GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Red VARAKU – 1 marsi si dita e parë e pranverës politike pas një dimri 30 vjeçar
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Red VARAKU – 1 marsi si dita e parë e pranverës politike pas një dimri 30 vjeçar

By
Red VARAKU
01/03/2021
5 Min Read
Share
SHARE

Dje nuk ka qenë vetëm dita më e vështirë në kuptimin politik për këtë kryeministër për shkak të dy ngjarjeve me një peshë shumë të rëndë politike kundër tij, por ka qenë njëkohësisht dhe dita më e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe për rrugëtimin e saj drejt Perëndimit.

Brutaliteti me të cilin e trajtoi Brukseli këtë kryeministër, ishte padyshim një ngjare jashtëzakonshme. Kthimi i tij në Shqipëri pa një datë për hapjen e negociatave sigurisht është një shpullë e qartë për të dhe një mesazh i qartë popullin shqiptar.

Fakti që u kthye pa një datë dhe u paralajmërua hapur që të mbante larg duart nga zgjedhjet, ishte një presion i hapur dhe një shpullë aspak diplomatike edhe për të gjithë naivët dhe ata që e shitën këtë udhëtim të tij drejt BE si sukses.

Mungesa e një date për negociatat shemb dhe rrëzon çdo pretendim , ndërsa vendosja e këtyre zgjedhjeve si kryekusht për integrimin si dhe akuzat për vjedhje votash, nuk dëshmojnë vetëm vendosmërinë e miqve të Shqipërisë për rikthimin e demokracisë në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira dhe rëndësinë që kanë këto zgjedhje për të ardhmen e Shqipërisë , por njëkohësisht tregojnë refuzimin e hapur për regjimin e tij dhe mbështetjen e qartë të BE ndaj Shqipërisë si vend kandidat për tu bërë anëtar dhe ndaj forcave pro-demokratike shqiptare .

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Në terma politikë ky nuk është vetëm një dështim i madh, por është një paralajmërim i BE-së ,që ky kryeministër duhet të lejojë zbatimin e reformës zgjedhore, që në fakt është dhe kryekushti për hapjen e negociatave.

Ky qëndrim i BE gjithashtu është dhe një vërejtje e hapur reformën në drejtësi dhe nominalisht për SPAK, i cili sipas tyre është i kapur nga ky kryeministër, ndryshe nuk kanë pse i kërkojnë një kryeministri të ndëshkojë krimin elektoral, sepse kjo është detyrë e institucioneve të reja të drejtësisë.

Por, ndërkohë që Rama merrte refuzimin përfundimtar nga Brukseli, në Shqipëri po ndodhte një ngjarje shumë e madhe politike ,e cila i dha fund të gjitha spekulimeve dhe hamendësimeve të bëra sistematikisht nga matrapikët e kryeministrit nëpër studiot tekevizive, koalicioni PD-LSI i cili jo rastësisht u shpall në ditën e parë të pranverës.

Kjo sepse kjo marrëveshje është vula që garanton dhe betonizon bashkimin e opozitës aq shumë të vënë në dyshim gjatë gjithë kësaj kohe, duke rrëzuar çdo argument kundër. Pas kësaj marrëveshje kushdo që tenton të argumentojë të kundërtën thjesht flet pallavra, sepse një koalicion politik është në frymë dhe besim dhe jo në akte formale.

Kjo marrëveshje dhe formula e e perzgjedhur për të kandiduar si koalicion me dy lista, administron plotësisht frymën anti-rregjim, duke krijuar një sintezë që zbret deri në bazë dhe duke garantuar edhe matematikisht fitoren për këtë koalicion në tavolinë.

Siguria për rrotacionin, është një element shumë i rëndësishëm në këto momente, sepse vret frikën që ka arritur të mbjellë ky rregjim tek qytetarët, përmes krimit të krimbur ne para dhe pushtet, të cilin e ka instaluar në cdo qelizë të shtetit.

Në këtë kuptim një marsi nuk është vetëm dita e fillimit të një stine të re siç është stina e pranverës , por në kuptimin simbolik është dhe nisja e një stine të re politike për popullin shqiptar, pas një dimri të acartë 30 vjeçar.

Kjo ditë do të mbetet një ditë shumë e rëndësishme për zhvillimet politike ne vend dhe nuk do të mbahet mend vetëm si dita që vulosi rrugën pa kthim të kësaj mazhorance ilegjitime drejt fundit, por dhe si dita që shënoi fillimin e fundit të tranzicionit dhe dita kur Shqipëria nisi rrugëtimin drejt një stine të re, drejt një epoke të re.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Erion DASHO – Po çfarë është ‘normale’ për Boratin?!
Next Article Enver BYTYÇI – Ai e hëngri byrekun, por tepsia mbeti aty!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?