Garda e vjetër e Partisë Republikane Amerikane ka njoftuar se në nëntor do të votojë ekzaktësisht si në vitin 2016, domethënë kundër Donald Trump. Dhe në këtë mes faktori i përkatësisë fetare ka peshën e tij
Nuk është e rastit që pikërisht tani, në mes të stuhisë së krijuar nga vrasja e George Floyd në Minneapolis, gardianët e vjetër të Partisë Republikane Amerikane njoftojnë se në nëntor do të votojnë ekzaktësisht si në vitin 2016, domethënë kundër Donald Trumpit. Nëse tensionet raciale nuk mund të bënin tjetër veçse ta shtynin në krahët e Bidenit, gjeneralin Colin Powell, gjithmonë një republikan i moderuar, është e rëndësishme të bëhej e ditur edhe orientimi elektoral i mormonit Mitt Romney dhe evangjelistit George W. Bush.
Referenca ndaj përkatësisë fetare është një tjetër rastësi vetëm e dukshme. Romney ka qenë gjithmonë një eksponent i rrymës centrististe të Grand Old Party, në koherencë me përkatësonë e tij fetare. Ne nuk mund të themi të njëjtën gjë për Bushin, por ajo që erdhi pas tij (nga Tea Party tek qiramarrësi aktual i Shtëpisë së Bardhë) e bën të duket konservatorizmin e tij të dhembshur ideologjinë frymëzuese e Fabian Society. Marvin Olasky është rikthyer, për shkak të rrethanave, në George Bernard Shaw.
E njejta gjë po ndodh me një pjesë – për të qenë të qartë: për momentin në pakicë – të evangjelistëve, radhët e të cilave rriten – ngadalë: për të qenë të qartë – numri i atyre që shoin me shqetësim të madh atë që po ndodh në vendin e tyre.
Përkatësia fetare
Pas vendimeve për të zvogëluar fuqitë dhe buxhetet për agjencitë e zbatimit të ligjit në disa qytete të SHBA-ve, nuk është vetëm dëshira për të kënaqur kërkesat e shesheve. Dhe edhe këtu faktori i përkatësisë fetare ka peshën e tij. Emblema e këtyre evangjelistëve që kanë filluar të kenë dyshime në aftësinë efektive të Trump për t’u përballur me situatën është pikërisht W. Bush. është e nevojshme për ta rikujtuar edhe një herë: ishte ai që e filloi Luftën e Irakut në 2003 në bazë të konsensusit të neokoneve, teokoneve, evangjelistëve dhe pentekostalëve.
Nuk është penduar kurrë për këtë gjë, të paktën zyrtarisht. Kthesa që gjërat morën më vonë, megjithatë, nuk e kënaq atë, duke qenë në thelb edhe vetë ai një anëtar mainstream-it amerikane. Sarah Palin dhe The Donald nuk janë. Një ndryshim që ndërthuret edhe me përkatësitë e ndryshme të shumë kishave amerikane, dhe diferencimeve brenda tyre. W. Bush rilindi evangjelist, por ka lindur episkopal. Nuk mund të ndodhte ndryshe, pasi episkopalët ishin lënda jetësore fillestare e protestantizmit përtej oqeanit.
Për të kuptuar më mirë, kushërinjtë e tyre më të afërt janë anglikanët e Anglisë. Historikisht, episkopalët kanë pasur ditë më të mira në Amerikë (duke qenë të parët, të famshmit, puritanë të Mayflower), por menjëherë morën një rol mbizotërues nëpër elita.
Në dekadat e fundit, ashtu si edhe kushërinjtë e tyre britanikë, janë pozicionuar shumë haptazi në çështje teologjike, morale dhe madje edhe gjeopolitike. Është e kotë të thuhet së familja e presidentit më të votuar të të gjithë shekullit XX (e kemi fjalën këtu jo për Bushin e ri, por për babanë Bush) ishte integruar mjaft mirë në këtë kontekst. Madje, shumë e integruar. Djali plangprishës përfundoi tek evangjelistët vetëm sepse, duke respektuar rolin e tij, kishte ndryshuar paksa nga paraardhësi: ishte dhënë pak pas alkoolin si dhe në fund të fundit kishte gjetur një grua të bëshme dhe me karakter të fortë të quajtur Laura.
