GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Rrogën ta di, tani qeveria do tregojë dashnoret…
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Shqiptare

Rrogën ta di, tani qeveria do tregojë dashnoret…

By
GazetaTjeter
29/11/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Për çfarë e do atë kartë identiteti që e fut në portofolin e boshatisur? Po të dhënat e tjera, si numrin e telefonit, adresën e banimit, apo bindjen tënde politike? I dinë patronazhistët, ata me të cilët Rama u krenua aq shumë, ata skutha lagjeje që pasi merrnin pagën si Rilindas dërgonin të dhënat në zyrat e errëta të partisë, ku vetëm ligji i ndalonte që kundërshtarin politik ta shpallnin armik.

Nuk u mjaftuan vetëm me kaq, por nga zyrat e shtetit dalin të dhënat personale të 370 mijë individëve të punësuar në sektorin shtetëror dhe atë privat. Paga e gjithësecilit u afishua në një skandal të vërtetë që vetëm për qeverinë nuk përbën asnjë problem. Ka mbetur si batutë e vjetër që vetëm shqiptarët të pyesin: Sa e ke rrogën? Ndërsa përgjigjia ishte po aq bajate dhe një humor koti si: Rroga dhe dashnoret nuk tregohen…! Tani rroga bruto të ka dalë sheshit, nga institucionet qeveritare.

Po qarkullon frikshëm ajo listë me të dhënat për pagat, duke përshirë edhe numrin e ID-së apo vendin e punës. Forma nga ka firuar ende nuk dihet dhe as ka për tu zbuluar ndonjëherë për aq kohë sa SPAK-u me emër të madh e ka futur në bodrumin e institucionit dosjen skandaloze të patronazhistëve të Partisë Socialiste. Vetëm qeveria nuk shqetësohet. Skandali është i madh, por për Ramën skandalet edhe të përmasave të tilla janë adrenalinë dhe një lloj eksperimenti masiv social të cilën ai e ka nisur prej tetë vitesh.

Sheshi Skënderbej është i mbushur plot me kurreshtarë që “mahniten” nga dritat e Lali Erit, por sheshi para kryeministrisë është bosh, e askush nuk ka ndërmend të protestojë për atë që quhet drejtëpërdrejtë shkeplje e rëndë e lirive dhe të drejtave të njeriut, që kanë të bëjnë me ruajtjen e të dhënave personale dhe të dhënave sensitive që prekin drejtëpërdrejtë edhe sigurinë e secilit.

Lexo më shumë

Nga Çim PEKA – Abdixhiku, ‘Luli’ i Ramës në Prishtinë!
​146 vjet nga Lidhja e Prizrenit
Fitoi Kosova, ra Serbia. Asambleja e KiE voton pro antarësimit
16 vjet shtet i Pavarur, Kosova sot feston
Ambasadori Hovenier, si minues i pavarësisë së Kosovës

Fqinji të di pagën, ndoshta të majme që ke dhe mund të behesh preh e ndonjë grabitjeje, apo në rastin tjetër më të mirë të sheh përbuzshëm, duke llogaritur pagën e tij që mezi mban frymën dhe të atij “tjetrit” që brenda një muaji kapërcen në shifrat nga 10 milionë-deri në 300 milionë lekë në muaj.

Vetëm brenda një viti, kjo qeveria jonë fort e dashur shpenzon nga 70-80 milionë euro për sigurinë digjitale. Po sot vetëm për siguri nuk mund të flitet. Për aq kohë sa të dhënat e çdo shqiptari ishin në duart e spiunëve të Rilindjes me emrin patronazhistë, pritej që të dilnin edhe skandale të tjera të përmasave të frikshme. Tashmë nuk mbetet gjë tjetër përveçse gjurmët e gishtave që kemi lënë në ID-të dhe në qendrat e votimit të merren dhe hidhen në një skenë krimi. Po ashtu edhe të dhënat tona personale nga grupe kriminale, brenda apo jashtë vendit të përdoren në pastrimin e parave.

Adresën na e dinë, pagën na e dinë, qendrën e votimit na e dinë, numrin personal të kartës së identitetit na e dinë, numrin e telefonit gjithashtu, ka mbetur pa u afishuar vetëm se kush tradhton, me kë shkon dhe sa shkon. Edhe ato dihen, pasi një pjesë janë përdorur edhe nga patronazhistët, por nuk është çudi që po bëhet një “data baze” e veçantë ku pasi na treguan në publik pagën, qeveria të tregojë edhe dashnoret!

Talat Xhaferri, kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, nga ish-oficer i Jugosllavisë te luftëtari që luftoi për të drejtat e popullit të tij
Kosovë, ishte kërkesë e serbëve: Ja draft-statuti i Asociacionit të Komunave serbe, i plotë
Liberalizimi i vizave, agresioni i 24 shtatorit, Asociacioni e njohja de-facto – çfarë u tha në takimin e Osmanit dhe Kurtit me Von der Leyen
Takimi i pamundur mes Edit Ramës dhe Albin Kurtit
Pse po ia mbyllin derën Ramës në Prishtinë
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Sali BERISHA – 28 nëntori 1944, Shqipëria-nga një pushtim i vjetër në një pushtim të ri!
Next Article Red VARAKU – Urdhëri egzekutiv i Biden dhe strategjia e tij për përmbysjen e autokratëve të Ballkanit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?