GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Shpërthen “lufta” Michel-von der Leyen: çfarë fshihet pas përplasjes në BE
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Shpërthen “lufta” Michel-von der Leyen: çfarë fshihet pas përplasjes në BE

By
GazetaTjeter
14/03/2023
6 Min Read
Share
SHARE

Michel kundërshton von der Leyen: në marrëveshjet me Uashingtonin për lëndët e para, ajo ka shkuar shumë larg. Dhe sipas tij, rrezikon të tjetërsojë Evropën dhe Kinën

Ursula von der Leyen ka tërbuar Charles Michel me vizitën e saj përtej Atlantikut në oborrin e Joe Biden, ku u përpoq të kërkonte një marrëveshje mbi ‘Inflation Reduction Act dhe të ardhmen e marrëdhënieve ekonomike SHBA-Evropë. Në qendër të polemikave është Inflation Reduction Act dhe përgjigjet e dhëna nga Komisioni Evropian, që sipas Michel kanë marrë formën e një hapi përpara nga von der Leyen gjatë takimit ballë për ballë me shefin e Shtetit amerikan në Shtëpinë e Bardhë.

Presidentja gjermane e Komisionit Evropian dhe kreu i Shtetit amerikan, në një deklaratë të përbashkët, deklaruan të premten se duan të negociojnë për faktin se vitet në vijim do “të bëhet e mundur që lëndët e para të nxjerra ose të përpunuara në Bashkimin Evropian mund të mund të përdoren në SHBA” duke kontribuar në tranzicionin e përbashkët energjitik. Dhe, në perspektivë, sfida e gjithanshme me Kinën. Hi syve për presidentin belg të Këshillit Evropian, i cili do t’i kishte kërkuar aparatit të tij ligjor nëse ajo e von der Leyen nuk ishte një shkëputje përpara.

“Argumenti i Këshillit është se Komisioni – burokratët e pavarur të të cilit kanë rolin kryesor në drejtimin e politikës tregtare të bllokut – duhet të konsultohet më shumë me kryeqytetet kombëtare përpara se të nxitojë drejt masave që mund të irritojnë Pekinin”, vëren Politico.eu . Michel synon të kujtojë se është Këshilli, dhe jo Komisioni, ai që përfaqëson shpirtin më të thellë të Evropës dhe interesat e Shteteve, si dhe padyshim që është autoriteti zyrtarisht i rangut më të lartë të Bashkimit Evropian, fjala e fundit e të cilit duhet për pëlqimin e kryeqyteteve kombëtare. Gjithçka përveçse të etur për një luftë me Pekinin.

Zërat u përhapën në të gjithë Brukselin më 13 mars. Aq sa Komisionit iu desh të ndërhynte nëpërjet zëdhënëses Dana Spinant: “Në takimet e ndryshme të Këshillit Europian në të cilat diskutuam mbi Kinën, presidentja von der Leyen ka qenë e qartë mbi nevojën për të shmangur rënien apo rikthimin në situata të varësisë nga sektorë të rëndësishëm si lëndët e para”, ka preçizuar Spinant në një konferencë shtypi, duke kujtuar marrëveshjen e së premtes SHBA-BE si pjesë e agjendës së G7 të udhëhequr nga Japonia për një nxitje të sigurisë ekonomike.

Lexo më shumë

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur

Michel mendon në thelb se njehsimi me SHBA-në dhe heqja dorë nga autonomia strategjike evropiane mbi teknologjinë dhe tranzicionin green do t’i dhurosh një terren kompetitiv komunitar Washingtonit. Michel i referohet sektorëve evropianë më të lidhur me boshtin franko-gjerman, me vizionin e Thierry Breton, Komisionerit për Industrinë, dhe të ish-kancelares Angela Merkel të ngritur mbi një Evropë autonome në zinxhirët e furnizimit dhe në sektorë kritikë të pavarur si nga Kina dhe nga Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa Ursula von der Leyen, ka dëshmuar se për shumë çështje, nga vaksinat për Covid-19 te armët në Ukrainë është një atlantiste e hekurt. Edhe kundër vetë interesave të Gjermanisë së tij. “Shefi i tij i kabinetit Bjoern Seibert ka vepruar si kanali kryesor midis Brukselit dhe Uashingtonit gjatë vitit të kaluar, duke negociuar drejtpërdrejt me figura të nivelit të lartë të administratës amerikane, si këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan dhe ish-Zëvendësin e Sigurisë Kombëtare për ekonominë ndërkombëtare, Daleep. Singh”, shton Politico.

Michel kërkon që vullneti i lirë i Shteteve dhe negociatat e tyre të vazhdueshme të hapin një mandat për Komisionin për të përcaktuar udhëzimet për marrëdhëniet me SHBA. Ndërsa për von der Leyen, nevojë është ajo e sigurisë përballë garantit të përtej Atlantikut në një fazë ku lufta në Ukrainë i afron në frontin gjeopolitik të dyja anët e oqeanit. Realiteti flet për një Evropë të ndarë në të cilën Komisioni po bën hapa përpara, në të cilën paraardhësit e von der Leyen, si Juan Manuel Barroso dhe Jean-Claude Juncker, nuk ishin shtyrë kurrë, madje as në kohën e masave shtrënguese ku Këshilli i ishte kundërvënë shpesh ashpërsisë ekstreme të pushtetit të Komisionit. Dhe përballë ndarjes evropiane, ai që përparon është Uashingtoni. Gjithnjë e më vendimtar në fushën perëndimore falë edhe divide et impera në fushën komunitare.

Konfirmohet gjithashtu edhe natyra jofunksionale e çiftit drejtues të Evropës. Që nga rasti shumë i ashpër Sofagate i Stambollit në fillim të 2021, në të cilin Rexhep Tajip Erdogan detyroi “goditjen e karriges” nga von der Leyen, e cila nuk u ndje e mbrojtur nga Michel gjatë vizitës komunitare në Turqi, marrëdhëniet midis të dyve janë plasaritur gradualisht. Dhe vitet e fundit ato kanë vazhduar në drejtim gjithnjë e më në rënie. Duke rrezikuar aftësinë e BE-së për të reaguar me shpejtësi përballë krizave dhe duke e bërë, ditë pas dite, edhe më vendimtar rolin e Shteteve që mbajnë topin e lojës për të ardhmen e Evropës. Edhe për çështje si reagimi ndaj subvencioneve industriale të SHBA-së dhe marrëdhëniet komplekse ekonomike dhe teknologjike me Kinën. – Il Giornale.it

Përktheu Dardan MITROVICA

Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Berlin, manifestim i madh kundër Merz dhe akordit me AfD
Kush do të performojë në ceremoninë e betimit të Trump: një festë me shumë muzikë country
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Erion DASHO – Kongresi i 50-mijë lekëshit
Next Article Nga Andi BUSHATI – Kur revoltohen këta me vulë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?