GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Rama, lideri global që me drafte zgjidh konfliktet e gjithë botës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Rama, lideri global që me drafte zgjidh konfliktet e gjithë botës

By
GazetaTjeter
10/06/2023
4 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama thirri dje një “konferencë të jashtëzakonshme” shtypi dhe kur të gjithë ishin mprehur të pyetej për arrestimin e Vangjush Dakos, ai lajmëroi se kishte vënë “botën perëndimore” në lëvizje, si SHBA-në, Gjermaninë dhe Francën, duke iu dorëzuar një draft për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi.

“Ky është dokument konfidencial i cili nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale, por është një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë arsyet për krijimin e asociacionit dhe se ai është pjesë e organizimit të jetës në republikën e Kosovës. Adreson të gjithë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të saj. Shpresoj që ky material ta çojë dialogun në një nivel tjetër, e jo të flasin me vete e për vete”, tha Rama.

Ai nuk zbuloi asnjë detaj nga drafti, as kush e kishte hartuar, por e tha hapur se ja kishte dërguar kancelarit gjerman, presidentit francez, e madje edhe SHBA-ve.

Kushedi se çfarë planesh brilante ka në atë draft që zgjidh “përfundimisht” krizën shekullore Serbi-Kosovë. Kancelari Scholz, presidenti Macron, e ndoshta edhe vetë presidenti amerikan Biden në këto momente janë duke lexuar draftin e Ramës dhe do të mahniten sesi “lideri global”, që drejton një vend të vogël dhe të varfër, ofron shërbime të tilla që me drafte jo vetëm i japin fund konflikteve në Ballkan, por mund të shërbejë si precedent edhe për zgjidhjen e luftërave në botë.

Lexo më shumë

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’

Nuk dihet nëse treshja Biden, Scholz dhe Maron mund të mbajnë një takim të përbashkët dhe më pas konferencë shtypi për të falenderuar Ramën për “zgjidhjen ideale” që ai propozon. Vetë Rama e la surprizë këtë propozim, duke na ndalur dhe frymën në pritje që të shpërthejnë fishekzjarret e gëzimit në të dyja vendet, si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd.

Nuk është më aspak çudi që pas këtij “suksesi”, Ramës t’i kërkohet nga krerët e SHBA-së, Francës dhe Gjermanisë që të mundohet të gjejë paksa kohë, duke lënë pas pikturat dhe poçat e baltës dhe të punojë drafte të tjera… Më kryesore është drafti i pritshëm nga Rama për ndalimin e luftës Rusi-Ukrainë, më pas edhe për zbutjen e tensioneve Kinë-Taivan, Pakistan-Indi dhe Izrael-Palestinë. Pas një pauze disi të gjatë dhe të ketë kaluar gushti i pushimeve, mund t’i kërkojnë edhe drafte të tjera për të shuar njëherë e mirë edhe luftërat në Afrikë.

Para tre vitesh kur askush nuk e priste, Rama shpalli projektin “Ballkani i Hapur”, pasi u konsultua me presidentin Vuçiç. Shpesh na e thoshte se do të shihni rezultatet e saj, duke përbuzur “kinse nacionalistët” sikurse i quante kritikët, por sot po kuptohet se Rama nuk është më një “lider rajonal”-sikurse e quante presidenti serb, por një “lider global”.

Çdo e mirë e ka edhe një të keqe. Rilindasit nuk duhet të gëzohen shumë, pasi nuk është çudi që Ramës t’i propozohet një post madhor siç është kreu i OKB-së, por me të drejta “ekzekutive” për të zgjidhur konfliktet nëpër botë, gjithnjë duket shkruar drafte.

Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
Veliaj i tradhëtuar, çfarë tregon Facebooku i Lalit
Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”, si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin
Kush e tradhëtoi Erion Veliajn? Çfarë tregojnë përgjimet në burg të ish kryebashkiakut
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Pse manipuloi Rama me asocacionin e serbëve
Next Article Ishte mbretëresha e Evropës: ja si ndryshon sot fytyrë Volkswagen Golf
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?