GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Red VARAKU – Pse Rama rrezikon të ketë fatin e Gruevskit?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Red VARAKU – Pse Rama rrezikon të ketë fatin e Gruevskit?

By
Red VARAKU
20/03/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Tranzicioni i pushtetit në vendin tonë ka qenë gjithmonë i kërcënuar nga destabiliteti. Kjo për shkak se jemi një vend me demokraci të brishtë që do të thotë që nuk kemi institucione të pavarura që do të kishin legjitimitetin për të frenuar një degradim të tillë.

Të gjithë e dimë që pas 1990 kemi patur tre rrotacione të pushtetit dhe njëri prej tyre u bë nën kërcënimin e armëve dhe të gjithë i kemi parasysh ngjarjet e vitit 1997, të cilat degraduan në përplasje civile dhe e çuan Shqipërinë vite pas.

Pra, momenti i tranzicionit të pushtetit është një moment shumë delikat , i cili nëse nuk menaxhohet me maturinë e duhur , gjithmonë rrezikon të shpërthejë në përplasje civile.

Fjala vjen si në vitin 2005 ashtu dhe në 2013 pati një dakortësi midis palëve, që pavarësisht gjithçkaje zgjedhjet do të njiheshin nga palët.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Në fakt, kjo në politikë është thelbësore, sepse reflekton një lloj luajaliteti politik midis palëve që është një mekanizëm i domosdoshëm që pluralizmi dhe demokracia të funksionojë.

Pikërisht ky luajalitet politik dhe dakortësi politike mungon në këto zgjedhje dhe kjo për shumë arsye që i kam shtjelluar në shumë shkrime siç janë përpjekjet për të asgjësuar demokracinë, nëpërmjet likujdimit të opozitës, përpjekja për destabilizimin e Ballkanit nëpërmjet projektit për ndarjen e Kosovës, projekti i Jugosllavisë së re, flirti më armiqtë e Perëndimit kundër SHBA dhe BE etj.

Ndryshe nga 2005 dhe 2013, asnjë nga palët nuk ka deklaruar deri tani se do t’i njohë zgjedhjet në rast humbjeje.

Palët jo vetëm janë të pozicionuara shumë larg njëra-tjetrës, por në të gjitha rastet kërcënojnë me eliminimin politik të tjetrit në rast fitoreje , që do të thotë që asnjëra nuk duket se do e pranojë rezultatin dhe është pikërisht kjo arsyeja e konfliktualitetit që ka dy vjet që mbizotëron klimën politike shqiptare.

Klimë që do të shkojë me siguri drejt përplasjes, sepse nëse PS i vjedh sërish zgjedhjet siç edhe po tenton me banda dhe kriminelë, PD dhe LSI nuk do ta pranojnë rezultatin dhe do dalin sërish në rrugë, pak a shumë siç ndodhi në Maqedoni kur opozitën e udhëhiqte Zaev.

Ndërsa nëse zgjedhjet i fiton PD -LSI, ndëshkimi i këtij kryeministri është i pashmangshëm, për shkak se kjo opozitë nuk ia fal dot këtij kryeministri faktin që ai tentoi ta eliminonte politikisht. Ajo u sulmua aq barbarisht, sa u detyrua të djegë mandatet dhe të bojkotojë zgjedhjet duke rrezikuar fort egzistencën e saj.

Pra, nëse Opozita fiton zgjedhjet opozita e ka detyrim ndëshkimin e këtij kryeministri dhe kjo është arsyeja se pse ky kryeministër rrezikon të ketë fatin e Gruevskit. Por, njëkohësisht, kjo është arsyeja se pse ky kryeministër do bëjë çdo përpjekje për të vjedhur sërish zgjedhjet.

Janë pikërisht këto dy skenarë që po trazojnë fort ujërat në kënetën politike shqiptare dhe kanë nxjerrë në skenë përbindësha, që rrezikojnë t’i kthejnë këto zgjedhje në përplasje të forta, që mund të prodhojnë dhe viktima, por ashtu si në skenarin Maqedonas nuk e ndalin dot tranzicionin e pushtetit, vetëm se shtojnë kostot që në fund do t’i paguajmë të gjithë ne.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Surpriza e zgjedhjeve holandeze quhet Sigrid Kaag
Next Article Basir ÇOLLAKU – Luca dhe hala e “peshkut Rama” në fyt
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?