Por, edhe plaku i kishte shkelur prej kohësh syrin versioneve më integraliste të protestantizmit kombëtar. Për të qenë më të saktë, që nga viti 1988: kur ai doli nga hija pothuajse atërore dhe për këtë arsye e rëndë e Ronald Reaganit dhe u përpoq të ngjitej në Shtëpinë e Bardhë. Kjo gjë rezultoi e suksesshme edhe sepse – si Reagani – ai ishte në gjendje bëhej i pranueshëm për shumicën e heshtur të shteteve të Midwest, ai që ishte një teksan i diplomuar në Yale. Por ishte dashurimi e një vere ose pak më shumë: midis besimtarëve të Praise the Lord në TBN ku vërejti shpejt se nën ato deklarime alla Testamenti të Vjetër kishte shumë pak të fshehura.
Jo, nuk është se kishte pak për t’u fshehur: problemi është, pikërisht e kundërta. Gjithçka ishte aty, dhe gjithçka dilte në bindjen e saj të plotë. Vetëm se dilte siç mund të dilte nga qëndrimi i një bashkësie të pasur pas-anglikane të një familjeje të pasur, të mësuar, pse jo edhe me nënçmim, t’i thoshte gjëra pa ngritur zërin. Me pak fjalë, nuk ishte e drejtë dhe nuk jepte kënaqësi: mori formë një lloj indiferentizmi. Në 1992 Bush e kuptoi këtë në kurriz të tij.
Më vonë, pikërisht kur i biri komanduar forcat e armatosura amerikane, ngjarje të tjera ndërhynë për të thelluar shkëputjen midis episkopalëve dhe evangjelistëve, siç ishte emërimi i një peshkopi të vetdeklaruar homoseksual prej të parëve, me pasojë përçarjen brenda Komunitetit Anglikan të Amerikës së Veriut.
Kundërgoditja e këtyre tensioneve forcoi episkopalët më tradicionalistë, duke i afruar ato me segmente të botës fetare amerikane që deri vonë dukeshin shumë larg, dhe personazhe si Bushi i ri tani mund të gjenden duke qëndruar qetësisht në një bashkësi duke përfaqësuar anën tjetër.
Kush e vlerëson Donald Trumpin
Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Trump, i konsideruar nga shumica e botës episkopale shumë afër pozicioneve ekstremiste, për çështje etike, dhe jo vetëm. Kjo ndryshon shumë gjëra, veçanërisht duke marrë parasysh që dashuri të caktuara, pas katër vjetësh, mund të zbehen, e pse jo, edhe të zhduken plotësisht. Për shembull, evangjelistët që sot thonë se nuk e duan Trump janë tashmë një e treta e totalit. Pak, por këmbana bie për ata që duan të dëgjojnë, për ndërhyrë menjëherë.
Ndërsa ata që rreshtohen në krah të Presidentit aktual janë katolikët ekstremistë. Edhe dje, websiti Life Site me mjaft pathos publikoi një letër të dërguar direkt qiramarrësit të Shtëpisë së Bardhë nga Monsignor Carlo Maria Viganò, e cila sigurisht nuk mund të llogaritet në mesin e fansave të Papa Bergoglios.
“Lutja ime i drejtohet vazhdimisht kombit të dashur amerikan”, shkruan Viganò, “në të ardhmen do të zbulohet se trazirat e këtyre ditëve janë provokuar nga ata që, duke parë se si koronavirusi në mënyrë të pashmangshme po zhduket dhe bashkë me të edhe alarmi shoqëror, e gjetën veten në nevojën për të provokuar tensione sociale, duke e ditur që këto do të pasoheshin nga një represion që, edhe pse i ligjshëm, është i dënueshëm si një agresion i pajustifikuar kundër popullsisë civile”.
Muzikë për veshët e çdo mohuesi të apasionuar pas delikatesave të Realitetit Alternativ. Por sa keq që jo të gjithë katolikët e Amerikës e mendojnë në këtë mënyrë. Në fund të fundit, nuk e mendojnë kështu as edhe të gjithë episkopalët, të cilëve tani po u shkel syrin një evangjelist me fytyrë njerëzore, shumë njerëzore.
Prandaj tani është e qartë se pse para pak ditësh Trump, duke sfiduar protestuesit, shkoi për të vizituar një kishë katolike, por së pari shkuan në një kishë episkopale. Në të dy rastet, hierarkitë përkatëse nuk e kanë mirëpritur aspak. Por, shpresa e Presidentit, megjithatë, nuk është aq shumë për të fituar besimtarët e tyre, sesa të bllokuar George W. Bush-ët e rinj.
Përgatiti Dardan MITROVICA