GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Red VARAKU – Çfarë paralajmëron Nasip-fushata?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Red VARAKU – Çfarë paralajmëron Nasip-fushata?

By
Red VARAKU
08/01/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Edi Rama, Lefter Koka dhe Damian Gjiknuri u shfaqën në një video para opinionit publik nën avujt e alkolit dhe në zdërhallje të plotë duke ‘lypur’ dhe prezencën e një ish-bashkëpunëtori të tyre në tryezën e tyre ku duket se i kanë siguruar dhe një ‘llokëm’ në këmbim të shërbimeve të tij.

Deri këtu nuk ka asgjë për tu çuditur, sepse të zdërhallesh nën avujt e alkolit me miq apo ish-kundërshtarë politikë dhe degjenerosh në skena të tilla nuk ka asgjë të keqe për standartin e njerëzve të tillë që të gjithë i njohim.

Në fund të ditës të gjithë ata janë njerëz të atij niveli dhe janë në të drejtën e tyre t’i drejtohen njëri tjetrit në atë formë kur janë në jetën e tyre private. Kjo do të ishte një pamje fare normale e tre bashkëpunëtorëve të cilët janë mbledhur dhe shkëmbejnë batuta nën avujt e alkolit, por kurrsesi e tre zyrtarëve të shtetit.

Sepse, kur bëhet fjalë për kryeministrin e vendit që po kalon një krizë të rëndë për shkak të tërmetit dhe pandemisë, një ish-ministër i një partie tjetër të lidhur me skandalin e inceneratorëve dhe për garuzhden e korrupsionit të provuar dhe si hajdut zgjedhjesh dhe aktualisht një zyrtar i lartë i PS që drejton Vlorën, kjo merr një kuptim krejt tjetër.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Aq më tepër kur ata shfaqen duke diskutuar për zgjedhje politike duke ofruar ‘llokma’ pushteti për shërbime elektorale dhe aq më tepër kur dy personazhet kryesore të kësaj videoje, kryeministri dhe Damian Gjiknuri janë akuzuar si arkitektë të vjedhjes së votës në gjithë Shqipërinë dhe janë provuar si të tillë në dosjen 184.

Këtu fillon problemi. Sepse, jemi përballë një fakti tjetër shumë të rëndë ,i cili na provon asgjësimin tërësisht të procesit politik, asgjësimin e institucioneve dhe degradimin e rëndë të mentalitetit të këtij grupi të strukturuar kriminal që ka pushtuar institucionet dhe ka marrë peng vendin, e cila më së paku është shndërruar në një pazar interesash banale që nuk kanë asnjë lidhje me interesin e qytetarëve.

Është pikërisht kjo praktikë e rekrutimit të njerëzve mbi baza mercenare që ka instaluar psikologjinë e servilizmit, të vjedhjes, të blerjes dhe matrapazllëkut si mundësi për të ecur përpara dhe për të mbijetuar në këtë realitet të hidhur.

Pra, në vend që këta persona të shfaqen në një zyrë të caktuar dhe të kishin një bashkëpunim parimor dhe programor për të mirën e qytetarëve dhe në shërbim të tyre dhe fare mirë të ftonin dhe dikë tjetër që ndan të njëjtin vizion për t’iu bashkuar në rrugën e tyre, këta shfaqen të dehur nga pushteti dhe diskutojnë për aleancat politike si pazare të ulëta mercenarësh politikë që e shikojnë pushtetin si matrapazë për të vjedhur dhe për tu pasuruar.

Kjo dëshmon se llumi ka pushtuar institucionet dhe sundohemi nga një bandë që e shikon pushtetin si tepsi dhe plaçkë për tu ndarë mes çakejve politikë. Kjo njëkohësisht dëshmon se nxënësi i Konicës nuk ka ndezur motorrët e fushatës, por ka ndezur sërish mekanizmin për të realizuar projektin për vjedhjen ose prishjen e zgjedhjeve.

Dhe kjo është një arsye për të kuptuar se jemi përballë një beteje finale. Për të kuptuar se fatin tonë në dorë tanimë nuk e ka më askush, përveç se vetë ne  dhe se të gjithë kemi vetëm një zgjidhje; të angazhohemi plotësisht dhe të dalim masivisht në zgjedhje për të ndalur projektin e kësaj lukunie për të rivjedhur vullnetin, pasuritë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Rrugë tjetër nuk ka!

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Enver BYTYÇI – Pse Edi Rama në stilin e Vuçiç i bën karshillëk Europës!
Next Article Vehap KOLA – Propagandë më shumë se 28 vite të marra së bashku
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?