GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Shqipëria e Narcos dhe aferave të Urso Jr., me miqtë e Ramës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Shqipëria e Narcos dhe aferave të Urso Jr., me miqtë e Ramës

By
Dardan MITROVICA
02/06/2024
6 Min Read
Share
SHARE

Sonte, ‘Report’ rikthehet në Shqipëri, pak ditë nga reklama e Giorgia Melonit për qendrat e grumbullimit të emigrantëve. Do të jetë një spot publicitar i reduktuar ai i 5 qershorit. Qendrat e grumbullimit në ish-koloninë, që qeveria (italiane sh.p.) premtoi se do t’i hapte më 20 maj, siç e dimë, nuk janë ende. ‘Punimet do të përfundojnë në nëntor’, ka deklaruar roja i kantierit për gazetarin Giorgio Mottola të ‘Report’. Por, Edi Rama, kryeministri shqiptar që ka bërë akordin me kryeministren italiane ka e cilësuar si ‘të neveritshëm’ pjesën e parë të emisionit të Sigfrido Ranucci-t: në një intervistë agresive, si në një luftë trup më trup, Rama hedh poshtë me përbuzje akuzën se po drejton një shtet të ndotur nga paratë e narkotrafikut. Ndërsa Meloni, nuk ka pranuar të flasë me ‘Report’.  Ose Telemeloni ose asgjë. Ndërkohë, sërisht dje, Dje ajo i dërgonte ‘një përqafim’ Ramës dhe rikujtonte se 14 vende të tjera të Bashkimit Europian janë gati të ndjekin Italinë në metodën e zhvendosjes së emigrantëve.

Por, Shqipëria flet vetë. Në Tiranën e rrokaqiejve, ku Rama ka qenë kryetar bashkie përpara se të bëhej kryeministër, për çdo tre kulla një është nën hetim për korrupsion apo lidhje të dyshuara me narkotrafikun. 60% e 3.7 miliardë eurove të investimeve në pasuri të patundshme më 2023, shpjegon ‘Report’ me ndihmën e Ola Xama, që është një gazetare ekonomie shqiptare, nuk vjen nga sistemi bankar dhe kësisoj e pagjurmueshme. Përsa i përket qendrave italiane të pritjes së emigrantëve, kostot kanë shkuar nga 39 në mbi 65 milionë: një shumë marramendëse për 3000 persona. Tenderat për parafabrikatet në Gjadër i ka fituar Ri Group Spa, kompani leçeze që i referohet Salvatore Tafuro, i gjykuar më 2018 dhe më pas i ndaluar më 2019 për manipulim të tenderave dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë të forcave ajrore ushtarake lidhur me qendrën e identifikimit në Foggia. Tenderi për mirëmbajtje, me një ulje prej 4.9% që e çon në 134 milionë euro për 4 vite, i shkoi Medihospes. Është një gjigant i sektorit, i lidhur me La Cascina, kooperativa historike e Comunione e Liberazione që ka lulëzuar prej dekadash derisa drejtuesit e saj pranuar fajin për korrupsion në hetimin i njohur si Mafia Capitale, edhe pse në fakt nuk ishte mafia. Medihospes është menaxhuesja kryesore e qendrave të emigrantëve në Romë, menaxhon edhe të tjera dhe kushtet çnjerëzore në të cilat jetonin të huajt edhe në qendrën e Foggia-s, u dokumentuan nga Fabrizio Gatti në ‘L’Espresso’.

TË TJERË ITALIANË, rrëfen ‘Report’, bëjnë biznes në Shqipëri. Një fije e kuqe lidh Pietro Urso, kreun e një kompanie lobbyng society – Italian World Service – nga e cila i ati Alolfo u shkëput përpara se të merrte rolin e ministrit të Made in Italy, me ish politikanin e fuqishëm shqiptar Artan Gaçi dhe me vetë Ramën. Për këtë flet Francesco Becchetti, sipërmarrësi kontrovers roman që hapi kanalin Agon TV në Tiranë, u dënua me 17 vjet në Shqipëri por që tani pretendon 135 milionë euro (të fituara me gjys sh.p.) nga qeveria shqiptare në bazë të një vendimi të arbitrazhit ndërkombëtar.

Në Dhomën e Tregtisë shqiptare Urso jr. rezulton pronar i Asigest Broker Albania, emër i ngjashëm me italianen Asigest Broker spa që vepron në sektorin e sigurimeve në kompetencat e Ministrisë Made in Italy, dikur e Zhvillimit ekonomik dhe e drejtuar pikërisht nga Urso babai. Në Asigest-in shqiptar është edhe një tjetër kompani nga Tirana, Generate, në pronësi të një farë Andi Canaj, ortak edhe i italianëve të tjerë në të dy brigjet e Adriatikut. E ka njohur Pietro Urso-n, ka shpjeguar për ‘Report’, ‘nëpërmjet miqve… të përbashkët’. Teksa Urso Jr. Thotë se nuk e njeh ortakun. Mister! Canaj është i lidhur me Gacin: është ‘vartës i tij’ ka konfirmuar për ‘Report’. Faktikisht ai përdor një adresë emaili të Atcc, kompania e Gacit.

Lexo më shumë

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’

Vetë Gaçi nuk është ndonjë i çfarëdoshëm. Socialist, i afërt me kryeministrin, më parë deputet dhe ish kryetar i komisionit parlamentar të miqësisë italo-shqiptare dhe bashkëshort i ish-ministres së Jashtme të Ramës, Olta Xhaçka. Gaçi po ndërtonte një resort luksoz me vlerë mbi 5 milionë euro pak metra nga deti, në jug të Vlorës, por operacioni ka përfunduar në qendër të një hetimi për korrupsion dhe kantieri është sekuestruar nga drejtësia shqiptare. Plazhi përballë ishte dhënë për përdorim ekskluziv nga qeveria, në të cilën bënte pjesë edhe bashkëshortja e Gaçi-t,në kompaninë Agtcc HotelManager, të një njeriu të lidhur me ish politikanin. Që e ka selinë në të njëjtën adresë si Generate, pra kompania e Canaj e cila nga ana e saj është partnere e Pietro Urso.

Nga Alessandro Mantovani / Il Fatto Quotidiano

Përktheu Dardan MITROVICA

Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
Veliaj i tradhëtuar, çfarë tregon Facebooku i Lalit
Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”, si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin
Kush e tradhëtoi Erion Veliajn? Çfarë tregojnë përgjimet në burg të ish kryebashkiakut
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Andi BUSHATI – Opozita duhet të çlirohet nga kompleksi i bojkotit
Next Article Nga Giorgio MOTTOLA – Arben Ahmetaj, ish zëvendëskryeministri i Tiranës: “I takon krerët e Mafias në zyrën e tij”
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?