GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Red VARAKU – ‘Ndranghetizimi’ i zgjedhjeve, kanceri që po i merr frymën shoqërisë shqiptare
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Red VARAKU – ‘Ndranghetizimi’ i zgjedhjeve, kanceri që po i merr frymën shoqërisë shqiptare

By
Red VARAKU
24/01/2021
3 Min Read
Share
SHARE

Po, është e vërtetë që para vitit 2013 kandidatë të ndryshëm takonin bosë të krimit për të siguruar vota në këmbim të favoreve të ndryshme, tenderave ose konçesioneve publikë.

Kjo ishte kthyer në një taktikë normale politike për të maksimizuar votat. Një taktikë ende e paadresuar edhe në demokraci ku e ku më të konsoliduara se kjo e jona.

Sigurisht, mbetet një taktikë elektorale e paligjshme, sepse bëhet në këmbim të favoreve që më pas politika duhet të përmbushë ndaj këtyre individëve, por gjithsesi këtë proces e kontrollonte politika dhe jo krimi.

Por pas 2013, me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste, ka ndodhur një deformim shumë i rëndë jo vetëm politik, por dhe social, që ka dëmtuar rëndë fibrën kryesore që mban të shëndetshme raportet në një shoqëri normale .

Tani bosët e krimit nuk janë aty si punëtorë të politikës, por ata e kotrollojnë atë. Ata nuk sigurojnë vetëm vota , por emërojnë personalisht dhe vetë kandidatët, të cilët praktikisht nuk janë më aty për t’i shërbyer qytetarëve, por duhet të zbatojnë vetëm urdhërat e këtyre bosëve, me një fjalë nuk janë vetëm se kukulla në shërbim të krimit.

Pra, nuk është më politika e cila nëpërmjet strukturave dhe mekanizmave politike kontrollon sistemin apo përzgjedh kandidatët,  por janë bosët e krimit ata e kontrollojnë politikën, që emërojnë dhe zgjedhin kandidatët që duhet të votohen, duke e kthyer kështu politikën në një pazar të mirëfilltë të gjësë së gjallë vetëm për interesin e tyre të ngushtë.

Situata nuk ka se si të mos jetë më dramatike se kaq dhe më shumë se sa ndërgjegjësimi i shoqërisë, është momenti që vetë qytetarët të bëjnë detyrën e tyre . Ata dhe vetëm ata duhet të marrin një pozicion të qartë kundër këtij fenomeni dhe duhet ta bëjnë tani.

Sepse, nëse nuk do e bëjnë dot tani, nëse nuk do të arrijnë të ngrihen në nivelin që kërkon një shoqëri normale, e cila refuzon t’i nënshtrohet dhe kthehet në skllave të kriminelëve dhe palaçove politikë, metastazat e këtij kanceri do të pushtojnë çdo qelizë të shëndetshme të kësaj shoqërie dhe do të asgjësojnë dhe atë pak liri, e cila është oksigjeni që po na mban gjallë në reanimacion deri tani.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article VEHAP KOLA – Shtresa e mesme e Tiranës me këpucë të grisura
Next Article Klodian Tomorri – SPAK-un nën hetim

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?