GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Red VARAKU – Rruga e rrezikshme ku ka hyrë demokracia shqiptare
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Red VARAKU – Rruga e rrezikshme ku ka hyrë demokracia shqiptare

By
Red VARAKU
15/05/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Masakra zgjedhore e 25 prillit  jo vetëm ka ricikluar krizën e demokracisë shqiptare, por e ka thelluar dhe e ka futur atë në një rrugë të minuar, ndërsa vendin e ka futur në një spirale shumë të rrezikshme.

Kjo masakër e ka disintegruar tërësisht shoqërinë, e cila e ka humbur plotësisht orientimin, ndërsa palët i ka rikthyer në pozicione shumë më ekstreme se ç’ishin para këtyre zgjedhjeve.

Kuptohet që me kalimin e ditëve, me zbardhjen e krimit elektoral që po vazhdon si dhe me publikimin e raportit të OSBE/ODHIR, i cili parashikohet të jetë i zi sterrë referuar raportit paraprak dhe raportit të misionit të SHBA-ve, situata do të vijë duke u përkeqësuar dhe mund të degradojë nga momenti në moment.

Kjo sepse mekanizmi i zgjedhjeve, i cili nuk është gjë tjetër vetëm se një përpjekje për të zgjidhur konfliktet shoqërore në mënyrë paqësore, ka rënë.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Humbja e mundësisë për rikthimin e demokracisë përmes një mekanizmi paqësor siç janë zgjedhjet, është një ogur i keq për Shqipërinë, sepse paralajmëron një periudhë shumë të vështirë.

Dihet që nëse bie mekanizmi i zgjedhjeve, që është i vetmi mekanizëm që i jep legjitimitet një qeverisjeje dhe i vetmi mekanizëm që mban në këmbë stabilitetin dhe demokracinë, situata ka rrezik të kthehet në çdo çast në një exploziv.

Çdo mekanizëm tjetër përveç zgjedhjeve të lira jo vetëm që nuk garanton stabilitet siç mendojnë fatkeqësisht dhe disa të korruptuar në Bruksel dhe Washington, por prodhon në mënyrë të pashmangshme përplasje dhe destablitet.

Dhe kur bien zgjedhjet si i vetmi mekanizëm korrigjimi i gabimeve të shoqërisë, në fakt ka rënë shteti ligjor dhe sundimi i ligjit dhe ajo që mbetet si alternativë është vetëm vetëkorrigjimi i dhunshëm i shoqërisë nga brenda ose presioni i faktorëve të tjerë nga jashtë.

Problemi është se nga brenda janë konsumuar të gjitha format paqësore të rezistencës dhe opozita nuk e ka më luksin të bëjë një përballje paqësore. Si pasojë e vetmja mundësi që kjo krizë të mos degradojë në përplasje të dhunshme të popullit me pushtetin është presioni i jashtëm, sepse vetëm bllokimi integrimit nuk mjafton.

Rama jo vetëm nuk shqetësohet që vendi mund të mbetet jashtë BE, por duket sikur këtë e ka objektiv të rëndësishëm, sepse integrim do të thotë më shumë drejtësi, më shumë demokraci, për pasojë dhe zgjedhje të lira që automatikisht sjellin largimin e tij.

Presioni duhet të jetë i gjithanshëm deri në zgjidhjen përfundimtare të krizës ashtu siç ndodhi me Gruevskin, i cili i fitoi zgjedhjet por nuk i gëzoi dot , sepse pas një viti u detyrua të largohet për shkak të presionit.

Përndryshe gjërat do të përkeqësohen dhe kësaj here opozita nuk ka pse të mbajë asnjë përgjegjësi për pasojat. Kjo sepse përballë një regjimi që tenton brutalisht asgjësimin e saj dhe asgjësimin e demokracisë, nuk ka mision më jetik për opozitën se sa rezistenca dhe rikthimi i demokracisë me çdo çmim dhe sakrificë.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Erl KODRA – Opozita si lakmues për koherencën ndaj vendit
Next Article Denoncimi i manipulimit, s’ka pse e pengon analizën në PD
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?