GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Red VARAKU – Çfarë rrezikon të prodhojë dështimi i zgjidhjes së krizës shqiptare
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Red VARAKU – Çfarë rrezikon të prodhojë dështimi i zgjidhjes së krizës shqiptare

By
Red VARAKU
09/05/2021
3 Min Read
Share
SHARE

Vjedhja e zgjedhjeve të 25 prillit është ngjarja dhe sprova më e rëndë për demokracinë shqiptare që prej 1990.

Kjo vjedhje ka disintegruar tërësisht jo vetëm politikën shqiptare, por dhe shoqërinë tonë, sepse ka eliminuar plotësisht të vetmin proces vetëkorrektimi të shoqërisë që janë zgjedhjet politike.

Në këtë mënyrë këto zgjedhje jo vetëm nuk korrigjuan deformimet e qeverisjes së korruptuar tetë vjeçare të socialistëve , por i thelluan ato më tej duke prodhuar kështu pasoja shumë të rënda që rrezikojnë deri dhe stabilitetin politik të vendit.

Është e qartë që pas kësaj ngjarje rruga e Shqipërisë është tërësisht e panjohur dhe e minuar dhe çdo moment mund të hedhë në erë gjithçka , sepse dihet që ‘normaliteti politik’ që pason ngjarje të tilla është një ‘ anormalitet ’ i rrezikshëm i mbushur me befasi nga më të paparashikueshmet dhe më të hidhurat.

Përpjekja për të kontrolluar demokracinë përmes mekanizmave artificialë dhe okultë qoftë edhe përmes mbështetjes së disa përfaqësive ndërkombëtare të korruptuara, ka rezultuar kudo një përpjekje e dështuar, sepse në fund është demokracia ajo që merr në dorë fatin e një kombi dhe kontrollon dinamikat e zhvillimeve shoqërore dhe politike, të cilat në thelb janë impersonale .

Këto zgjedhje jo vetëm që nuk zgjidhën krizën politike për të cilën Yuri Kim kishte marrë angazhim para senatit amerikan dhe nuk sollën paqe në politikën shqiptare, por ato sollën një qetësi të frikshme që më së shumti i ngjan qëtësisë para një stuhie dhe ligjësitë politike janë si ligjësitë e natyrës, ato nuk tolerojnë asnjë deformim.

Le të urojmë që faktorët ndërkombëtarë, që hynë garant që opozita të merrte pjesë në zgjedhje me Ramën kryeministër, të bëjnë presionin e duhur mbi institucionet shqiptare siç është SPAK, Gjykata e Posaçme apo KAS.

Kësisoj të korrigjojnë gabimin fatal që u bë me vjedhjen në mes të ditës vullnetit të qytetarëve dhe t’i japin sërish mundësi shoqërisë shqiptare , përmes përsëritjes së zgjedhjeve në nëntë qarqet ku opozita pretendon se është vjedhur vullneti i tyre, në mënyrë që vullneti i tyre të respektohet.

Kjo jo vetëm si detyrim ndaj sjelljes korrekte të opozitës dhe si mundësi e fundit për të korrigjuar me mjete politike gabimin e madh të trafikimit të vullnetit të qytetarëve , por dhe si një mundësi e fundit për të shmangur përplasjen dhe ‘vetëkorrigjimin’ e dhunshëm të shoqërisë.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Agron GJEKMARKAJ – Rënia e Zgjedhjeve
Next Article Armand MAHO – Kujt do i shërbente dorëheqja e Bashës?

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?