GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Pronarët u “gjendën”. Inceneratori i Tiranës u sekuestrua. Veliaj në telashe!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Aktualitet

Pronarët u “gjendën”. Inceneratori i Tiranës u sekuestrua. Veliaj në telashe!

By
GazetaTjeter
01/08/2023
3 Min Read
Share
SHARE

Më në fund Kutia e Pandorës është hapur dhe SPAK ka “zbuluar” se pronarët e inceneratorit të Tiranës janë të njëjtët Klodë, Zoto dhe Mërtiri, që tashmë janë shpallur në kërkim për dy djegësit e Elbasanit dhe Fierit. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, gjykata ka vendosur sekuestron edhe mbi veprën e tretë korruptive të pastrimit të mbetjeve.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion bëri me dije në një komunikatë se po heton në kuadër të procedimit penal për veprat penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, ndërsa bën me dije se “de facto” biznesmenët në kërkim Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë pronarët e inceneratorit. “Nga provat e marra gjatë hetimit ka rezultuar se, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k” thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Pak ditë më parë një investigim i BIRN, nxori në dritë edhe rolin që pati luajtur kryebashkiaku Erion Veliaj në këtë konçesion duke u berë iniciuesi, mbështetësi dhe financuesi i tij nga fondet e bashkisë. Burime të Lapsi.al bënë me dije se pasditen e së mërkurës, në 26 korrik, kryebashkiaku është thirrur dhe është marrë në pyetje për tre orë nga prokurorët e SPAK. Ende nuk dihet se cili ka qenë interesi i hetuesve sepse e gjitha është mbajtur “Top sekret” dhe larg syrit të mediave sipas një “deal-i” paraprak të bërë mes shefave të SPAK dhe Veliajt.

Reporterët e e patën të pamundur të merrnin një konfirmim mbi këtë temë dhe prandaj lajmi nuk u botua deri më sot. Por në njoftimin e sotëm të SPAK thuhet shprehimisht se mbi këtë çështje po hetohen edhe të zgjedhurit lokalë të bashkisë së Tiranës. Prokuroria po heton krimet e mundshme si “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, gjë që e komplikon situatën e Veliajt.

Inceneratori i Tiranës ka qenë deri më tani një mollë e ndaluar për drejtësinë. Ndonëse media dhe opozita e kanë ngritur zërin me forcë për rreth 80 mijë euro në ditë (shuma totale e pagesave ka vajtur mbi 100 milionë) që vazhdonin t’i paguheshin dy bosëve në kërkim, Zoto dhe Mërtiri, prokuroria nuk e kishte vënë ujin në zjarr. Ngritja në krye të institucionit e Altin Dumanit duket se i ka përshpejtuar gjërat, dhe tani kështjella e korrupsionit të cilën e mbronin me fanatizëm rilindasit është vënë më në fund në sekuestro.

Nuk mjafton vetëm të kesh ARMË për të bërë LUFTË: Leksioni i MARGARET THATCHER për kë është kundër riarmatimit
News24, gazetarët në protestë, media antiqeveritare e përkrah. Si u shkatërruan gjatë natës pajisjet e televizionit të madh informativ
Nga Trëndafile VISHA – Shteti, Irfani dhe liria që ha vetveten…
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Sebastian ZONJA – Atdheu “kushton” sa një rrogë në fund të muajit
Next Article Si e mbrojti Rama me Veliajn djegien e miliona eurove tek inceneratori i Tiranës

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?