GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Real Madrid, formacioni ideal me kampionët e të gjitha kohërave: Legjendat e Santiago Bernabéu-t
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Futboll

Real Madrid, formacioni ideal me kampionët e të gjitha kohërave: Legjendat e Santiago Bernabéu-t

By
Dardan MITROVICA
10/05/2025
13 Min Read
Share
SHARE

Real Madridi krenohet me një histori prestigjioze prej 123 vjetësh dhe pozicionohet si një gjigant në panoramën e futbollit botëror. Klubi spanjoll ka fituar numrin më të madh të titujve në historinë e Kupës së Kampioneve/ Champions League, duke konfirmuar dominimin e tij në futbollin evropian.

Contents
Iker Casillas – PortierJosé Antonio Camacho – QendërmbrojtësSergio Ramos – QendërmbrojtësRoberto Carlos – Mbrojtës i majtëChendo – Mbrojtës i djathtëJosé Martínez Sánchez – MesfushorZinedine Zidane – MesfushorRaymond Kopa – Mesfushor sulmues i djathtëFrancisco Gento – mesfushor sulmues i majtëCristiano Ronaldo – SulmuesAlfredo Di Stéfano – QendërsulmuesFigura të tjera të NderuaraFerenc Puskás – Mesfushor SulmuesXabi Alonso – MesfushorDani Carvajal – Mbrojtës i DjathtëGuti – MesfushorLuis Figo – Anësor i djathtëIgnacio Zoco – Mesfushor MbrojtësToni Kroos – MesfushorLuka Modric – MesfushorMichel Salgado – Mbrojtës i djathtëDavid Beckham – MesfushorRaúl González Blanco – SulmuesRonaldo “El Fenomeno” – Sulmues

E përkufizuar nga FIFA si “skuadra e shekullit”, Real Madridi ka një histori të pasur për t’u krenuar, veçanërisht falë lojtarëve të tij madhështorë. Tani, le të shohim së bashku se cilët futbollistë legjendarë do të përbënin njëmbëdhjetëshin titullar të një Real Madridi historik.

Iker Casillas – Portier

Portieri legjendar i Móstoles (Madrid) është një nga më të mirët që kanë veshur ndonjëherë fanellën e bardhë. I adhuruar nga tifozët dhe i njohur si i “Shenjti” i klubit, ai mban rekordin e portierit me numrin më të madh të ndeshjeve pa pësuar gol në La Liga, me një total prej 174 clean sheet, siç raportohet nga StatMuse.

José Antonio Camacho – Qendërmbrojtës

José Antonio Camacho konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë që ka luajtur ndonjëherë në Santiago Bernabéu. “Camacho ka shënjuar një epokë madhështie si me Real Madridin ashtu edhe me kombëtaren, ku dha zemër dhe shpirt fitoreje”, lexohet në faqen e internetit të Real Madridit. Ai u bashkua me skuadrën më 1979 dhe u tërhoq 11 vjet më vonë. Ka regjistruar një total prej 10 golash dhe 6 asistesh në 573 ndeshje zyrtare, sipas të dhënave të Transfermarkt.

Sergio Ramos – Qendërmbrojtës

I egër për disa, i dashur nga shumë… Sergio Ramos ka qenë lideri i prapavijës së Real Madridit për më shumë se 15 vjet. Pas transferimit të tij kontrovers në klub i ardhur nga Sevilla më 2005, iu dha numri ikonik 4, i mbajtur nga shumë mbrojtës të mëdhenj në të kaluarën, si Fernando Hierro. Gjatë periudhës së kaluar në Real Madrid, Ramos ka shënuar 101 gola dhe furnizuar 40 asiste në 671 ndeshje, sipas Transfermarkt.

Roberto Carlos – Mbrojtës i majtë

Roberto Carlos, ikonë e Real Madridit për më shumë se një dekadë, ka luajtur një rol vendimtar në formacionin fitues të “Galácticos”. Mbrojtësi brazilian ka patur një ndikim të rëndësishëm edhe në fazën e tranzicionit pasues, duke drejtuar talente të reja si Marcelo. “Real Madridi është më i madh se egot”, thoshte shpesh ai. Përgjatë 11 sezoneve me Los Blancos, ka shënuar 69 gola dhe furnizuar 116 asiste në 527 ndeshje, është regjistruar nga Transfermarkt.

Chendo – Mbrojtës i djathtë

Chendo u dallua si një lojtar me talent të madh dhe përulësi, që i kushtoi skuadrës orë dhe përpjekje të pafundme. Debutoi në Real Madrid në moshën 23 vjeç, nën drejtimin e Alfredo Di Stéfano dhe gradualisht kontribuoi në pasurimin e listës së trofeve të klubit. Ishte pjesë e formacionit legjendar të njohur si “La Séptima”, i cili më 1998 u afirmua si skuadra më e mirë e Evropës.

