GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: “Shqipëria vendi me korrupsionin më të lartë në rajon”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

“Shqipëria vendi me korrupsionin më të lartë në rajon”

By
GazetaTjeter
22/07/2023
5 Min Read
Share
SHARE

Barometri Ballkanik 2023 për gjashtë muajt e parë të këtij viti, i publikuar së fundi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, sjell opinonin publik përmes anketimit të rreth 60 mijë qytetarëve dhe 12 mijë bizneseve në Ballkanin Perëndimor lidhur me pritshmëritë e tyre për jetën dhe punën, tendencat në situatën politike, social-ekonomike të rajonit, qëndrimet e tyre ndaj bashkëpunimit rajonal dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Në gjashtë vendet e rajonit – Serbi, Shqipëri, Bosnjë-Herzegovinë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Kosovë – 27 përqind e qytetarëve të anketuar mendojnë që niveli i korrupsionit është rritur. Sipas tyre korrupsioni është problemi më i madh shqetësues për zhvillimin e rajonit dhe plotësimin e aspiratave të tyre.

Shqipëria vendi me korrupsionin më të lartë në rajon

Sipas perceptimit publik të 38 përqind të qytetarëve shqiptarë të anketuar, Shqipëria është vendi me korrupsionin më të lartë në rajon. Në vendin e dytë vijnë Bosnjë-Herzegovina dhe Maqedonia e Veriut me 26 përqind, të ndjekura nga Mali i Zi dhe Serbia me 25 përqind. Nivelin më të ulët në Ballkanin Perëndimor lidhur me perceptimin publik për korrupsionin e ka Kosova me 22 përqind të qytetarëve të saj të anketuar.

Lexo më shumë

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’

Në vijim të pasojave të korrupsionit 69 përqind e qytetarëve të anketuar në nivel rajonal mendojnë që ligji nuk zbatohet njëlloj për të gjithë, nivel që përbën 7 përqind më shumë se një vit më parë.

Besim i ulët tek partitë politike

Pjesa dërrmuese e qytetarëve të anketuar të rajonit, 75 përqind e tyre, nuk u besojnë partive politike. Ndërkohë që 45 përqind ndihen të kërcënuar nga posedimi ilegal dhe keqpërdorimi i armëve.

Shpopullimi i rajonit – 71 përqind e rinisë dëshiron të emigrojë

Emigrimi dhe ikja e trurit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është një problem shqetësues për rajonin. Në nivel rajonal 44 përqind e të anketuarve dëshërojnë të largohen nga vendi i tyre, shifër kjo që është 5 përqind më e lartë se vitin e kaluar.

Alarmante është perspektiva e jetës së rinisë në të gjashta vendet e rajonit: 71 përqind e të rinjve e projektojnë jetëm në emigracion, larg vendit të origjinës.

Kosova kryeson në dëshirën për emigrim

Sipas të dhënave të publikuara nga Barometri Ballkanik 2023 në krye të vendeve të rajonit lidhur me emigrimin qëndron Kosova me 57 përqind të qytetarëve të saj të anketuar, e ndjekur nga Mali i Zi me 45 përqind, Shqipëria me 44 dhe Serbia me 41.Nivelin më të ulët në rajon e ka Bosnje-Hercegovina, ku vetëm 38 përqind e qytetarëve të saj të anketuar e projektojnë jetën e tyre duke u larguar nga vendi.

BE-ja ka ulur mbështetjen për rajonin

Të dhënat e Barometrit Ballkanik 2023 tregojnë që 59 përqind e qytetarëve të anketuar në gjashtë vendet mendojnë se ka rënie të mbështetjes së rajonit nga BE-ja, shifër që përbën një perceptim publik prej 3 përqind më shumë në krahasim me vitin e kaluar.

Në krye të vendeve të rajonit për këtë perceptim qëndron Shqipëria me 92 përqind të qytetarëve të saj të anketuar, e ndjekur nga Kosova me 66 përqind, Maqedonia e Veriut me 60, Bosnje-Hercegovina me 52 dhe Serbia me 34 përqind.

Perceptimi publik rajonal në Barometri Ballkanik 2023 për rënien e mbështetjes së BE ndaj rajonit publikohet tre muaj para zhvillimit më 16 tetor, në Tiranë, të Samitit të radhës të Procesit të Berlinit. Ky proces nisi në vitin 2014, në kuadër të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, si një nismë diplomatike e ish-kancelares gjermane Angela Merkel, për t’i dhënë impulse të reja integrimit në BE përmes nxitjes së dialogut dhe bashkëpunimit rajonal të vendeve të Ballkanit para integrimit të tyre në BE.

Sipas të dhënave të Barometrit Ballkanik 2023 gjashtë vendet e rajonit e vlerësojnë pozitivisht bashkëpunimin rajonal: 76 përqind e qytetarëve të anketuar mendojnë që bashkëpunimi rajonal është i mirë për ekonomitë e tyre, 69 përqind mendojnë që gjërat që i bashkojnë qytetarët e Ballkanit janë më të rëndësishme se ato që i ndajnë./DW

Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
Veliaj i tradhëtuar, çfarë tregon Facebooku i Lalit
Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”, si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin
Kush e tradhëtoi Erion Veliajn? Çfarë tregojnë përgjimet në burg të ish kryebashkiakut
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Artriti, sëmundja që prek 500 milionë njerëz: Si ta mundni dhimbjen dhe të rimerrni përsëri kontrollin e jetës suaj
Next Article Si u fut Erion Veliaj në skemën e inceneratorëve
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?