GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: SHBA, gjashtë hapat false të Trampit që nga fillimi i pandemisë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

SHBA, gjashtë hapat false të Trampit që nga fillimi i pandemisë

By
Dardan MITROVICA
19/06/2020
6 Min Read
Share
SHARE

Presidenti ndodhet në disavantazh prej 15 pikësh por ende i frikëson demokratët

Nëse në vend të Donald Trampit tani do të ishte një tjetër President, me siguri shumica e vëzhguesve politikë do të thoshin se zgjedhjet e nëntorit e kishin që tani një fitues dhe sigurisht që nuk do të ishte republikan.

Pse kështu?

Thjesht sepse Presidenti, në vitin më të rëndësishëm për rizgjedhjen e tij, ka pësuar një seri goditjesh si asnjëherë më parë ndonjë President në një hark kohor kaq të shkurtër. Në të njëjtën kohë, përtej dekrarimeve, administrata e tij nuk duket se ka në dorë një strategji të suksesshme politike në një kohë kur Amerika është, pak për të thënë, e çorientuar nga pandemia dhe e frikësuar nga ekonomia.

Lexo më shumë

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur

Shumica e sondazheve i japin Trampit një disavantazh prej 15 pikësh ndaj rivalit të tij Joe Biden, i cili ka qenë i shkëlqyer duke bërë asgjë, duke pritur vetëm hapat false të kundërshtarit të tij që mbërritën përpikmërisht. Shumica e të rinjve, afrikano-amerikanëve, hispanikëve dhe e grave, duket sikur nuk e duan një mandat të dytë trampian.

Por, çfarë hapash false ka hedhur Presidenti që ka humbur kaq shumë pikë në vetëm 5 muaj?

Hapin e parë fals Tramp e bëri kur, në fillim të vitit teksa pandemia godiste Kinën dhe Italinë, ai vazhdonte të përsëriste se ishte një ethe e që do të kalonte sapo të ngrohej koha.

Hapi i dytë fals ishte kur, pasi u ndërgjegjësua për rrezikun dhe për viktimat amerikane, komplimentoi administratën e tij që kishte qenë në gjendje ta mbante brenda 150000 numrin e vdekjeve. Sidoqoftë, një menaxhimi i krizës që shumica e amerikanëve nuk e konsideronte të mjaftueshme. As amerikanët dhe aq më tepër bota e shëndetësisë nuk kanë qenë ndonjëherë dakord me njoftimet e Presidentit për virusin ‘tashmë drejt zhdukjes’, me mënyrën e tij të bashkëjetesës me virusin pa vënë maskë dhe për ekonominë që, në shumë shpejt dhe me siguri ‘do të ringrihet si raketë’.

Hapi i tretë fals ishte rihapja e një Lufte të Ftohtë me Kinën duke e akuzuar, pa prova të dukshme, për krijimin e Koronavirusit në laborator dhe më pas duke e lënë të lirë atë. Një konfrontim i kotë, veçanërisht në një moment kur kërkohej një bashkëpunim maksimal. Hapi i katërt fals ishte vendimi për të mos mbështetur më Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) duke e akuzuar si shumë filo-kineze. Edhe këtu, një luftë absolutisht e papërshtatshme në një kohë po aq të papërshtatshme që ka provokuar vetëm kritika për vendin.

Hapi i pestë fals ishte qëndrimi i mbajtur gjatë protestave për vdekjen e George Floyd, afroamerikanit 46-vjeçar të mbytur nga një polic i bardhë. Mesazhi i tij për ‘Low and Order’ ngjasoi, për shumë vëzhgues, shumë i djathtë dhe të orientuar dobët drejt kuptimit të problemit që kombi kishte nxjerrë në pah me protestat antiraciste. Edhe kërkesa presidenciale për të bllokuar demonstratat me Gardën Kombëtare dukej e tepërt edhe brenda vetë Forcave të Armatosura.

Hapi i gjashtë fals ishin dy vendimet e Gjykatës Supreme kundër kundër dy kërkesave të Presidentit. E para ka mbrojtur me ligj punëtorët nga çdo diskriminim seksual dhe orientim seksual, ndërsa vendimi i dytë ka mbrojtur rreth 700,000 të rinj ‘dreamers’, të ardhur që fëmijë në SH.B.A por pa dokumente, nga deportimi siç do të dëshironte Trampi.

Por, pavarësisht indikatorëve politikë që i japin Tramp vetëm karton të kuq, pesë muaj para zgjedhjeve, frika e humbjes mes demokratëve është e dukshme. Njeriu Tramp duket i rrethuar nga një aureolë pathyeshmërie që e ruan atë nga të gjitha hapat false apo nga “granatat” që bien rrebesh mbi të.

Midis “granatave” tre libra, i pari për marrëveshjen paramartesore që, sipas librit iu ka dashur të ridiskutojë me gruan e tij Melania për ta bindur atë të merrte rolin e First Lady (një libër i konsideruar nga Shtëpia e Bardhë si “mbeturinë”), i dyti i shkruar nga mbesa e tij Meri Tramp, e cila tregon se si ‘u krijua nga familja njeriu më i rrezikshëm në botë’ dhe i treti, i shkruar nga John Bolton, një anëtar i lartë i Administratës Tramp, i cili e ka akuzuar Presidentin për konflikt interesi midis drejtimit të vendit dhe dëshirës së tij për t’u rizgjedhur. Presione të fortë nga Shtëpia e Bardhë po përpiqen të bllokojë botimin e librit.

Sidoqoftë, është herët për të bërë hamendësime. E vërteta është se edhe në zgjedhjet e kaluara treguesit ishin të gjithë të kuq kundër tycoon, por çuditërisht ai nuk ka humbur kurrë.

Do të jetë në gjendje ta bëjë mrekullinë edhe në nëntor?

Përgatiti Dardan MITROVICA

Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Berlin, manifestim i madh kundër Merz dhe akordit me AfD
Kush do të performojë në ceremoninë e betimit të Trump: një festë me shumë muzikë country
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Çdo vit, 570 mijë ton plastikë në Mesdhe
Next Article Xhorxh dhe Amal Kluni në krizë: gati divorci 500 milion dollarësh
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?