GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Red VARAKU – Misioni i pamundur i Ramës për të mashtruar sërish durrsakët
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Red VARAKU – Misioni i pamundur i Ramës për të mashtruar sërish durrsakët

By
Red VARAKU
10/02/2021
3 Min Read
Share
SHARE

Në një bashkëbisedim me rrogëtarët e partisë në Durrës, kryeministri shpalli plot pompozitet se në mandatin e tretë do ta kthente Durrësin në Dubain e Adriatikut.

Ai premtoi porte kozmike ku do të zbarkojnë jahte sheikësh dhe hekurudha që do ta lidhin këtë qytet me të gjithë botën.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, fundja çdo parti politike ka strategjinë e saj të komunikimit me publikun dhe dështimi ose jo i këtij komunikimi matet vetëm në zgjedhje.

Problemi qëndron në pafytyrësinë e qasjes që ky kryeministër sharlatan ka zgjedhur për tu ballafaquar me qytetarët durrsakë.

Kjo sepse pas tetë viteve qeverisje qëndrore dhe gati 20 viteve qeverisje lokale nga Partia Socialiste, qytetarët fillimisht meritojnë një shpjegim për arsyet se pse ky qytet është shkatërruar plotësisht.

Ata duhet të dinë arsyet se pse ky qytet është kthyer në një arenë ku bandat më të rrezikshme në Shqipëri përleshen për kockën e rradhës.

Sepse, një kryeministër serioz para se të premtojë çudira për një mandat tjetër, më së pari duhet të japë llogari, se pse e ka lënë jashtë vëmendjes së qeverisë këtë qytet dhe pse e ka braktisur atë deri tani.

Një kryeministër i përgjegjshëm duhet të sqarojë arsyet që e kanë detyruar t’ia dorëzojë drejtimin e këtij qyteti një njeriu që përfaqëson vetëm vullnetin dhe interesat e bandave më të rrezikshme në vend.

Një individi, bëmat e të cilit patën jehonē deri tek Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili e futi atë dhe familjen e tij në listën e zezë të SHBA-ve.

Pra, një kryeministër serioz fillimisht duhet ta fillojë me një ndjesë të madhe për këtë poshtërim.

Por, ka dy arsye kur një kryeministër zgjedh të mos japë llogari dhe të mos kērkojë falje.

E para kur edhe ai vetë e ka të qartë batërdinë që ka prodhuar babëzia e njerëzve të tij në qytetin e dytë më të rëndësishëm në Shqipëri dhe ka frikë të përballet me këtë.

E dyta kur i konsideron durrsakët aq idiotë sa nuk janë të aftë ta kuptojnë, që është pikërisht babëzia e kētij njeriu për pushtet, që i ka kthyer ata thjesht në skllevër dhe spektatorë të përleshjes së këtyre bandave.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Ardit GJINALI – “25 Prill… Shqipëria fiton zgjedhjet dhe shtetin e së drejtës”
Next Article Andi BUSHATI – Minaretë e Rilindjes të zhytura në thes

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?