Mbytja e George Floyd: “I can’t breathe – Nuk marr dot frymë”, trazira Civile
Të ardhur në vendngjarje, katër agjentë policie ndërhynë për të marrë në pyetje dhe arrestuar Floyd. Njëri nga oficerët i vuri gjurin në qafë dhe shpinë për minuta të tëra. Floyd i lajmëroi agjentët se nuk arrinte dot të mbushej me frymë.
Derek Chauvin, agjenti i policisë i gjunjëzuar në qafën e Floyd, vazhdoi të ushtronte peshën e trupit të tij, duke e vrarë ngadalë me mbytje. Akti arriti të regjistrohej në video dhe të shpërndahej nëpër mediat sociale duke tmerruar publikun amerikan.
Shpërthejnë protestat. Kësaj here, u përhapën menjëherë. Jo më të veçuara në disa lokalitete, protestat civile në përgjigje të brutalitetit policor u përhapën rrufe në të gjithë vendin. Amerikanët zbritën në rrugë për të shprehur revoltën e tyre.
Shkalla e protestave – Trazirat civile u përhapën në të gjithë vendin dhe humbjet filluan të shtoheshin. Në 20 shtete, humbjet e kompanive të sigurimeve ishin të pafundme, të ngjashme me ato të trazirave të Los Angeles në vitin 1992. Shifrat variojnë midis 1 dhe 2 miliardë dollarëve.
Llogaritjet e sigurimeve – Si lidhet kjo me llogaritjet e sigurimeve? Për kompanitë e sigurimeve, sa më të lokalizuara të jenë trazirat civile, aq më mirë është; në këtë mënyrë, rreziku mund të llogaritet me kujdes dhe të gjurmohen parametra të saktë.
Shpërndarja e protestave – Ajo që i shqetësonte kompanitë e sigurimeve në lidhje me protestat e vitit 2020 ishte natyra e shpërndarjes së tyre. Kur trazirat janë të përhapura, bëhet shumë më e vështirë të parashikohen humbjet dhe në të njëjtën mënyrë edhe rreziqet.

