GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Profecia e Yatsenkos: “Nëse Ukraina bie, do t’ju hanë pjesë-pjesë”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Profecia e Yatsenkos: “Nëse Ukraina bie, do t’ju hanë pjesë-pjesë”

By
Dardan MITROVICA
28/02/2022
3 Min Read
Share
SHARE

Producenti kinematografik, 44 vjeç nga Donbass, shtatorin e kaluar ishte në Festivalin e Filmit në Venecia për të prezantuar veprën e re të Valentyn Vasyanovych ‘Vidblysk’. “Rusët kanë menduar se mund të bënin gjithçka, ju korruptuan me paratë e tyre dhe ju mbyllët sytë. Tani është shumë”

“Është në lojë ekzistenca jonë, vërtetë. Putini do idenë e perandorisë ruse, ai dëshiron ta rindërtojë dhe Ukraina ishte pjesë e saj. Na sulmoi sepse Perëndimi gjatë këtyre viteve nuk ka reaguar: më parë ishte Gjeorgjia, pastaj Moldavia, Krimea, më në fund Donbasi. Rusët kanë menduar se mund të bëjnë gjithçka, ju korruptuan me paratë e tyre dhe ju mbyllët sytë. Tani është shumë: nëse Ukraina bie, nuk do të jetë e vetmja. Më pas do të jetë radha e Polonisë, vendeve baltike, Serbisë. Do ju hanë pjesë-pjesë”.

Nuk përdor gjysma fjalësh Vladimir Yatsenko, producent kinematografik ukrainas. 44-vjeçar nga Donbass, që shtatorin e kaluar ishte në Festivalin e Filmit të Venecias për të prezantuar veprën e re të Valentyn Vasyanovych ‘Vidblysk’ (Refleks), sot ndodhet në Kiev me bombardime në sfond, i vendosur të “luftojë për vendin e tij”.

“Rusët duan të na skllavërojnë, unë nuk dua të jem”, thotë ai duke folur për AGI. Pasi siguroi gruan dhe fëmijët, ai u kthye në kryeqytet natën: “Për një moment bllokuan trenin nga frika e bombardimeve, fikën dritat dhe kështu vazhduam. Tani kryeqyteti është i shkretë, nata ka qenë më e qetë dhe deri në orën 8 të mëngjesit është shtetrrethimi, në fuqi që nga e premtja. Asnjë civil nuk mund të ecë nëpër rrugë, përveç atyre që janë ofruar për të mbrojtur qytetin me armë në dore. Ua kanë shpërndarë (vullnetarëve) por këto nuk kanë uniforma apo dokumente, konfuzion i madh…”.

Nga pozicioni i tij, Yatsenko denoncon “gënjeshtra të rusëve” por edhe “tradhtinë” e vendeve europiane. “Shumë prej tyre nuk janë gati të luftojnë për vlerat e tyre”, thekson ai, duke treguar me gisht “konsumizmin” që ka zëvendësuar parimet që i mbanin gjallë. “Më 2014, në Maidan ukrainasit kanë vdekur për parimet dhe vlerat evropiane, por Bashkimi Evropian ka thënë se nuk ishim gati për t’u anëtarësuar. Çështja është nëse BE është gati të luftojë për parimet e saj. Ne jemi kufiri, kemi qenë gjithmonë, dhe zgjedhja jonë ka qenë gjithmonë ajo e Europës”.

Në këtë situatë, përballë pushtimit rus, vazhdojnë të shprehin “ngushëllimet më të thella, por asgjë tjetër”, prej kohësh “kanë marrë para ruse dhe mbajtur gojën mbyllur”. Tani gjërat kanë ndryshuar dhe “ne jemi të lumtur për këtë”, por “ajo për të cilën kemi nevojë nga Evropa janë armë për t’u mbrojtur”.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur
Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Maria dhe Katerina, cilat janë vajzat e Vladimir Putin
Next Article Albri BRAHUSHA – Rizgjimi i pashmangshëm i gjuhës shqipe
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Futboll

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë

GazetaTjeter
03/07/2025
3 Min Read
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?