GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Sali BERISHA – Pandemia, një mesazh për të gjithë ju miqtë mi dhe çdo shqiptar
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Sali BERISHA – Pandemia, një mesazh për të gjithë ju miqtë mi dhe çdo shqiptar

By
GazetaTjeter
21/03/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Mesazh për të gjithë ju miqtë mi dhe për çdo shqiptar! Përqafoni moton: “JO panikut dhe PO rregullave të kujdesit dhe mbrojtjes nga COVID-19”!

Të dashur miq

Koha që kalojmë është unike në jetën tonë.

Një pandemi e rrezikshme nga COVID-19 ka rrokur planetin dhe Shqipërinë. Në këtë betejë vendimtare për suksesin tonë, më shumë se çdo gjë tjetër është sjellja dhe qëndrimi ynë ndaj COVID-19!

Lexo më shumë

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’

Në betejën kundër COVID-19, çdo njeri nga ne duhet të hedhë poshtë me neveri dhe si shumë të rrezikshëm, panikun që shpërndan si asnjë kryeministër në planet, madje as Kim Jong-un, Edvin Surreli, i cili është i vetmi kryeministër në botë që nga sarajet e tij private ju drejtohet çdo ditë qytetarëve duke mbjellë panik, terror psikologjik.

Ai në krizë haluçinante, mbush mesazhet e tij me aeroplanë luftarakë, tanke, helikopterë, bomba, kamikazë, kufoma të pavarrosura deri dhe ditë kiameti.

Ai flet për tradhëtarë dhe poston skena horror me të sëmurë që japin shpirt apo që dergjen moribond në salla reanimacioni etj. etj. duke tmerruar kështu qindra mijëra fëmijë, por edhe të rritur në këtë vend.

Ndaj ju ftoj miq, hidhni poshtë me neveri një fjalor të tillë, që mund të nxjerrë nga goja vetëm një paranojak i degraduar dhe kurrë jo një njeri normal.

Paniku është në çdo aspekt, një aleat i ngushtë i virusit të kurorës.

Ai ju nxin ditën dhe ua bën ju, shumë herë më të mendueshme, masat që ju merrni në luftën kundër COVID-19.

Paniku ka pasoja shumë të rënda në shëndetin tuaj mendor, rrënon cilësinë e jetës dhe krijon psikoza të rënda fobike tek fëmijët tanë, por edhe tek gjithë të tjerët.

Paniku ju provokon dhe shtyn ju, qytetarëve të përgjegjshëm, që nën ndikimin e tij, të merrni vendime të cilat herë herë mund të kenë pasoja tejet të hidhura.

Unë ju ftoj ju, të dashur miq, që si njerëz normalë, të përgjegjshëm, që duam veten tonë, prindërit, fëmijët, nipërit, mbesat, miqtë, shokët, komshinjtë, komunitetin dhe shoqërinë tonë, t’i themi:

Po, kujdesit dhe masave mbrojtëse.

Të respektojmë higjienën personale, të kufizojmë në maksimum lëvizjet, të shmangim çdo grumbullim dhe kur dalim për nevoja të pashmangshme, të ruajmë distancën së paku 1 metër nga tjetri në rrugë apo në radhë.

Këto rregulla vërtet janë të mërzitshme, imponojnë dhe privacione, por dobia e tyre është e jashtëzakonshme dhe në fund do të ndjehemi të gjithë krenarë për atë që bëmë me misionin shpëtimtar që përmbushëm për veten tonë, me të dashurit tanë dhe mbarë shoqërinë.

Zoti u bekoftë ju, miqtë e mi, familjet tuaja dhe mbarë shqiptarët!

Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
Veliaj i tradhëtuar, çfarë tregon Facebooku i Lalit
Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”, si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin
Kush e tradhëtoi Erion Veliajn? Çfarë tregojnë përgjimet në burg të ish kryebashkiakut
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Poli Hoxha – Na trego planin tënd Ramë; je kryeministër, jo gjyshi që tremb me Gogolin!
Next Article Red VARAKU – Kjo është luftë dhe ti Edvin je tradhtari më i madh i saj
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?