José Martínez Sánchez – Mesfushor

José Martinez Sánchez, i njohur edhe si “Pirri”, është një figurë emblematike në historinë e Real Madridit. Nga 1964 deri më 1980, ish mesfushori ishte më shumë sesa thjesht një lojtar, duke u dalluar si një lider autentik në fushë. Me fanellën Blancos, ka shënuar 173 gola në 526 paraqitje, duke demonstruar një prirje të jashtëzakonshme për goditjen, siç evidentohet nga StatMuse.

Zinedine Zidane – Mesfushor

Zinedine Zidane ka arritur suksese të jashtëzakonshme qoftë si lojtar ashtu dhe si trajner, sidoqoftë, shumë e kujtojnë mbi të gjitha si një “Galáctico” nga 2001 deri më 2006. Mesfushori francez ka qenë një pikë referimi për sulmin e Real Madridit. Ka shënuar 49 gola dhe shpërndarë 67 asiste në 227 paraqitje, sipas Transfermarkt.

Raymond Kopa – Mesfushor sulmues i djathtë

Raymond Kopa kaloi te Real Madridit nga Stade de Reims me një kontratë “superylli” më vitin 1956. Sipas Marca-s, lojtari francez ka qenë determinant në ringjalljen e shpirtit konkurrues të klubit madrilen në fund të viteve ’50. Me talentin dhe kreativitetin e tij me topin, Kopa luajti një rol kyç në fitoren e 3 Kupa të Kampioneve rresht për skuadrën.

Francisco Gento – mesfushor sulmues i majtë

Francisco Gento, i njohur si “Paco”, ishte lider i gjeneratës Ye-Yé te Real Madrid, së bashku me Zoco, Pirri, Di Stéfano, Kopa dhe Puskas. Gento ishte një sulmues i guximshëm që jepte gjithçka në çdo ndeshje. Ka shënuar 182 gola dhe furnizuar 52 asiste në 610 ndeshje të zhvilluara për skuadrën, sipas të dhënave të ofruara nga Transfermarkt.

Cristiano Ronaldo – Sulmues

Cristiano Ronaldo ka zhvilluar një trashëgimi mbresëlënëse te Real Madridi, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për klubin me 450 gola në 438 ndeshje, sipas Transfermarkt. E do apo e urren, nuk mund të mohohet se instinkti i tij për golin është ndër më mbresëlënësit në futbollin botëror.

Alfredo Di Stéfano – Qendërsulmues

Alfredo Di Stéfano është padyshim legjenda më e njohur dhe e paharrueshme e Real Madridit për influencën e tij vendimtare mbi futbollin modern. Gjatë viteve ’50 dhe ’60, u tregua si një prej lojtarëve më të mirë në Evropë. Me 227 gola dhe 31 asiste në 329 ndeshje në La Liga, siç raportohet nga StatMuse, Di Stéfano është një prej lojtarëve me numrin më të lartë të golave në kampionatin spanjoll. Trashëgimia dhe vlerat e tij vazhdojnë të jenë shtylla për gjeneratat e reja të Real Madridit.

Figura të tjera të Nderuara

Historia e Real Madridit është shënjuar nga prezenca e talenteve të klasit botëror, kështu që përzgjedhja e një formacioni titullar është një detyrë veçanërisht e vështirë. Megjithatë, ka të tjerë lojtarë që meritojnë respekt për punën e bërë e që duhen nderuar.

Ferenc Puskás – Mesfushor Sulmues

Një legjendë e vërtetë e Real Madridit me një të majtë magjike, Ferenc Puskás ka qenë një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij.

Hungarezi shënoi 242 gola në 262 ndeshje për Los Blancos, sipas faqes zyrtare të klubit.

Xabi Alonso – Mesfushor

Xabi Alonso, pavarësisht se e veshi fanellën e Real Madridit vetëm për 5 vjet, mbahet mend si një legjendë nga shumë tifozë për shkak të impaktit të tij të madh në performancat e skuadrës. Mesfushori bask dëshmoi të ishte një figurë kyçe për trajnerët Mourinho, Pellegrini dhe Ancelotti. Gjatë qëndrimit të tij në Bernabéu, Alonso shënoi 4 gola dhe realizuar një asist në 158 ndeshje të La Liga-s, siç raportohet nga Transfermarkt. Pavarësisht statistikave jo të jashtëzakonshme, aftësia e tij më e madhe ishte ajo e kontrollit të ritmit të ndeshjes nga zemra e fushës.

Dani Carvajal – Mbrojtës i Djathtë

Dani Carvajal, kapiteni i Real Madridit, konsiderohet si mbrojtësi i djathtë më i mirë në historinë e klubit. I duartrokitur nga tifozët për agresivitetin e tij në fushë dhe impenjimin e tij të pakursyer, Carvajal s’ka hezituar për asnjë moment edhe të rrezikojë integritetin e tij fizik për të mbrojtur ngjyrat e fanellës.

Guti – Mesfushor

Pavarësisht se ndonjëherë shkakton polemika, legjenda e Real Madridit, Guti, mbetet në zemrat e tifozëve. I njohur si një nga pasuesit më të mirë në historinë e La Ligës, numri ikonik 14 ka treguar një aftësi unike për të shpërndarë pasimet midis linjave kundërshtare. Sipas të dhënave të Transfermarkt, Guti ka shënuar 77 gola dhe ka furnizuar 94 asiste në 542 ndeshje për klubin madrilen.

