GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Red VARAKU – Përdorimi i viktimave të 21 Janarit për fushatë është më shumë se hipokrizi politike
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Red VARAKU – Përdorimi i viktimave të 21 Janarit për fushatë është më shumë se hipokrizi politike

By
Red VARAKU
22/01/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Edi Rama u shfaq sërish në këtë 21 janar nën të njëjtën regji mediokre dhe me të njëjtët aktorë të lodhur në ritualin e tij të përvitshëm të vendosjes së karafilave në vendin e ngjarjes bashkë me familjarët e viktimave.

Absolutisht një akt krejt i logjikshëm që do ta bënte çdo njeri , i cili jo vetëm i hodhi ata si mish për top para kryeministrisë për të marrë pushtetin me dhunë dhe i përdori ata sistematikisht për interesin e tij, por edhe për faktin se ka premtuar publikisht se do të zbardhë këtë çështje dhe autorët do t’i çojë para drejtësisë.

Në fakt , kjo do të ishte fare normale edhe pse pas tetë vjetësh në pushtet nuk ka më asnjë justifikim dhe është krejt e pafalshme për të që të dalë sërish para familjarëve të viktimave dhe të justifikohet me të njëjtat argumente, por gjithsesi pafuqia për të bërë drejtësi të bën të ulësh kokën, por nuk është se të fajëson, aq më tepër kur pretendon se drejtësia është e pavarur.

Problemi dhe hipokrizia fillon kur ti tenton ta përdorësh sërish këtë fatkeqësi për t’i hedhur hi syve qytetarëve dhe për fushatë elektorale në funksion të pushtetit.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Kjo sepse shpallja e tyre dëshmorë mund të bëhej që në 2019 me vendimin e Presidentit Ilir Meta që e përfshinte këtë kategori në një kategori që e meritonte këtë titull.

Madje dhe kërkesa qesharake e drejtorisë së policisë për të rihapur hetimin për Aleks Nikën mund të ishte bërë shumë vite më parë edhe pse është një akt në vetvete pa asnjë domethënie juridike.

Por fakti që bëhet pikërisht tre muaj para zgjedhjeve politike dëshmon që ky kryeministër jo vetëm nuk ndien asnjë dhimbje për humbjen e jetës së tyre dhe nuk ndien asnjë përgjegjësi për zbardhjen e kësaj ngjarje, por ai kërkon t’i përdorë sërish këto viktima dhe dhimbjen e familjarëve të tyre në funksion të fushatës elektorale për të mbajtur pushtetin.

Pra, pasi erdhi në pushtet duke shkelur mbi kufomat e këtyre viktimave dhe duke firmosur marrëveshjen me LSI me gjakun e tyre , si një nekrofil politik, ai po tenton të vjedhë sërish nga lavdia e tyre për të mbajtur pushtetin.

Të bësh politikë me vdekjen e katër qytetarëve dhe të tallesh me familjarët e tyre duke i shitur plot pompozitet një letër bakalli të Drejtorisë së Policisë si një rihapje të çështjes tetë vjet pasi i ke marrë të gjitha pushtetet, nuk është vetëm e pamoralshme politikisht, por dëshmon dhe degradimin mendor të pashembullt të këtij njeriu.

Kjo është t’i marrësh njerëzit për idiotë, sepse sot këtë nuk e ha dot më njeri përveç atyre që ushqehen dhe ushqejnë epshin e tyre me gjakun e këtyre viktimave.

Të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se kush e komandon drejtësinë e re, ashtu siç e kanë të qartë që përdorimi i gjakut të Faikut, Ziverit, Aleksit dhe Hekuranit për fushatë elektorale i tejkalon kufijtë e hipokrizisë politike, është kanibalizëm politik.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Armand SHKULLAKU – Pse bllofet e skandalet nuk i ndahen Edi Ramës
Next Article Red VARAKU – Axhenda kriminale e Ndranghetës si axhendë kombëtare për Shqipërinë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?