GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Shqipëria në prag të kolapsit: nga mungesa e ujit te e dritave, nga shndërrimi në kryeqendrën e drogës në Evropë e deri te mungesa e të ardhmes për rininë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Shqipëria në prag të kolapsit: nga mungesa e ujit te e dritave, nga shndërrimi në kryeqendrën e drogës në Evropë e deri te mungesa e të ardhmes për rininë

By
Dardan MITROVICA
20/08/2025
5 Min Read
Share
SHARE

Prej vitesh, opinioni publik shqiptar është tronditur herë pas here nga lajme për zjarrëvënie masive, shpyllëzime të qëllimshme dhe dëmtime të natyrës. Por, nëse ndalemi vetëm tek flakët dhe pasojat e tyre, rrezikojmë të mos shohim tablonë e plotë të krizës së shumëfishtë që po kalon vendi. Shqipëria nuk po digjet vetëm nga zjarret, por edhe nga një sërë problemesh më të thella, që prekin çdo cep të jetës së qytetarëve.

Contents
  • Kriza e ujit: një vend i pasur me burime, por i etur si në shkretëtirë
  • Errësira e shekullit XXI: mungesa e dritave që ka fikur përfundimisht premtimet e socialistëve
  • Pasiguria totale: të jetosh mes frikës dhe krimit të organizuar
  • Shqipëria karteli i ri i Evropës: nga kanabisi tek kokaina
  • Kriza e shumëfishtë që ve në rrezik të ardhmen e shqiptarëve

Kriza e ujit: një vend i pasur me burime, por i etur si në shkretëtirë

Keni dalë në Tiranë, në kryeqendrën e Shqipërisë? Mjafton të bëni një shëtitje rreth prëve të paradites dhe të pasdrekës. Pika e ujit nëpër çezmet e kryeqytetasve. Shkoni në rrugën Myslym Shyri, apo Aleksandër Moisiu, kaloni nëpër lagjet stërmëdha të Kombinatit apo Kinostudios dhe Ali Demit. Do t’i shihni dhe provoni në lëkurën tuaj! Dhe kur kjo ndodh në mesin e mesit të Shqipërisë, kjo vetëm 1000 metër larg ndërtesës së kryeministrit të gjatë e me syze të kuqe, imagjinoni çfarë ndodh në pjesët e tjera rurale! Në një vend të pasur me burime ujore, qindra mijra qytetarë shqiptarë përballen ende me ndërprerje të vazhdueshme të furnizimit me ujë të pijshëm. Në disa zona uji mungon me ditë të tëra, duke detyruar banorët të mbushin bidonë nga burime të pasigurta. Ky realitet është një ironi e hidhur për një vend që konsiderohet “i bekuar” nga natyra, por i mallkuar nga keqmenaxhimi.

Errësira e shekullit XXI: mungesa e dritave që ka fikur përfundimisht premtimet e socialistëve

Edhe pse menduam se ia dolëm, sot, në shekullin XXI, ende një pjesë e shqiptarëve vazhdon të përjetojë ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike. Mungesa e dritave nuk është më vetëm një bezdi e përditshme, por një tregues i prapambetjes infrastrukturore dhe mungesës së investimeve serioze në rrjetin energjetik. Bizneset vuajnë, familjet jetojnë në pasiguri, ndërsa zyrtarët japin premtime që nuk realizohen kurrë.

Pasiguria totale: të jetosh mes frikës dhe krimit të organizuar

Krimi i organizuar dhe mungesa e sigurisë publike po i japin një tjetër dimension krizës. Nga vrasjet me porosi, tek grabitjet e dhunshme, qytetarët ndihen gjithnjë e më të pambrojtur. Policisë shpesh i mungon kapaciteti dhe ndonjëherë edhe vullneti për t’u përballur me fenomenin, duke lënë hapësirë për një klimë frike dhe mosbesimi.

Shqipëria karteli i ri i Evropës: nga kanabisi tek kokaina

Një nga shqetësimet më alarmante është roli i Shqipërisë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Raporte të shumta ndërkombëtare e cilësojnë vendin si një nyje të rëndësishme të krimit të organizuar në Evropë. Fushat e kanabisit të viteve të shkuara u shndërruan në një simbol të mungesës së shtetit, ndërsa sot, rrjetet kriminale shqiptare janë bërë aktorë të mëdhenj në tregun evropian të kokainës dhe heroinës. Kjo jo vetëm që dëmton imazhin e vendit, por edhe minon të ardhmen e një brezi të tërë.

Kriza e shumëfishtë që ve në rrezik të ardhmen e shqiptarëve

Problemet që po kalon Shqipëria nuk janë thjesht çështje të përditshme, por simptoma të një krize të thellë shoqërore, ekonomike dhe institucionale. Zjarret, mungesa e ujit dhe dritave, pasiguria dhe rritja e ndikimit të narkotrafikut janë hallka të një zinxhiri të rrezikshëm, që po e zhyt vendin në një terren gjithnjë e më të brishtë.

Nëse këto sfida nuk luftohen me politika të forta, me institucione të përgjegjshme dhe me vullnet të vërtetë politik, rreziku më i madh është që Shqipëria të shndërrohet jo vetëm në bazë të narkotikëve në Evropë, por edhe në një shembull tragjik të një shteti që u rrëzua nën peshën e vetë problemeve të tij.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Basir ÇOLLAKU – Politizimi i krimit dhe kriminalizimi i ekonomisë
Next Article Nga Agim XHAFKA – Krevati dopjo…

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?