GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Pse Rama hesht për skandalin e vjedhjes me inceneratorët
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Pse Rama hesht për skandalin e vjedhjes me inceneratorët

By
GazetaTjeter
12/07/2022
5 Min Read
Share
SHARE

Një plakë që shtyn perëndimin e jetës së saj në azilin e pleqve rezulton pronare e një kompanie që lëviz miliona. Një bari që punon në Greqi për 300 euro gjithëashtu. Po e njëjtë është edhe historia e tmerrshme e një të vdekurve që vazhdonte të firmoste nga banesa e fundit, si pronare e një biznesi që nuk e dinte se e kishte.

Dëshmitë nga persona, që ndonëse janë për bukën e gojës, kanë “bërë biznes” me kompanitë e inceneratorëve po shtohen përditë. Por ndonëse tashmë është faktuar se këto firma fantazëm shërbenin për të futur në xhep paratë, që buxheti i shtetit i kalonte Klodin Mëtririt, Klodian Zotos dhe Stela Gugalljes, si dhe për të shmangur tatimet e rimbursuar TVSH-në, askush nuk  kujtohet të reagojë. Ministrja e financave Delina Ibrahimaj që dyshohet personalisht se ka urdhëruar moskontrollimin e këtyre kompanive, ka dhënë disa shpjegime sipërfaqësore duke u mjaftuar me kaq.

Por çudi të madhe bën fakti që kryeministri Rama, ai që s’lë qoftë edhe në batutë të vetme pa përgjigje, ai që ironizon, tallet dhe zapton skemën e komunikimit sa herë në publik hapet një çështje e madhe, ka një javë i kapluar nga një heshtje varri. Ndonëse opozita e ka shndërruar në kauzë zbulimin e fakteve të reja për këtë vjedhje të vjetër, në pallatin kryeministror sillen sikur ky realitet nuk ekziston. Pyetja është PSE?

Për ti’u përgjigjur asaj duhet njohur pak më mirë detajet e skandalit të vjedhjes nga inceneratorët përmes një sistemi të komplikuar faturash fallco që lëshonin kompanitë fantazëm të denoncuara tashmë. Dilema e parë që të vjen në mendje është: si ka mundësi që shteti nuk i kapi këto shkelje që duhet të ishin zbuluar nga tatimet, nga ata që kontrollonin punimet për inceneratorët përpra se të disbursonin miliona euro për punën gjoja të kryer, nga SPAK dhe drejtësia e re?

Lexo më shumë

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’

Duke dashur të japë një sqarim, ministrja e financave Delina Ibrahimaj tha në parlament se këto shkelje ishin zbuluar që në vitin 2018 nga drejtoria e tatimeve që i kishte denoncuar disa nga këto kompani fantazëm. Por dyshohet se një pjesë e tyre vazhduan punën duke i shërbyer si mbulesë parave të buxhetit që grabëronin inceneratorët.

Pra ky do të qe një rast i pastër që vërtetonte më së miri që vjedha është bërë me lejen e shtetit. Pikërisht për këtë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi që e shpërtheu e para këtë skandal, duke gjetur një kompani “Elvis 03 Group” që i ka faturuar 3.5 milionë Euro inceneratorëve i ka bërë qeverisë katë pyetje…

1. Si ka mundësi që pasi është zbuluar në vitin 2018, kompania “Elvis 03 Group” është lejuar të ketë aktivitet financiar?

2. A e keni hetuar ITS e Klodian Zoto për këtë aktivitet financiar 3.5 milionë dollarë me një kompani që ju vetë e konsideroni evazioniste, si “Elvis 03 Group”?

3. Nëse po, a është referuar ITS në prokurori?

4. Nëse nuk e keni hetuar, urdhri i kujt e ka bërë administratën tatimore të mbylli sytë?

Pra nënteksti është i qartë. Kryetarja e LSI-së hedh dyshimin se vjedhja është lejuar me urdhër nga lart dhe se tatimet nuk kanë vepruar me qëllim që inceneratorët të vazhdonin të merrnin para nga buxheti, pa e kryer punën.

Nëse askujt nuk do i digjte miza nën kësulë kjo do të ishte hipoteza më e lehtë për tu kundërshtuar dhe hedhur poshtë. Por Rama po hesht në mënyrë të frikshme dhe askush nga njerëzit pranë tij nuk po jep shpjegime. Pse se ndoshta ata i tremben faktit se mos ashtu sikurse zbuloi nga tatimet aktivitetin e shoqërive fantazëm, opozita mund të ketë edhe asa të tjerë në mëngë. Fakte që nuk i ka bërë publike ende. Pyetja e katër e Kryemadhit e lë të kuptohet këtë gjë dhe asaj i trembet qeveria për faktin se mund të prodhojë një alibi të reme që ti rrëzohet sa hap e mbyll sytë.

Prandaj kryeministri po përpëlitet që të mos flasë, qoftë edhe me çmimin e lënies së fushës së lirë për opozitën. Ai e ndjen që afera e inceneratorëve është një nga ato që i vë ekipit të tij vulën përfundimtare të hajdutërisë, prandaj ka hequr dorë nga taktika e dikurshme kur prodhonte argumenta në mbrojtje të tyre.

Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
Veliaj i tradhëtuar, çfarë tregon Facebooku i Lalit
Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”, si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin
Kush e tradhëtoi Erion Veliajn? Çfarë tregojnë përgjimet në burg të ish kryebashkiakut
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enver BYTYÇI – Mitet që rrëzoi dhe të vërtetat që rizbuloi protesta e thirrur nga Sali Berisha!
Next Article Nga Erion DASHO – Vota e emigrantëve, shpresë për ndryshim
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Shëndet

Birrë apo verë? Debati i vjetër që shkenca ende po e mat me kujdes

07/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?