GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Presioni i lartë i gjakut, ushtrimet (të lehta) për ta mbajtur atë nën kontroll
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Shëndet

Presioni i lartë i gjakut, ushtrimet (të lehta) për ta mbajtur atë nën kontroll

By
GazetaTjeter
07/04/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Pilates në shtëpi: luftoni hipertensionin dhe mbani veten në formë. Një studim amerikan tregon përfitimet e Pilates në mbajtjen e presionit nën kontroll, uljen e kileve të tepërta dhe tonifikimin e trupit

Jemi në shtëpi. Dhe përfitojmë nga kjo periudhë për të bërë ushtrime të thjeshta që na bëjnë të mundur kontrollin e peshës dhe të luftojmë hipertensionin, nëse jemi mbipeshë. Mjafton një tapet i vogël për të filluar të bëjë Pilates, me një siguri më shumë: sipas një studimi të botuar në American Journal of Hypertension, trajnimi i rregullt mundëson të rinjtë që kanë kilogramë të tepërt të kontrollojnë më mirë hipertensionin.

Një studim origjinal

Studimi u koordinua nga Alexei Wong nga Universiteti Marimount i Arlington dhe shqyrtoi mirëqenien kardiovaskulare të një grupi të përbërë nga gra të reja mbipeshë në Shtetet e Bashkuara.

Lexo më shumë

15 minuta në ditë vlejnë më shumë se tre orë ecje: studimi i habitshëm
Si të dobësohesh sa më shpejt? Dieta Ketogjenike, një udhëzues për dietën më të famshme sot
Ushqime të dëmshme pas të 50-ave, si t’i minimizoni
Nuk ekzistojmë pra, e vërteton një paradoks kuantik
Barnat më të rrezikshme në botë

Të rejat e përfshira ishin të moshës midis 19 dhe 27 vjeç, kishin një aktivitet të reduktuar fizik (më pak se një orë e gjysmë në javë) dhe nuk paraqisnin asnjë patologji kronike: cikli Pilates u propozua për 12 javë, me seanca prej një ore tre herë në javë të përbëra nga një kohë nxemjeje dhe stretchingu, ushtrime dhe faza finale ajo e riadaptimit. Me kohë, gjatë tre muajve të ushtrimit, intensiteti i stërvitjeve u rrit gradualisht, sipas një skede të studiuar ad hoc nga ekspertët.

Rezultati

Falë kësaj strategjie të thjeshtë stërvitore u bë e mundur të kufizohet ngurtësia e murit të arteries, që sigurisht kontribuon në zhvillimin e hipertensionit si dhe në presionin e arteries së aortës, asaj që del nga zemra dhe përcjell gjakun në të gjithë organizmin përmes degëve të tij. Por, më e rëndësishmja është se ka pasur edhe një ulje të presionit të gjakut, e regjistruar me teknikat e zakonshme.

Sipas ekspertëve amerikanë, duke u mësuar me ushtrimet Pilates që në moshë të re mund të jetë një ndihmë e madhe për gratë mbipeshë, të cilat mund të jenë më të rrezikuara në të ardhmen nga problemet kardiovaskulare, gjithashtu falë një kontrolli më të mirë të presionit të gjakut. Përveç, natyrisht, ushtrimit të një ndikimi të drejtpërdrejtë në mbipeshën: konsumimi i kalorive ndihmon shumë gjithmonë.

Përse Pilates është i dobishëm

Edhe pse jo të gjithë e dinë atë, Pilates mbush një shekull jetë këtë vit. Ishte pra viti 1920 kur një atlet pasionant, Joseph Pilates (i tiji është edhe emri i teknikës), propozoi një seri ushtrimesh që kishin për qëllim forcimin e muskujve më të thellë, ato që ne shpesh nuk i praktikojmë në aktivitetet tona të përditshme.

Avantazhi i madh i kësaj teknike është se, në një periudhë si kjo në të cilën kërkohet (dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme) të qëndrojmë në shtëpi, vetëm një tapet i vogël në dysheme mjafton për të kryer ushtrimet. Muskujt më të përfshirë janë ato që janë të vendosura midis brinjëve dhe legenit, si dhe të qark rreth styllës kurrizore.

Natyrisht, që metoda të jetë efektivosht produktive, nuk duhet harruar kurrë se nuk është vetëm çështje e “lëvizjes”: i duhet kushtuar kujdes shumë i madh frymëmarrjes, përqendrimit, rrjedhshmërisë së lëvizjeve dhe saktësisë së asaj që bëjmë. Kjo ishte intuita e madhe e Pilates e cila tani, falë studimit, bëhet edhe një mjet i mirë për të mbajtur nën kontroll presionin arterioz që tenon të rritet.

Ja 10 sekretet që mund të ta ngadalësojnë për disa vjet plakjen
E BUJSHME – Revolucion kundër kancerit të mushkërive: testohet vaksina e parë
Dieta e jetëgjatësisë, kështu mjeku 78-vjeçar është “rinuar” me gati 20 vite
Nga Skerdjan DHULI – A duhet lejuar eutanazia?
Hëna e plotë: a shkakton vërtet sjellje të çuditshme tek ne?
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Dieta për eleminimin e fryrjeve në bark
Next Article Karlo dhe Kamila festojnë 15 vjetorin e martesës, pas krahëve të Dianës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?