GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Prokurori special Robert Hu: “Joe Biden është një burrë i moshuar me probleme me kujtesën”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Prokurori special Robert Hu: “Joe Biden është një burrë i moshuar me probleme me kujtesën”

By
Dardan MITROVICA
09/02/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Prokurori special i SHBA, Robert Hu, shfajëson Presidentin e SHBA-së për dokumentet top secret të marra nga Shtëpia e Bardhë (për një rast të ngjashëm Trump është paditur), por midis rreshtave prokurori Hu konfirmon se SHBA-të qeverisen nga një Rimbam-Biden: “Është i disponueshëm dhe i gatshëm për bashkëpunim, por kujtesa e tij ka kufizime të konsiderueshme”

“Hetimi ynë ka zbuluar prova se Presidenti Biden vullnetarisht ka mbajtur materiale të klasifikuara pas zëvendëspresidencës të tij kur, ishte qytetar privat.” Kështu lexojmë në raportin e paraqitur nga prokurori special Robert Hu, i cili hetoi dokumentet top secret të gjetura në zyrën dhe në shtëpinë e presidentit, pas shpërthimit të skandalit në lidhje me dokumentet top secret të Donald Trump, një aferë për për të cilin ish-presidenti është paditur nga prokurori tjetër special i SHBA, Jack Smith.

Megjithatë, Hu, nuk rekomandon asnjë veprim penal kundër presidentit, duke thënë se “ne kemi arritur në përfundimin se provat nuk vërtetojnë se Biden është fajtor përtej asnjë dyshimi të arsyeshëm”. Mes materialeve të gjetura në zotërim të tij janë “dokumentet mbi politikën ushtarake dhe të jashtme në Afganistan” dhe “shënime të shkruara me dorë mbi çështjet e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme që përfshijnë burime dhe metoda sekrete të inteligjencës”, lexohet në raportin 388 faqesh që është bërë sot publik pasi Shtëpia e Bardhë nuk ka kërkuar asnjë kufizim.

 “Inkriminimi i zotit Biden nuk kërkohet as në bazë të konsideratave rënduese dhe lehtësuese”, thekson sërish Hur, duke iu referuar faktit se, ndryshe nga Trump, Biden i dorëzoi menjëherë letrat sekrete pasi ato ishin gjetur nga stafi i tij.

Lexo më shumë

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur

Presidenti amerikan “i kënaqur”

“Prokurori Special publikoi sot rezultatet e hetimit për trajtimin tim të dokumenteve të klasifikuara: jam i kënaqur të shoh që ka arritur në përfundimet që qysh nga fillimi e kam ditur se do të arrijë: se nuk do të ketë aktakuza dhe se çështja tani është e mbyllur”, tha Biden.

 “Ishte një hetim shterues që shkoi 40 vjet pas, unë bashkëpunova plotësisht, pa krijuar asnjë pengesë, asnjë vonesë”, shton presidenti, duke treguar se iu nënshtrua “pesë orë marrjeje në pyetje personalisht, më 8 dhe 9 tetor të vitit të kaluar, edhe pse Izraeli sapo ishte sulmuar dhe isha në mes të menaxhimit të një krize ndërkombëtare”.

Vendimi: “I moshuar me probleme me kujtesën”. Shtëpia e Bardhë proteston

“Një burrë i moshuar, i disponueshëm, me probleme me kujtesën”. Kështu e përshkruan prokurori Hu, presidentin Biden në raport, duke evidentuar se kishte verifikuar se, gjatë bisedës së tij 5 orëshe me presidentin tetorin e kaluar, kujtesa e tij ka “kufizime të konsiderueshme”. Fjalë që mund të jenë shumë të rrezikshme për fushatën e rizgjedhjes së presidentit 81-vjeçar, aq sa ndezi menjëherë protestën e Shtëpisë së Bardhë.

“Nuk pajtohemi me disa komente të pakëndëshme dhe të papërshtatshme në raportin e prokurorit special”, ka deklaruar këshilltari legal i Presidentit, Richard Sauber. Në raport përshkruhet një Biden i cili nuk i kujton me saktësi vitet në të cilat ishte zëvendëspresident dhe vitin në të cilin i vdiq djali, Beau Biden. Gjithashtu thuhet se “kujtesa dukej e paqartë” kur folën për Afganistanin.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Berlin, manifestim i madh kundër Merz dhe akordit me AfD
Kush do të performojë në ceremoninë e betimit të Trump: një festë me shumë muzikë country
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Armëpushim në Krishtlindje: kur futbolli ndaloi luftën
Next Article Migjeni, mes engjëjve, histerisë e skizofrenisë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?