazetari të larmishme dhe kritike pa frikën e censurës.
25. Franca – Franca mbështet fuqimisht lirinë e shtypit, me mbrojtje ligjore që u lejojnë gazetarëve të raportojnë në mënyrë të pavarur në një peizazh të larmishëm mediatik, me ndërhyrje minimale nga ana e qeverisë.
24. Tajvani – Tajvani gëzon një liri të qëndrueshme të shtypit dhe mbështetje të fortë qeveritare për median e pavarur. Gazetarët gëzojnë mbrojtje të forta dhe janë pjesë e një prej ambjenteve online më të lira në Azi.
23. Spanja – Spanja mbështet lirinë e shtypit me mbrojtje të forta ligjore për gazetarinë e pavarur. Që nga fundi i diktaturës së Francos më 1975, vendi ka nxitur një panoramë të larmishme mediatike në mbështetje të lirisë së shprehjes.
22. Austria – Austria mbështet lirinë e shtypit përmes mbrojtjeve të forta ligjore, duke i lejuar mediat e pavarura të veprojnë pa ndërhyrje domethënëse qeveritare, duke garantuar raportim të larmishëm dhe shkëmbim të lirë idesh.
21. Kanadaja – Kanadaja renditet në krye të lirisë së shtypit, me me mbrojtje të forta ligjore për gazetarët dhe mediat e larmishme. Qeveria mbron lirinë e shprehjes, duke u garantuar gazetarëve mundësinë që të mund të shkruajnë pa censurë.
20. Mbretëria e Bashkuar – Mbretëria e Bashkuar mbështet një liri të fortë të shtypit, me mbrojtje ligjore që garantojnë një ndërhyrje minimale qeveritare. The Times, e themeluar në 1785, është një shembull i shkëlqyer i ndikimit të gjatë gazetaresk në vend.
19. Trinidad e Tobago – Trinidad e Tobago ka një ambient të fortë mediatik, ku liria e shtypit është e sanksionuar me Kushtetutë dhe mbrojtjet ligjore garantojnë ndërhyrje minimale qeveritare.
18. Belgjika – Belgjika renditet në krye të lirisë së shtypit, me një panoramë mediatike të larmishme dhe mbrojtje të fortë ligjore. Si anëtare e Koalicionit për Lirinë e Medias, ajo ndeshet për sigurinë dhe lirinë e medias në nivel global.
17. Islanda – Islanda renditet krye të lirisë së shtypit, me mbrojtje të forta ligjore dhe me një censurë minimale. Korniza ligjore garanton lirinë e shtypit dhe aksesin në informacionin publik në një kontekst transparent.
16. Zelanda e Re – Zelanda e Re mbështet lirinë e shtypit përmes mbrojtjes së fortë ligjore. Gazetarët mund të shkruajnë lirisht dhe në mënyrë të pavarur në një ambjent mediatik me censurë minimale.
15. Letonia – Shteti i parë ish sovjetik që iu bashkua BE më 2004, Letonia mbështet lirinë e shtypit me mbrojtje të forta ligjore dhe ndërhyrje minimale nga ana e qeverisë.
14. Lituania – Lituania mbështet lirinë e shtypit me mbrojtje të forta ligjore dhe ndërhyrje minimale nga ana e qeverisë, duke e promovuar gazetarinë e pavarur dhe debatin e hapur publik në panoramën e saj të larmishme mediatike.
13. Luksemburgu – Luksemburgu garanton lirinë e shtypit me garanci të forta ligjore. Gazetarët punojnë në mënyrë të pavarur dhe dimensionet e shtetit nuk e kufizojnë impenjimin e tij në favor të mediave të hapura dhe demokratike dhe të lirive të shprehjes.
12. Lihtenshtajni – Në Lihtenshtajn, liria e shtypit mbrohet nga vlerat demokratike dhe ligji. Edhe pse e limituar, panorama mediatike lejon gazetari të pavarur pa ndërhyrje apo censurë qeveritare.
11. Gjermania – Gjermania e mbështet lirinë e shtypit përmes ligjeve të forta për gazetarët. Ambjenti i saj i larmishëm mediatik promovon gazetarinë e pavarur, duke garantuar një gamë të gjerë perspektivash pa ndërhyrje apo censurë qeveritare.
10. Republika Çeke – Republika Çeke garanton lirinë e shtypit me mbrojtje të forta ligjore, një panoramë mediatike të larmishme dhe transparencë qeveritare. Financimi publik dhe ulja e përqendrimit mediatik përmirësojnë klasifikimin.
9. Zvicra – Zvicra mbështet vlera të forta demokratike dhe lirinë e shtypit, me gazetarë që punojnë në një ambjent të sigurt dhe të pakufizuar, i cili promovon media të larmishme e të pavarura dhe gazetari të hapur.
8. Portugalia – Liria e shtypit mbetet e fortë në Portugali, me mbrojtje ligjore për gazetarët, kufizime minimale qeveritare dhe një vlerësim të lartë për lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e medias.
7. Irlanda – Shtypi irlandez është i lirë dhe i gjallë, me një traditë të gjatë të gazetarisë së pavarur. Ligjet e forta mbrojnë lirinë e shtypit dhe ndërhyrja e qeverisë është minimale.
6. Danimarka – Danimarka ofron një liri të shkëlqyer shtypi, me mbrojtje ligjore për gazetarët dhe një qeveri transparente.
5. Finlanda – Finlanda renditet në krye për lirinë e shtypit, me mbrojtje të forta ligjore për gazetarët dhe censurë minimale. Renditet vazhdimisht e shkallët e para në klasifikimet globale të lirisë së shtypit, si demonstrun i ambjentit e saj të fortë mediatik.
4. Suedia – Suedia është e njohur për lirinë e saj të fortë të shtypit, me një angazhim për transparencë dhe gazetari të pavarur. Liria e fjalës, liria e shtypit dhe hapja janë themelore për shoqërinë suedeze, duke garantuar censurë minimale.
3. Holanda – Holanda mbështet lirinë e shtypit me mbrojtje të forta ligjore, duke garantuar pavarësinë dhe sigurinë e gazetarëve. Një shtyp i lirë është thelbësor në një shoqëri demokratike, pa ndërhyrje qeveritare në lirinë e fjalës apo të të shkruarit.
2. Estonia – Estonia renditet e dyta në nivel global për lirinë e shtypit falë qeverisjes së saj transparente, shtypit të lirë dhe kontrollit minimal qeveritar mbi përmbajtjen dhe shprehjen e medias.
1. Norvegjia – Norvegjia, vazhdimisht renditet e para për lirinë e shtypit, me mbrojtje të forta ligjore, stabilitet politik dhe ndërhyrje minimale qeveritare, duke i garantuar medias të veprojë lirisht dhe në mënyrë të pavarur.
Burimet: (Reporterët pa kufi) (Euronews)