Protesta në më shumë se 132 shtete
Në të gjithë botën, protestat në Francë, Kili dhe Afrikën e Jugut, ndër të tjera, kanë ngritur shqetësime serioze për kompanitë e sigurimeve. Që nga viti 2017, Carnegie Endowment ka raportuar protesta në më shumë se 132 vende.
Protesta në Peru – Sipas Allianz, midis dhjetorit 2022 dhe janarit 2023, protestat në Peru kanë shkaktuar dëmet më të mëdha në infrastrukturë. Humbjet e regjistruara nga industria e sigurimeve arritën në afërsisht 1.3 miliardë dollarë.
Protesta në Afrikën e Jugut, Francë dhe Kili – Në Afrikën e Jugut, trazirat e vitit 2021 shkaktuan humbje prej 1.9 miliardë dollarësh. Në Francë, kryengritjet e Gilet Gialli – Jelekverdhëve, më 2018 shkaktuan humbje prej 1.1 miliardë dollarësh. Në Kili, protestat e vitit 2019 shkaktuan humbje prej 3 miliardë dollarësh.

