GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Red VARAKU – Refuzimi i negociatave si përgjigje Europiane kundër arbitraritetit Amerikan në Ballkanin Perëndimor
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Red VARAKU – Refuzimi i negociatave si përgjigje Europiane kundër arbitraritetit Amerikan në Ballkanin Perëndimor

By
Red VARAKU
23/06/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Me gjithë ndërhyrjen e fuqishme amerikane për hapjen e negociatave me Shqipërinë përmes Sekretarit Blinken, Europa sërish ia mbylli derën me vendosmëri Edi Ramës .

Sado përpiqen që ta maskojnë të vërtetën, është e qartë që vendimet për bllokimin e negociatave nga BE për vende që aspirojnë anëtarësimin , nuk janë asnjëherë vendime teknike, por janë thellësisht vendime politike.

Këto vendime kthehen thjesht në mjete politike, që BE i përdor për të ushtruar presion në funksion të arritjes së një objektivi të caktuar.

Sigurisht, për bllokimin e integrimit gjenden mekanizma ne dukje teknikë, fjala vjen siç është vetò-ja e Bullgarisë kundër Maqedonisë së Veriut , por në thelb ky bllokim mbetet politik dhe përcjell një mesazh thelbësisht politik.

Kësisoj çdo vendim përpara se të interpretohet teknikisht më së pari duhet të interpretohet politikisht, përndryshe çdo interpretim tjetër nuk ka asnjë vlerë.

Për të kuptuar qëllimin politik të Brukselit ,me vendimin e tij të prerë për moshapjen e negociatave, duhet të analizojmë me kujdes raportin e BE me Ballkanin Perëndimor, sidomos qëndrimin e saj në raport me zgjidhjen e konfliktit Kosovë -Serbi, që është dhe thembra e Akilit për këtë rajon. 

Duhet të kuptojmë që BE nuk e pranon që të delegjitimohet roli i saj dhe të anashkalohet qëndrimi i saj në lidhje me çështje që prekin drejtpërdrejtë Ballkanin Perëndimor dhe ndryshojnë dinamikat brenda tij .

Gjithashtu , duhet të kuptojmë që ajo nuk e njeh dhe nuk e toleron qasjen amerikane për zgjidhjen e këtij konflikti, e cila përmes projektit të minischengenit e kthen Beogradin në kryeqytet të Ballkanit Perëndimor, dhe Aleksandër Vuçiçin në një Putin të vogël të rajonit, duke i bërë kështu një shërbim të jashtëzakonshëm Rusisë dhe duke e kthyer rajonin në një fuçi baruti që mund të hedhë në erë vetë BE.

Ajo nuk e toleron injorimin e SHBA kundrejt qasjes tradicionale europiane të deritanishme të integrimit, ku kufinjtë aktualë të rajonit konsiderohen të shenjtë dhe ku instrumentet kryesore për integrimin e zhvillim ekonomik në Ballkanin Perëndimor mbeten strikt krijimi i Tregut të Perbashket Rajonal dhe CEFTA, dy produkte të Procesit të Berlinit (Kriteri i Kopenhagenit  nr. 2) , të cilat e bëjnë ekonomikisht të pranueshëm këtë rajon në BE.

Me një fjalë qasja amerikane tenton të imponojë Beogradin si qendër ku gravitojnë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, siç është Rusia për vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, ndërsa qasja europiane tenton një zhvillim të njëtrajtshëm të  shteteve përbërëse të rajonit dhe më pas integrimin e natyrshëm në BE.

Pikërisht tek ky dualizëm i qëndrimeve  të SHBA dhe BE duhet parë dhe refuzimi i hapjes së negociatave edhe kësaj here. Dualizëm që prodhoi dhe largimin arbitrar të Albin Kurtit vjet nga pushteti. Dualizëm që prodhoi mbajtjen me dhunë në pushtet të Edi Ramës , kryeministrit më të korruptuar të Europës .

Dualizëm që prodhoi dhe këtë refuzim të tetë, që do të thotë që sa kohë SHBA dhe BE do të kenë qasje diametralisht të kundërta në lidhje me zhvillimin e rajonit , zhvillimet në Ballkanin Perëndimor do të vazhdojnë të mbeten të ngrira dhe shtetet përbërëse do të vazhdojnë të mbeten prè e lehtë e faktorëve të tretë .

Një shërbim ky i jashtëzakonshëm që i bëhet Beogradit, i cili e ka interes parësor vazhdimin e kësaj gjendjeje të ngrirë në rajon dhe një dëm i pallogaritshëm që i bëhet vendeve të tjera , por veçanërisht Kosovës, e cila vazhdon të mbahet peng dhe e izoluar nga mungesa e një zgjidhje përfundimtare.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Populli është europian, jo ti
Next Article Vetëvritet në burg në Spanjë, John McAfee | Jeta aventureske e plot dritëhije e informaticienit gjeni

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?