Marka britanike ka hedhur në prodhim 25 kopje, të gjitha të shitura, të mitikes DB5 të 007-ës
Pak fatlumë në botë do të jenë në gjendje të ulen pas timonit të një kopje të përsosur të Aston Martin DB5, një nga makinat më ikonike të James Bond, e shfaq për herë të parë në filmin e vitit 1964 ‘Goldfinger’, i treti në serinë kinematografike që sheh protagonist agjentin e famshëm 007. Nga legjendarja DB5 janë realizuar 25 ekzemplarë “klone”.
Aston Martin, në bashkëpunim me EON Production dhe me gurunë e efekteve speciale Chris Corbould, ka filluar prodhimin e ri të DB5, së James Bondit, të mbiquajtur Job 1. Makina po prodhohet në një numër të kufizuar prej vetëm 25 ekzemplarësh: çdo model është i kompletuar me pajisjet që ishin pjesë e e pandarë e agjentit sekret në shërbim të Madhërisë së Saj, natyrisht të gjitha të padëmshme.
Në bordin e DB25 të Aston Martin, që duke filluar nga viti 2021 do të bëjë pjesë zyrtarisht në Formula 1, ka mitralozë të fshehur nën xhamat e llampave, targa rrotulluese dhe kubenë hapëse për ta bërë sediljen e pasagjerit “të kërcyeshme”.
Makinat janë krejtësisht të bëra me dorë: për të realizuar çdo ekzemplar, në repartin Heritage të Aston Martin, duhen afërsisht 4500 orë pune. Një punë shumë komplekse ndërtuese që e bëri markën britanike t’i vendosë në shitje me një çmim nga 2.75 milion paund deri në 3.32 milion përfshirë taksat.
25 kopjet e Aston Martin DB5 të James Bond janë të gjitha rigorozisht në ngjyrë argjendi Silver Birch, ngjyra e makinës legjendare që u shfaq në filmat e 007-ës ‘Goldfinger’ dhe ‘Thunderball’ me Sean Connery, ‘Goldeneye’, ‘Tomorrow Never Dies’ dhe ‘The World Is Not Enough’ me Pierce Brosnan dhe ‘Casino Royale’, ‘Skyfall’ dhe ‘Spectre’ me agjentin sekret të luajtur nga Daniel Craig. Aston Martin DB5 do të shfaqet përsëri në filmin me 007 ‘No Time to die’, me skena me fantastike aksioni.
Përveç DB5 historike, në xhirimin e ri të agjentit 007 që pritet të debutojë në ekranin e madh në vjeshtë, Daniel Craig do të ngasë një markë të re Aston Martin Valhalla, versioni thuajse përfundimtar i AM-RB 003 që ka bërë një paraqitje të bukur në Sallonin e Gjenevës në 2019.
Duhet të kemi parasysh se kopjet e Aston Martin DB5 nuk janë aprovuar për përdorim rrugor: për këtë arsye, me gjasë, shumica e 25 ekzemplarëve të prodhuar, të gjitha të shitura tashmë, do të përfundojnë nëpër muze apo koleksione private. Blerësit e parë fatlumë do t’i marrin xhevahirët e tyre në fund të vitit 2020: ende nuk është e sigurt nëse dorëzimi do të bëhet në Q Branch, reparti imagjinar i kërkimit dhe zhvillimit të shërbimeve sekrete britanike.