Luis Figo – Anësor i djathtë

Që nga mbërritja e tij në Santiago Bernabéu, në verën e vitit 2000, portugezi ka qenë një zbulesë për Real Madridin. Figo ishte një magjistar me topin, një kërcënim i vazhdueshëm në sulm. Gjatë kohës që militoi në klub, ka shënuar 58 gola dhe kontribuar me 94 asiste në 245 ndeshje, sipas të dhënave të ofruara nga Transfermarkt.

Ignacio Zoco – Mesfushor Mbrojtës

Zoco ka luajtur për 12 vjet në Bernabéu ku fitoi 10 tituj të rëndësishëm me Real Madridin nga viti 1961 deri më 1972. “Me 184 cm e tij dhe 81 kg, Zoco ishte një mur në mesfushë”, shkruhet në faqen e internetit e klubit madrilen. Herën e fundit që Zoco ngriti një trofe me Real Madridin ishte më 1974, kur klubi fitoi një kupë kombëtare duke mposhtur Barcelonën me një fitore të pastër, 4-0.

Toni Kroos – Mesfushor

Një nga legjendat e Real Madridit që ka dalë së fundi është Toni Kroos. Mesfushori gjerman ishte maestro i skuadrës, duke diktuar ritmin dhe orkestruar lojën me precizion milimetrik. Vizioni, qetësia dhe aftësia e tij në pasime e kanë bërë një prej mesfushorëve më të mirë që kanë veshur ndonjëherë fanellën e blanco në historinë e klubit. Ka shënoi 28 gola dhe shpërndarë 99 asiste në 465 ndeshje për klubin, sipas Transfermarkt.

Luka Modric – Mesfushor

Është e lehtë të supozohet se Luka Modric do të konsiderohet një legjendë e madhe e Real Madridit për vite me radhë (për shumë tifozë, tashmë është i tillë). Fituesi i Topit të Artë 2018 është klas i pastër dhe ende dikton ritmin në fushë si askush tjetër. Lojtari i kombëtares kroate ka shënuar 43 gola dhe ka shpërndarë 93 asiste për Real Madridin në 579 ndeshje (Transfermarkt).

Michel Salgado – Mbrojtës i djathtë

Míchel Salgado mbërriti në Bernabéu në sezonin 1999-2000 në moshën 23 vjeçe. Tani konsiderohet një legjendë e klubit dhe një nga mbrojtësit më të mirë të djathtë që ka luajtur ndonjëherë në La Liga. Gjatë 10 viteve që ka luajgur te Real Madrid, ai shënoi 5 gola dhe shpërndarë 25 asiste në 371 ndeshje zyrtare, sipas Transfermarkt.

David Beckham – Mesfushor

David Beckham shkëlqeu gjatë 4 sezoneve të tij në Santiago Bernabéu.

Mesfushori anglez ka shënuar 20 gola dhe

furnizuar 51 asiste në 159 ndeshje për Real Madridin, sipas Transfermarkt.

Raúl González Blanco – Sulmues

Një tjetër emër i nderuar është ai i Raúl González Blanco, i cili ka numrin më të lartë të ndeshjeve të luajtura për klubin në histori (741). I quajtur një një “killer 9” autentik, Raúl ka treguar një nuhatje të jashtëzakonshëm për gol, duke shënuar 323 gola gjatë karrierës së tij me Real Madridin, sipas Transfermarkt.

Ronaldo “El Fenomeno” – Sulmues

“El Fenomeno” ishte shumë i dashur nga tifozët dhe gjerësisht konsiderohet si një prej sulmuesve më të mirë që ka luajtur ndonjëherë për klubin. Gjatë kohës së tij te Real Madrid, ka shënuar 104 gola dhe furnizuar 34 asiste në 177 ndeshje, sipas Transfermarkt.

Materiali është përgatitur nga bashkëpunëtorë të jashtëm të gazetatjeter.net

AC Milan, fillon Epoka Modriç. Fëmija i luftës që u bë legjendë
Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
TAGGED:Alfredo Di StéfanoAncelotti. La LigaChampions LeagueChendoCristiano RonaldoDani CarvajalDavid BeckhamEvropeFerenc PuskásFernando HierroFIFAFrancisco GentoGalácticosgjenerata Ye-YéGutiIgnacio ZocoIker CasillasJosé Antonio CamachoJosé Martínez SánchezKupa e KampioneveLos BlancosLuis FigoLuka ModricMarcaMarceloMichel SalgadoMóstolesMourinhoPacoPellegriniRaúl González BlancoRaymond KopaReal MadridRoberto CarlosRonaldo El FenomenoSantiago BernabéuSergio RamosStade de ReimsStatMuseToni KroosTransfermarktXabi AlonsoZinedine Zidane
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Enton ABILEKAJ – Sekreti i 11 majit, Ai kontrollon gjithçka… veç nesh
Next Article Princ Leka: Është dita kur secili prej nesh ka në dorë të ardhmen
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?