GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Po tani? Raporti i DASH fundos qeverinë: “Investimet strategjike” i përfituan kompanitë pranë Ramës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Po tani? Raporti i DASH fundos qeverinë: “Investimet strategjike” i përfituan kompanitë pranë Ramës

By
GazetaTjeter
18/07/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Miq apo të njohur të kryeministrit Edi Rama që merren me biznes kanë një emër të dytë: investitorë strategjikë. Kush i ka kushtuar pak vëmëndje emrave që kanë përfituar nga ky ligj e kupton se njohjet personale janë çelësi i suksesit për të përfituar lehtësira të konsiderueshme në biznes, për investime që shkojnë disa miliona euro.

Efektet e para të ligjit për investimet strategjike erdhën në formë anekdotash kur një aktor i Portokallisë takoi kryeministrin Rama dhe u zgjua një mëngjes si pjesë e një biznesi, të cilit qeveria i dha statusin e investitorit strategjik, shoqëruar me përfitime të shumta, si falje taksash, ndërtim të rrugëve, të rrjetit elektrik, të kanalizimeve etj.

Ligji u përmend gjerësisht në media për skandalin e dy miqve të kryeministrit Rama, çiftit Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka që e morën statusin e investitorëve strategjikë edhe pse Xhaçka ishte ministre e jashtme kur qeveria mori vendim.

Situata degradoi vitet e fundit, kur u mësua se statusin e investitorit strategjik, Rama ia kishte dhënë edhe një biznesmeni të njohur të Velipojës, Pëllumb Gjokës që hesapet i zgjidhte me porositë e vrasjeve me pagesë nëpërmjet bandave më të rrezikshme të Shkodrës dhe të Tiranës.

Lexo më shumë

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’

Por së fundmi, ligji është sulmuar fort edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit në një raport për Klimën e Investimeve në vendin tonë. Raporti bën një skanim të zhvillimit ekonomik dhe pohon se problem mbetet korrupsioni, konkurenca e pandershme që pengohet nga PPP, por edhe mungesa e vazhdueshme e fuqisë punëtore.

Por aty disa herë bie në sy përmendja e ligjit për Investimet Strategjike, që u hartua nga Partia Socialiste në vitin 2015 për të thithur investitorët e huaj dhe që në realitet, po përdoret për t’i mbajtur larg ata.

“Shumë pak investitorë të huaj kanë përfituar nga statusi “Investitor Strategjik” dhe pothuajse të gjitha projektet u janë dhënë kompanive vendase që operojnë në sektorin e turizmit. Investitorët e huaj që aplikojnë për statusin e investitorit strategjik citojnë se përgjigjet nga AIDA janë të ngadalta” thuhet në raport.

Në fakt, kjo që shkruhet në raportin e DASH është artikuluar disa herë nga opozita, që e kundërshtoi zgjatjen e afateve të ligjit dy herë në parlament. Sipas opozitës, ligji për investimet strategjike është një mënyrë e ligjshme për t’u bërë dhurata oligarkëve dhe jo për të afruar investitorët e huaj. Përfitimet e kompanive me lidhje të forta me qeverinë konfirmohen edhe në raportin e DASH.

“Pjesa e parëndësishme e investitorëve të huaj që kanë përfituar nga statusi i investitorëve strategjikë ka nxitur perceptimin tek investitorët e huaj se nga ligji kanë përfituar kryesisht kompanitë vendase me lidhje të forta me mazhorancën qeverisëse” thuhet në raport.

Hetimi i “investitorëve strategjikë” me një komision parlamentar ka qenë një kërkesë e hershme e opozitës, por socialistët e kanë penguar hetimin parlamentar. Në fillim të këtij viti afatet e ligjit u zgjatën mes debatesh të forta për të dytën herë.

Sipas raportit, korrupsioni mbetet një ndër problemet kryesore që ka larguar investimet e huaja. “Korrupsioni vazhdon të minojë shtetin e së drejtës, të rrezikojë zhvillimin ekonomik” thuhet në dokument, sipas të cilit investitorët e huaj përmendin korrupsionin në gjyqësor, qeveri dhe media si disa nga problemet më të mëdha që pengojnë mjedisin e biznesit në vendin tonë.

Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
Veliaj i tradhëtuar, çfarë tregon Facebooku i Lalit
Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”, si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin
Kush e tradhëtoi Erion Veliajn? Çfarë tregojnë përgjimet në burg të ish kryebashkiakut
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Deliri i Ramës me vlonjatët: “Do bien në gropën e gjoksit të tyre”
Next Article Rama duhet të na tregojë ndonjë provë të ‘komplotit kundër turizmit’
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?