GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Revolucioni i Shikimit: Shkenca zbulon çelësin për rigjenerimin e qelizave të syrit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Shëndet

Revolucioni i Shikimit: Shkenca zbulon çelësin për rigjenerimin e qelizave të syrit

Trupi i njeriut është një makineri e aftë të vetërigjenerohet natyrshëm. Plagët janë në gjendje të mbyllen dhe të shërohen vetë, frakturat riparohen në mënyrë autonome dhe edhe organe si mëlçia janë të afta të rriten sërish deri në një të tretën e përmasave të tyre fillestare. Krahasuar me kafshët, megjithatë, njerëzit janë fillestarë në fushën e rigjenerimit

By
GazetaTjeter
01/01/2026
5 Min Read
Share
SHARE

Trupi i njeriut është një makineri e aftë të vetërigjenerohet natyrshëm. Plagët janë në gjendje të mbyllen dhe të shërohen vetë, frakturat riparohen në mënyrë autonome dhe edhe organe si mëlçia janë të afta të rriten sërish deri në një të tretën e përmasave të tyre fillestare. Krahasuar me kafshët, megjithatë, njerëzit janë fillestarë në fushën e rigjenerimit.

Contents
  • Fuqia e rigjenerimit te kafshët
  • Eksperimentet e kryera te minjtë
  • Vetitë e proteinës PROX1
  • Trajtimi i patologjive të shikimit

Fuqia e rigjenerimit te kafshët

Nëse nga njëra anë njerëzit janë në gjendje të rigjenerojnë disa inde, nga ana tjetër ekzistojnë peshq, amfibë dhe zvarranikë që janë të aftë të rrisin sërish gjymtyrë të tëra dhe organe kryesore, përfshirë indet e trurit, të sistemit nervor qendror, të zemrës dhe të retinës (indi më i brendshëm dhe më i ndjeshëm ndaj dritës i syrit).

Për një kohë shumë të gjatë shkenca ka tentuar të anashkalojë natyrën dhe të bëjë të mundur rritjen e qelizave neuronale të retinës te gjitarët. Në botë ka rreth 300 milionë njerëz me një formë degjenerimi të retinës që me kalimin e kohës mund të çojë në ulje të shikimit ose në verbëri. Megjithatë, shumica e indeve të sistemit nervor qendror te gjitarët nuk është e aftë të rigjenerohet në mënyrë autonome.

Eksperimentet e kryera te minjtë

Një grup studiuesish nga Korea Advanced Institute of Science and Technology ka kryer së fundmi disa eksperimente me minj, sepse ata janë më të ngjashëm me qeniet njerëzore. Në studimin e publikuar në fund të marsit në Nature Communications, shkencëtarët përshkruajnë në detaje një metodë që në njëfarë mënyre mund të rikthejë shikimin te njerëzit.

Disa studime të mëparshme kanë treguar se shumë kafshë janë në gjendje të rrisin sërish qelizat e tyre retinike: mbi të gjitha zebrafishi, Danio Zebrato, një peshk që është në gjendje – pas një dëmtimi – të riprogramojë qelizat e tij gliale të Müller-it, roli i të cilave është të ruajnë funksionalitetin e qelizave të retinës. Këto qeliza janë të afta të zëvendësojnë plotësisht qelizat e dëmtuara me neurone retinike funksionale.

Fatkeqësisht, evolucioni i Danio Zebrato është rreth 375 milionë vite përpara atij të qenieve njerëzore: për pasojë, është shumë e vështirë të pritet që një person, në një kohë relativisht të shkurtër, të arrijë të rigjenerojë qelizat e veta në këtë mënyrë.

Vetitë e proteinës PROX1

Ekipi i institutit korean u përpoq ta anashkalonte problemin duke shtypur një proteinë të quajtur PROX1, e cila është në gjendje të pengojë zhvillimin e disa qelizave retinike te gjitarët. Studiuesit vunë re se PROX1 kishte tendencë të grumbullohej në qelizat gliale të Müller-it te minjtë pas një dëmtimi. Ky proces frenues nuk u vu re në të njëjtat qeliza te peshqit e aftë për rigjenerim.

Duke bllokuar PROX1 dhe duke parandaluar shtypjen e qelizave të reja retinike, ekipi korean mbështeti rigjenerimin e retinës te minjtë me retinit pigmentoz, një patologji që konsiston në përkeqësimin e fotoreceptorëve brenda retinës. Efektet e rigjenerimit zgjatën për gjashtë muaj: rigjenerimi i parë neuronal afatgjatë brenda retinës së gjitarëve.

Trajtimi i patologjive të shikimit

Syri është një organ jashtëzakonisht kompleks: për këtë arsye shkencëtarët në mbarë botën po përpiqen të studiojnë mekanizma të ndryshëm molekularë që mund të jenë përgjegjës për paaftësinë tonë për të rritur sërish neuronet e retinës. Ekzistojnë disa studime në këtë drejtim dhe të gjitha janë të orientuara drejt arsyeve që lidhen me paaftësinë e qenies njerëzore për të kryer një rigjenerim të vërtetë qelizor.

Së fundmi, disa shkencëtarë kanë provuar të adoptojnë një qasje më të përqendruar te “hardware”-i, duke zhvilluar metoda që përdorin nanopjesëza ari të stimuluara nga lazerët për të anashkaluar fotoreceptorët e dëmtuar. Kjo metodë mund të stimulojë gjithashtu qelizat që ndodhen më lart në zinxhirin vizual dhe mund të jetë e dobishme për patologji si retiniti pigmentoz ose degjenerimi makular.

Artikull i shkruar nga bashkëpunëtorë të jashtëm, për info dhe bashkëpunime na shkruani në emailin tonë

Të humbësh 1 kg në javë pa shumë kërkesa: përsërite këtë skemë derisa të bëhet zakon
Alzheimer, si të mbrojmë trurin: mjafton një gjest i thjeshtë, i përditshëm, për të ulur ndjeshëm rrezikun nga sëmundja e tmerrshme
5 shkaqe të zakonshme të shtimit të peshës papritur dhe të pashpjegueshme
Rregulli 7-11-4: për një zemër të fortë dhe jetë të gjatë
Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Sebastian ZONJA – Tirana, Prishtina, Rama, Kurti dhe dilemat false të Buzhalës
Next Article Nuk mjafton vetëm të kesh ARMË për të bërë LUFTË: Leksioni i MARGARET THATCHER për kë është kundër riarmatimit

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?