GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Red VARAKU – Makthi i Ramës ka emër
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Red VARAKU – Makthi i Ramës ka emër

By
Red VARAKU
03/03/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Koalicioni parazgjedhor i PD me LSI duket se e ka alarmuar rilindjen dhe kjo duket qartë në tensionimin e menjëhershëm të klimës politike. Kjo, sepse të gjithë e kanë të qartë që me LSI në krah rrotacioni është i sigurtë.

Dhe më mirë se kushdo këtë të vërtetë e ka të qartë vetë Edi Rama, sepse ishte pikërisht ‘puthja e dorës’ me ‘gishta obezë’ të Ilir Metës, që e bëri kryeministër dhe e shpëtoi nga largimi i pakthyeshëm nga politika në 2013.

Ndërkohë, duhet të mirëkuptohet shfazimi i të gjithë ‘snajperistëve’ të qeverisë në media, të cilët të alarmuar, menjëherë pas koalicionit hoqën dorë paturpësisht nga strategjia kryesore e perçarjes së Opozitës, nëpërmjet sulmit kundër LSI dhe i janë rikthyer argumenteve boshe të reformës në drejtësi dhe idiotësisë që qëllimi i Ilir Metës është që t’i marrë udhëheqjen e opozitës z.Lulzim Basha nga frika e reformës .

E gjitha kjo kthesë në propagandën e rilindjes ndodhi për shkak të impaktit që shkaktoi bashkimi i PD dhe LSI, për shkak se ky bashkim i rrëzoi shtyllën kryesore të trushpëlarjes dhe befasoi një pjesë të mirë të mbështetësve të mpirë dhe të çoroditur të PS, të cilët rrinin me shpresë se Rama i kishte në xhep edhe PD edhe LSI , dhe se do bashkohej me njërën nga të dyja pas zgjedhjeve.

Lexo më shumë

Nga Andi BUSHATI – Rama është shah-mat në dosjen McGonigal
Nga Luçiano BOÇI – Peleshi i pambuktë dhe parlamenti prej leshi që s’ka turp të ketë turp
Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

Ky bashkim është prova që tashmë Opozita e Bashkuar është mazhorancë në frymë dhe në numra, ndaj e vetmja mënyrë që i ka ngelur qeverisë për ta bllokuar rrotacionin është shpresa se do t’i të vjedhë sërish zgjedhjet, duke riaktivizuar të njëjtin mekanizëm banditesk që aktivizoi në 2017.

Edhe pse tezat e tyre të deritanishme kanë qenë teza të lodhura, pa argument dhe të diskretituara që në vitin 2013, ata ia patën dalë deri diku të mpinin dhe çorodisin militantët e tyre dhe t’i mbajnë ata me gajret. Por bashkimi i një marsit shembi çdo pretendim.

Të gjithë e dimë që politika në fund të ditës nuk është çështje dëshirash e aq më pak qejfesh, por është çështje numrash. Me koalicionin më të madh të partive që është bërë ndonjëherë në Shqipëri dhe me Ilir Metën në krah, Lulzim Basha është automatikisht kryeministër.

Në fakt, ky bashkim ishte dhe makthi më i madh i kryeministrit dhe këtu qëndron edhe arsyeja e nervozizmit dhe alarmimit të rilindjes. Sepse ky bashkim dhe formula e e perzgjedhur për të kandiduar si koalicion me dy lista, administron plotësisht frymën anti-rregjim, duke krijuar një sintezë që zbret deri në bazë dhe duke garantuar edhe matematikisht fitoren për këtë koalicion në tavolinë.

Siguria për rrotacionin, është një element shumë i rëndësishëm në këto momente, sepse vret frikën që ka arritur të mbjellë ky rregjim tek qytetarët, përmes krimit të krimbur ne para dhe pushtet, të cilin e ka instaluar në cdo qelizë të shtetit.

Nëpërmjet gershetimit te frymës me garancinë për rrotacion ndërtohet padyshim edhe uragani i ndryshimit që do t’i degdisë të gjithë plehrat e këtij vendi , atje ku e kanë vendin, në llumin e historisë së këtij vendi.

Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!
Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Jorida TABAKU – Kujt i duhet më Edi Rama?
Next Article Poli HOXHA – Kush do ta ndalë mafien e votës, kjo është çështja!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Shkence

Çfarë ndodh me trurin tonë kur dëgjojmë muzikën që na pëlqen

09/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama është shah-mat në dosjen McGonigal

08/10/2025
6 Min Read
Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?