GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Sherlock Holmes, trashëgimtarët e Arthur Conan Doyle padisin Netflix
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Kinema/TV

Sherlock Holmes, trashëgimtarët e Arthur Conan Doyle padisin Netflix

By
Dardan MITROVICA
01/06/2020
2 Min Read
Share
SHARE

Trashëgimtarët e Arthur Conan Doyle, shkrimtarit skocez autor i serisë së suksesshme të romaneve dhe tregimeve të lidhura me Sherlock Holmes, kanë hedhur në gjyq Netflix për mënyrën se si shfaqet investigatori i famshëm privat në filmin e ri të prodhuar nga platforma streaming “Enola Holmes”, me regji të Harry Bradbeer (regjizor edhe i Fleabag) dhe i përqëndruar tek motra e Holmes, Enola.

Romanet origjinale të Sherlock Holmes u shkruan në fund të shekullit të 19-të dhe Doyle ka kohë që ka ndwrruar jetë, por kjo nuk do të thotë që trashëgimtarët e tij nuk mund të padisin nëse besojnë se prona e tij intelektuale nuk po përdoret si duhet dhe respektohet.

Filmi i ri në të vërtetë është bazuar në serinë letrare, ‘The Enola Jones Mysteries’ të shkrimtares amerikane Nancy Springer. Por trashëgimtarët e Doyle theksojnë se personazhi i Holmes, i cili sidoqoftë shfaqet vazhdimisht në histori, i luajtur nga aktori britanik Henry Cavil, është shumë larg nga origjinali.

Pjesa më e madhe e romaneve origjinale të Sherlock Holmes janë tani të lira për publikun duke pasur parasysh kohën e kaluar nga botimi i tyre, por trashëgimtarët e Doyle i referohen veprës më të fundit të Doyle, botuar në vitet 1920. Ankesa kryesore ka të bëjë me mënyrën se si Cavil ka interpretuar Holmes, i cili rikthen një detektiv që emocionohet më shumë se ai i lindur nga pena e Doyle, i famshëm për një qëndrim tipik britanik edhe për fshehjen e emocioneve të tij.

Lexo më shumë

Ekrani i madh: ja cilat janë dështimet më të mëdha të historisë botërore
Filmat më të suksesshëm në historinë e kinemasë
Filmat më të bukur romantik në historinë e kinemasë
Filmat (kryevepra) më të nënvlerësuar të të gjitha kohërave
Nga ikona në të harruar: fati i trishtë i disa prej aktorëve më të famshëm të viteve ’90

Trashëgimtarët e Arthur Conan Doyle tashmë kanë paditur edhe përshtatje të tjera të Sherlock Holmes në të kaluarën. Në 2015 ata paditën një projekt tjetër, por lufta u zgjidh shpejt pa probleme. Do të shihet në javët në vijim nëse kjo mosmarrëveshje gjithashtu do të zgjidhet shpejt, duke marrë parasysh që filmi, i cili e sheh Millie Bobby Brown në rolin e Enola Holmes, duhet të arrijë në Netflix në shtator.

80 vitet e Al Paçinos: një mijë fytyrat e një aktori-legjendë
Yje që kanë jetuar mbi 100 vjet
Sharon Stone në lot: edhe një tragjedi tjetër për aktoren
James Bond kampion i arkëtimeve: shifrat rekord të filmit të ri
Hugh Grant, 60 vjeç me elegancë dhe hijeshi
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Ferdinand DERVISHI – DOKUMENTI I CIA/ Rrëfimi i truprojës: Ju tregoj të dashurat e Enverit
Next Article Aurel PLASARI – “Le Monde” një mijë e njëqind
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?