GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Pse nuk duhet të dërgosh mesazhe zanore në Whatsapp
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Mytech

Pse nuk duhet të dërgosh mesazhe zanore në Whatsapp

By
GazetaTjeter
04/11/2023
5 Min Read
Share
SHARE

Mesazhet zanore në Whatsapp janë të dashura dhe të urryera njëkohësisht. Të gjithë dërgojnë, sepse është më e shpejtë të regjistrosh një audio sesa të shkruash një fjali të tërë, por pakkush dëshiron t’i dëgjojë, veçanërisht nëse personi që i dërgon ka folur shumë, duke arritur një minutë a më tepër. Sipas statistikave, çdo ditë dërgohen 200 milionë mesazhe zanore, të cilave kohët e fundit i janë shtuar video-mesazhet e çastit që zgjasin 60 sekonda. Sidoqoftë, ekspertët e komunikimit pajtohen se kjo është mënyra më e keqe për të shkëmbyer informacion.

Cilat janë dhe si të dërgosh mesazhe zanore në Whatsapp

Siç shpjegohet në FAQ të Whatsapp, mesazhet zanore mundësojnë komunikimin e menjëhershëm me kontaktet ose grupet tuaja dhe mund të përdoren për komunikime të rëndësishme dhe urgjente. Për t’i dërguar me një telefon Android, duhet hapur chati në aplikacionin të cilit dëshironi t’i dërgosh mesazhin zanor. Mbahet shtypur ikona e mikrofonit pranë fushës së tekstit dhe mund të regjistrosh. Gjithashtu mund të rrëshqitni gishtin nga lart në ikonën e mikrofonit për të regjistruar pa e mbajtur të shtypur butonin e mikrofonit. Pasi përfundon së foluri, thjesht hiqet gishti nga ikona për të dërguar automatikisht mesazhin. Ose, nëse po regjistron pa mbajtur të shtypur butonin e mikrofonit, prekja e butonit të pauzës ndalon regjistrimin dhe mund ta shohësh paraprakisht mesazhin. Nëse audio nuk është e saktë, mund ta fshish edhe duke rrëshqitur gishtin majtas.

Edhe zotëruesit e një telefoni Apple me iOS mund të dërgojnë mesazhe zanore duke ndjekur të njëjtën procedurë si për Android. Ka vetëm një ndryshim: për të fshirë audion gjatë regjistrimit, shfaqet mesazhi ‘sposto’ për anulim dhe thjesht rrëshqit duke ndjekur treguesin për ta fshirë regjistrimin pa e dërguar atë.

Whatsapp tashmë të mundëson të kesh kontroll të plotë mbi komunikimet edhe duke fshirë mesazhevt e dërguara tashmë, por të palexuara ende nga marrësi. Sidoqoftë ka një truk për t’i lexuar mesazhet e fshira.

Pse nuk duhet të dërgosh mesazhe zanore në Whatsapp

Në platformën mesazhistike Meta qarkullon tashmë gjithçka madje ka edhe shumë mashtrime në Whatsapp. Problemi i mesazheve zanore lidhet pikërisht me pamundësinë për të ditur përmbajtjen paraprake së audios së marrë.

Sipas ekspertëve të komunikimit, audio në celular gjeneron ankth tek ata që e marrin dhe mund edhe të krijojë siklet apo shqetësim në punë, gjatë një takimi të rëndësishëm, në autobus apo tren, e në përgjithësi në një situatë në të cilën nuk është e mundur të dëgjohet.

Nëse mesazhi zanor arrin në momentin e gabuar, kush e ka dërguar duhet kësisoj të marrë parasysh edhe që marrësi të vendosë të mos e hapë dhe ta shtyjë dëgjimin për një moment tjetër, ndoshta duke harruar ta dëgjojë dhe të përgjigjet.

Rregullat për dërgimin e mesazheve zanore pa qenë të paedukatë

Mesazhet zanore mund të jenë të dobishme dhe të këndshme, ndoshta për të bërë urimet për një përvjetor ose për të shprehur një koncept të ndërlikuar, por ato duhet të shmangen në të gjitha rastet e tjera, veçanërisht nëse kërkohet një përgjigje e menjëhershme nga personi që i merr. Për të evituar që të bezdisesh apo të bezdisësh, ekzistojnë disa rregulla mirësjelljeje për përdorimin e mesazheve zanore të përshkruara nga ekspertja e mirësjelljes Lizzie Post në një manual të botuar në Washington Post.

Rregulli i parë është që të jenë të shkurtra. Monologët prej 10 minutash nuk janë të mirëpritur, aq sa Meta ka aktivizuar funksionin e përshpejtimit të dëgjimit. Nëse personi të cilit i dërgojmë mezazh zanor përgjigjet me një mesazh me tekst, ai ndoshta po tregon se nuk i pëlqen audio dhe do të ishte më mirë t’i shkruash.

Përgjigja duhet të jetë proporcionale: kurrë mos iu përgjigjni një zanori 30 sekondësh me një monolog 5 minutësh. Nëse parashikon që mesazhi zanor që do të dërgosh do të jetë i gjatë, është mirë ta ndash atë në disa mesazhe të shkurtra për t’i dërguar veçmas. Rregulli i fundit, por jo më pak i rëndësishmi, paralajmëroni gjithmonë marrësin për dërgimin e një mesazhi zanor, ndoshta me një mesazh, duke shpjeguar nëse është e mundur ose jo të dëgjohet mesazhi në publik apo nëse bëhet fjalë për një komunikim të rëndësishëm.

Facebook vs TikTok: ja si mund të fitosh para nga ‘Story’ në FB
Çfarë mund të bëjë një haker me adresën tënde IP: rreziqet reale dhe si të mbrohesh
Babai i inteligjencës artificiale ngre alarmin: “Mund të na shkatërrojë brenda 30 vjetëve”
Instagram dhe Facebook, brenda muajit me pagesë
Kanada, ‘Stop’ aplikacionit kinez WeChat nga pajisjet qeveritare
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article A është SPAK nën kontrollin e Ramës?
Next Article Jul Bonati, si u masakrua nga regjimi komunist në spitalin psikiatrik kleriku dhe studiuesi i njohur
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?