GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Pse po ia mbyllin derën Ramës në Prishtinë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Shqiptare

Pse po ia mbyllin derën Ramës në Prishtinë

By
GazetaTjeter
05/07/2023
5 Min Read
Share
SHARE

Për të justifikuar muajt e mjaltit me Vuçiçin dhe përkrahjen e një vizioni serb në Ballkanin Perëndimor, Edi Rama e ka veçuar gjithnjë marrëdhënien që ka me Albin Kurtin, nga ajo që ka me Kryeministrin e Kosovës. Për Albinin thotë se e ka mik, bisedat me të i përshkruan plot humor dhe batuta, ndërsa tregon se ndan me tëm të njëjtin pasion për veprat e rilindasve. Kurse kur flet për Kryeministrin e Kosovës Rama thotë se ka kritika, nuk ia mirëkupton vendimet, madje edhe e sulmon ashpër.

Por ajo që pritet të ndodhë të enjten i ka rrëzuar të gjitha alibitë për marrëdhënien mes dy kryeministrave shqiptarë.

Rama do të udhëtojë drejt Prishtinës për të folur për takimin e Procesit të Berlinit në Tetor në Tirarë, por atje do ta gjejë derën mbyllur. Albin Kurti tha se nuk do ta presë në takim, vetëm me kusht që të vijë për një mbledhje të përbashkët të dy qeverive.

“Do rrijë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë në kuadër të Procesit të Berlinit. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj, nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua”, ka thënë Kurti.

Se çfarë do të bëjë Rama në Prishtinë për dy netë, kur kryeministri atje nuk do që ta takojë, kjo mbetet për t’u parë. Por ai nuk e anuloi vizitën.

“Do të flas kur është koha për të folur që është; nesër në Prishtinë!”, tha Rama, kur gazetarët i kujtuan se në Prishtinë ia kanë mbyllur derën.

Lënia e kryeministrit të Shqipërisë rrugëve të Prishtinës apo refuzimi i kryeministrit të Kosovës për ta pritur qoftë edhe formalisht lë një shije të hidhur. Por kjo nuk është një ngjarje e shkëputur në kohë.

Prej vitesh, Rama u përpoq ta përfshijë Kosovën në Ballkanin e Hapur, në projektin që ideoi bashkë me Vuçiçin për një Ballkan pa kufij. Kur e refuzuan, Rama u konfrontua ashpër me drejtuesit e shtetit të Kosovës.

Nuk e ka kursyer në sulmet e tij as Hashim Thaçin, as Isa Mustafën, as Ramush Haradinajn dhe së fundmi, edhe Albin Kurtin.

Në veçanti pozicioni i Ramës për situatën në veri  e përkeqësoi ndjeshëm marrëdhënien e tij me Albin Kurtin.

Kur dhuna shpërtheu në veri, Rama nuk e përkrahu Kurtin. Ai u shfaq duke folur si ndërkombëtar që i quan “të rrezikshme” politikat e Kurtit në veri. Pastaj i fuste në një thes Kurtin me Vuçiçin, duke i quajtur “koka që nxehen” në verë sepse nuk kanë det. Pastaj e kritikooi kryeministrin e Kosovës në mediat ndërkombëtare për futjen e krerëve të komunave në institucione, të cilët i krahasonte me Oso Kukën.

Pak javë më parë, pa u konsultuar me Albin Kurtin, Rama dërgoi në Bruksel propozimin e tij për zgjidhjen e ngërçit mes Serbisë dhe Kosovës. Kur Kurti e ironizoi me ftesën për t’ia dërguar Vuçiçit në Serbi, Rama anuloi në momentet e fundit mbledhjen e përbashkët të qeverive në Gjakovë.

Gjithsesi pak ditë më parë u duk se Rama bëri një ndryshim rrënjësoj në profilin e tij politik. Ai firmosi divorcin nga martesa me Vuçiçin duke i dhënë fund njëanshmërisht Ballkanit të Hapur, projektit që ishte bërë shkak për distancimin mes Tiranës dhe Prishtinës. Si për ta ilustruar më mirë këtë qasje të re, Rama nuk ngurroi të kalojë një të premte familjare me Vjosa Osmanin, presidenten e Kosovës me të cilën kishte qenë njësoj konfliktual.

Por divorci me Vuçiçin nuk i dha fund klimës së tensionit Rama-Kurti. Nuk kaloi shumë dhe nga Tirana erdhi një tjetër thikë pas shpine për Albin Kurtin. Ceremonia e pritjes së Bill Klinton, ish presidentit të SHBA që urdhëroi bombardimet e Serbisë në Mars të 1999 u shndërrua në goditjen e radhës për Albin Kurtin.

Klinton i kritikoi politikat e Kurtit. I quajti të gabuara zgjedhjet në Veri pa serbët e Kosovës dhe një marrëzi qëndrimin e tij përkundrejt tyre.

Pikërisht në këtë atmosferë, vjen edhe refuzimi për t’i hapur dyert Ramës në Prishtinë. Me Vuçiç, pa Vuçiç duket se Kurti është i bindur se asgjë e mirë nuk i vjen nga Rama. Prandaj dhe nesër, dy kryeministrat e shqiptarëve do jenë në të njëjtin qytet, por të ndarë.

Nga Çim PEKA – Abdixhiku, ‘Luli’ i Ramës në Prishtinë!
​146 vjet nga Lidhja e Prizrenit
Fitoi Kosova, ra Serbia. Asambleja e KiE voton pro antarësimit
16 vjet shtet i Pavarur, Kosova sot feston
Ambasadori Hovenier, si minues i pavarësisë së Kosovës
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Armand SHKULLAKU – Piruetat e Ramës dhe poshtërimi i mbrojtësve mediatikë
Next Article Nga Andi Bushati – Klinton iku, lobimi kundër Albinit vazhdon
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Futboll

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë

GazetaTjeter
03/07/2025
3 Min Read
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Më të lexuarat e sotme

Futboll

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë

GazetaTjeter
GazetaTjeter
03/07/2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?